Lajme
Zvicra shqyrton vendosjen e detyrueshme të helmetës për skuterët elektrikë
Të dhënat tregojnë një rritje të konsiderueshme të aksidenteve me skuterë elektrikë në Zvicër. Numri i tyre është rritur nga 342 në vitin 2021 në 790 gjatë vitit 2025, që do të thotë se është më shumë se dyfishuar brenda katër vjetësh
Përdoruesit e skuterëve elektrikë në Zvicër mund të detyrohen në të ardhmen të mbajnë helmetë mbrojtëse, pasi numri i aksidenteve me këto mjete është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
Këshilli Federal është shprehur i gatshëm që mundësinë e vendosjes së detyrueshme të helmetës ta shqyrtojë gjatë një rishikimi të ardhshëm të rregulloreve. Çështja është ngritur pas një mocioni të deputetit Jacques Nicolet, i cili ka shprehur shqetësim për shtimin e aksidenteve, veçanërisht në zonat e këmbësorëve.
Megjithatë, qeveria zvicerane nuk mbështet kërkesën për regjistrim dhe sigurim të detyrueshëm të skuterëve elektrikë. Sipas saj, regjistrimi do të krijonte barrë administrative joproporcionale për konsumatorët, kantonet dhe industrinë.
Autoritetet kujtojnë gjithashtu se për skuterët elektrikë vlejnë në përgjithësi të njëjtat rregulla të trafikut dhe sinjalistikës sikurse për biçikletat. Kjo do të thotë se ata nuk lejohen të qarkullojnë në trotuare dhe, në parim, as në zonat e këmbësorëve. Përjashtimet janë të mundshme aty ku sinjalistika e lejon, por në këto raste duhet të lëvizin me shpejtësinë e ecjes, transmeton albinfo.ch.
Aksidentet janë më shumë se dyfishuar
Të dhënat tregojnë një rritje të konsiderueshme të aksidenteve me skuterë elektrikë në Zvicër. Numri i tyre është rritur nga 342 në vitin 2021 në 790 gjatë vitit 2025, që do të thotë se është më shumë se dyfishuar brenda katër vjetësh.
Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Rrugëve (FEDRO/USTRA), vetëm gjatë vitit 2025, 152 drejtues të skuterëve elektrikë pësuan lëndime të rënda, ndërsa tre persona humbën jetën.
Një studim ndërkombëtar i publikuar më 6 gusht ka ngritur shqetësime të tjera për sigurinë. Studimi, i bazuar në më shumë se 15 mijë përdorues skuterësh elektrikë, çiklistë dhe motoçiklistë të përfshirë në aksidente në 18 qytete të Anglisë dhe Uellsit, tregon se përdoruesit e skuterëve elektrikë kanë rrezik dukshëm më të lartë për trauma serioze në kokë.
Vetëm 4.1 për qind mbanin helmetë
Një nga problemet kryesore mbetet përdorimi shumë i ulët i helmetës. Në Zvicër, nga 730 drejtues të skuterëve elektrikë të lënduar gjatë vitit 2025, vetëm 30 prej tyre mbanin helmetë, ose rreth 4.1 për qind.
Aktualisht, helmeta nuk është e detyrueshme për këtë kategori përdoruesish. Pikërisht për këtë arsye, studiuesit rekomandojnë vendosjen e detyrimit për përdorimin e saj, përfshirë edhe skuterët me qira. Ata sugjerojnë gjithashtu kufizime më të rrepta të shpejtësisë dhe standarde më të larta teknike për këto mjete.
Autoritetet zvicerane paralajmërojnë gjithashtu se shumë modele të skuterëve elektrikë që gjenden në treg nuk i plotësojnë kriteret zvicerane të homologimit dhe, për këtë arsye, nuk lejohen të përdoren në hapësirat publike.
Nëse propozimi për helmetën përfshihet në ndryshimet e ardhshme ligjore, ai do të shënonte një masë të re në përpjekjet e Zvicrës për të reduktuar aksidentet dhe lëndimet serioze që lidhen me përdorimin gjithnjë e më të përhapur të skuterëve elektrikë.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












