Sport
Zvicra humb nga Rumania 0:1
Zviceranët nuk kanë mundur të përsërisin suksesin e arritur pak ditë më parë, kur mundën Gjermaninë me rezultatin 5:3
Në ndeshjen testuese kundër Rumanisë, kombëtarja zvicerane ka humbur si nikoqire, në Lucern, me rezultatin 0 me 1. Me këtë humbje, zviceranët nuk kanë mundur të përsërisin suksesin e arritur pak ditë më parë, kur mundën Gjermaninë me rezultatin 5:3.
Golin e vetëm të Rumanisë dhe të gjithë ndeshjes e ka shënuar Grozev në minutën 56, pas një kundërsulmi. Mbrojtja e Zvicrës u tregua e pa organizuar mirë kështu që nuk ia doli të ndalte golin.
Shanset më të mira për përfaqësuesen e Zvicrës i patën Derdiyok dhe Barneta pak para përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes si dhe Djurou më minutën e 93-të.
Nga lojtarët shqiptarë kësaj radhe janë angazhuar Xhaka, i cili është zëvendësuar në minutën 76 dhe Mehmedi, që ka luajtur deri në minutën e 64-t.
Për Zvicrën kanë debutuar portieri Yann Sommer dhe Adrian Winter e Michel Morganella.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











