CH-Ballkani
Zvicra e Kosova bashkohen në teatër
Një trupë prej 10 personave nga “Theatre Falle” i Zvicrës, po qëndrojnë në Gjilan për të dhënë një shfaqe të përbashkët me tri institucionet kulturore vendore. Ky trup helvetik dhe “Teatrit i Gjilanit”, tetari “Artpolis” dhe “Varg e Vi”, i kanë bashkuar forcat që të sjellin një shfaqje interesante, që më pas do të interpretohet në gjithë vendin.
Projekti është emërtuar “Home and hurt” Shtepi dhe dhimbje” që do të problematizojë historinë romantike të dy të rinjve nga Kosova dhe Zvicra, sfidat e tyre, paragjykimet, takimet e familjeve të çiftit dhe tejkalimin e klisheve e stereotipeve reciproke, për të ardhur deri te një “përfundim i lumtur”.
Gjithçka ndodhi pas ngjarjes së vitit 2014 në Qendrën për Art Bashkëkohor “Varg e Vi”, kur Ruth Widmer, drejtoreshë artistike e “Theatre Falle” nga Bazelli dhe presidente e Asociacionit të Pedagogëve Teatrorë në Zvicër, realizoi një bashkëbisedim me komunitetin artistik të Gjilanit, aktivitet ky i mbështetur edhe nga Ridvan Murati, aktor nga Gjilani, por që tani është pjesë e “Theatre Falle”.
Drejtoresha zvicerane Ruth e pëlqeu ambientin kreativ në Gjilan dhe propozoi një ide që së bashku ta krijojnë një shfaqje teatrore, raporton KultPlus.
Avni Shkodra, aktor nga “Varg e Vi”, propozoi që kjo shfaqje të bëhej në bashkëpunim të katër institucioneve kulturore: “Teatrit të Gjilanit”, “Artpolis”, “Theatre Falle” dhe “Varg e Vi”-së.
”Ky propozim po jetësohet që tani, sepse para pak ditësh, një trupë prej 10 personave nga “Theatre Falle” e Zvicrës, janë duke qëndruar në Gjilan për një punëtori të përbashkët dhe me tri institucionet e tjera kulturore janë rrugës së krijimit të një shfaqjeje të përbashkët teatrore, ku energjia kreative, obligimet e tjera financiare dhe organizative, të gjitha do të ndahen në mënyrë proporcionale në mes të këtyre institucioneve”, ka thënë ai.
Gjatë stinës së verës, përsëri trupa e “Theatre Falle” do të vijnë në Kosovë për të vazhduar provat e radhës, me synimin për ta finalizuar shfaqjen teatrore në muajin e pushimeve të bashkatdhetarëve tanë dhe është projektuar të jepet në shumicën e teatrove të Kosovës.
Pasi të performohet kjo shfaqje e përbashkët teatrore në Kosovë, ajo do të udhëtojë për në Zvicër, në pjesën e fundit të muajit gusht dhe fillimin e muajit shtator brenda këtij viti. Kjo shfaqje shënon edhe ndër bashkëpunimet e rralla në fushën e teatrit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Bashkëpunimi, siç u tha, ka një rëndësie të veçantë kulturore, sociale dhe politike, pasi do të forcohen urat e komunikimit teatror ndërmjet dy vendeve.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












