Shkurt.ch
Zviceranët e rinj, të shqetësuar me emigracionin
Një nga pesë të rinjtë konsiderojnë emigracionin si problemin më të madh, pastaj si shqetësim vjen azili dhe raportet e Zvicrës me BE-në. Kjo rezultoi në një sondazh të realizuar nga Komisioni Federal për Çështje të Fëmijëve dhe të të Rinjve (EKKJ). Janë anketuar gati 2000 njerëz të rinj, të cilët janë të moshës madhore në vitin 2015 dhe kanë të drejtë të votojnë për herë të parë në zgjedhje në Zvicër.
Të rinjtë janë mjaft të interesuar për politikë dhe në pikëpamjet e tyre janë më radikalë sesa pjesa tjetër e popullsisë. “Nuk ka pushim në mes të gjeneratave”, thotë presidenti i Komisionit Federal për Çështje të Fëmijëve dhe të të Rinjve (EKKJ)
Një nga dhjetë të anketuarit janë në favor të anëtarësimit të Zvicrës në BE.
“Të rinjtë janë ende shumë zviceranë”, citon 20min autorin e studimit, Sarah Bütikofer, nga Universiteti i Bernës.
Edhe kur ka të bëjë me emigracionin, të rinjtë treguan se janë më skeptikë. Një shumicë (61.5 për qind) janë ende të mendimit se lëvizja e lirë me BE-në është e mirë për Zvicrën.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, më shumë se një e treta (36 për qind) u pajtuan me deklaratën se lëvizja e lirë do të çojë në një emigracion të tepruar dhe për këtë arsye duhet të ndalet.
Shpesh ankohen se të rinjtë nuk janë të pakënaqur me politikën: Çdo i anketuar i dytë është i interesuar për politikë.
Dy të tretat e 18-vjeçarëve do të donin të votonin këtë vjeshtë në zgjedhjet nacionale.
Hendeku midis rajoneve zvicerane
Përveç hendekut mes gjinive, po ndodh edhe mes rajoneve të ndryshme në Zvicër. Në Ticino të rinjtë ndryshe nga ata gjermanofolës dhe frëngjishtfolëse në Zvicër konsiderojnë papunësinë si problemin kryesor në vend.
Më shumë se një e treta e tyre në Ticino gjithashtu flasin në mënyrë të qartë në favor të popullsisë vendëse se sa të huajve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë













