Kristian Oroshi dhe Two.jobs “Beso se mundesh dhe je në gjysmë të rrugës”

Kristian Oroshi, 29 vjeçar, themelues dhe CEO i Two.jobs, ka sjellë një ndryshim të madh në fushën e rekrutimit të punëtorëve në Zvicër me një qasje të avancuar dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Në vitin 2017, ai krijoi kompaninë Two.jobs, një platformë për rekrutimin e punëtorëve, ku kompanitë mund të publikojnë çdo lloj oferte pune. Përmes Two.jobs, këto oferta shpërndahen në media sociale të ndryshme dhe u shfaqen personave që përputhen me kërkesat e asaj pozite.

Kjo kompani domethënë i lidh dy palët: Ata që kërkojnë punë dhe kompanitë që kërkojnë punëtorë. Kjo është edhe arsyeja pse emri i saj është Two.jobs.

Themelimi i Two.jobs

Kompania Two.jobs po arrin suksese të mëdha. Kristian Oroshi, themeluesi dhe pronarë i kompanisë, ka rrëfyer se si i lindi ideja për ta themeluar atë.

“Pasi përfundova maturën, vazhdova studimet për ekonomi dhe më pas u specializova në financa dhe marketing. Marketingu më tërhoqi shumë dhe bëra një kurs shtesë në këtë fushë. Aty e kuptova se kishte një mundësi të pashfrytëzuar për rekrutimin e punëtorëve të kualifikuar në mediat sociale”, tregon ai.

Fillimet e vështira dhe suksesi

Kristian Oroshi kishte ëndërruar gjithmonë të kishte biznesin e tij. Ai erdhi në Zvicër në moshën tetëvjeçare nga Gjakova e Kosovës dhe u rrit me dëshirën për të krijuar diçka të re.

“Në fillim, askush nuk besonte në idenë time. Shtatë investitorë të njohur më refuzuan, duke thënë se nuk kishte potencial. Atëherë vendosa të mbledh fonde nga familjarët  dhe investova rreth 60 mijë franga për të nisur platformën”, kujton ai.

Fillimi ishte i vështirë. Pas një viti e gjysmë, kompania kishte mbetur me vetëm 2,000 franga në llogari dhe pa shitje të konsiderueshme. Pikërisht në atë moment, rrjeti i kontakteve të tij i hapi dyert drejt CEO-ve dhe drejtuesve të lartë të kompanive të mëdha. Me ndihmën e tyre, Two.jobs filloi të siguronte abonime të kompanive të para dhe të rritej.

Aktualisht, Two.jobs ka mbi 700 abonime aktive dhe gjeneron mbi 20 milionë shikime të shpalljeve të punës çdo vit. Në listën e klientëve të saj përfshihen kompani prestigjioze si Migros, Coop, SBB, Raiffeisen Bank, Allianz Group, Bücherer dhe institucione shtetërore si qeveria e Bernës dhe Policia Zvicerane.

Bashkëpunimi me Kosovën dhe rritja e kompanisë

Në vitin 2018, Two.jobs filloi të bashkëpunojë me programues nga Kosova. Ekipi nga Gjakova arriti të përfundonte zhvillimin e platformës shumë më shpejt se parashikimet. Bashkëpunimi me Kosovën jo vetëm që ka ndihmuar biznesin, por gjithashtu ka krijuar vende pune dhe ka ndihmuar familjet lokale.

Sot, Two.jobs është një nga tri kompanitë kryesore të rekrutimit në Zvicër. Dallimi kryesor është se në Two.jobs punëkërkuesit nuk duhet të kërkojnë punë – platforma e gjen punën për ta.

Shërbimet që ofron Two.jobs

Platforma Two.jobs lehtëson lidhjen mes punëkërkuesve pasivë dhe kompanive që kërkojnë punëtorë. Konkretisht, ajo ndihmon në rekrutimin e punëtorëve profesionalë në Zvicër, duke i ndihmuar qytetarët të gjejnë vende pune më të mira dhe kompanitë të rekrutojnë punëtorët e duhur.

“Në Two.jobs, kompanitë publikojnë pozitat e punës dhe ne i shpërndajmë ato në rrjetet sociale dhe në Google, duke i synuar kandidatët që përputhen me kriteret e kërkuara. Kështu, ofertat e punës arrijnë tek njerëzit e duhur pa pasur nevojë që ata të kërkojnë në mënyrë aktive”, shpjegon Oroshi.

Ai thekson se Two.jobs nuk është një agjenci e zakonshme rekrutimi. Platforma funksionon ndryshe nga modelet klasike duke synuar të thjeshtojë procesin e aplikimit për punë përmes teknologjisë moderne dhe mediave sociale.

Two.jobs është ndryshe nga platformat tradicionale të punësimit. Në vend që të presë aplikime nga kandidatët që aktivisht kërkojnë punë, ajo synon të arrijë edhe ata që nuk janë domosdoshmërisht në kërkim të një pozicioni të ri, por që mund të jenë të interesuar për mundësi më të mira. Për ta bërë këtë, Two.jobs përdor një sistem të avancuar që shpërndan automatikisht shpalljet e punës në rrjete sociale si LinkedIn, Facebook dhe Instagram, duke siguruar që ato të shihen nga personat më të përshtatshëm për pozitat e ofruara.

Platforma lejon kompanitë të publikojnë shpallje pune, të cilat më pas shpërndahen tek kandidatët potencialë në bazë të një algoritmi të sofistikuar të përshtatjes së kritereve. Ky inovacion ka bërë që Two.jobs të rritet me shpejtësi dhe të bëhet një nga platformat më të besuara të rekrutimit në Zvicër.

Mesazhi për të rinjtë

Kristiani thekson se e ardhmja e rekrutimit do të jetë më e digjitalizuar, me përdorimin e inteligjencës artificiale dhe aplikacioneve të komunikimit si WhatsApp për procese më të shpejta dhe efikase. Ai i inkurajon të rinjtë që të kenë vizion të qartë, të krijojnë rrjete profesionale dhe të investojnë në zhvillimin personal.

Kristian Oroshi ka disa këshilla për të rinjtë që duan të ndërmarrin iniciativa të reja:

  1. Krijoni një vizion të qartë. Është e rëndësishme të dini ku dëshironi të arrini.
  2. Rrethojeni veten me njerëz të duhur. Nuk mund t’i bëni të gjitha vetëm – bashkëpunimi është çelësi i suksesit.
  3. Bëni atë që doni me pasion. Nëse keni një arsye të fortë për të ndjekur ëndrrën tuaj, mos u ndalni.

Duke ndjekur këto parime, ai arriti të ndërtojë një kompani të suksesshme që ka avancuar tregun e rekrutimit në Zvicër. Two.jobs vazhdon të rritet, duke ndihmuar mijëra njerëz të gjejnë punë dhe kompania të rekrutojnë talentet më të mira.

Kristian Oroshi dëshiron të frymëzojë të rinjtë që ëndërrojnë të ndërtojnë diçka të madhe. Ai i inkurajon ata të kenë një vizion të qartë dhe të mos dorëzohen përballë sfidave. Sipas tij, rrjetëzimi, bashkëpunimi dhe inovacioni janë çelësat e suksesit në çdo fushë. Ai beson se këmbëngulja dhe puna e palodhur janë faktorët që bëjnë diferencën midis suksesit dhe dështimit.

Në fund Kristiani porosit: “Besoni në veten tuaj dhe në idetë tuaja. Nuk ka rëndësi sa sfida keni përpara, nëse keni një vizion dhe e ndjeni që mund të bëni diçka ndryshe, mos u dorëzoni. Bëni rrjetëzimin tuaj, mësoni nga të tjerët dhe punoni me pasion. Paraja nuk duhet të jetë qëllimi kryesor, por ndikimi që lini pas.”

Mendoj se pavarësisht fushës ose drejtimit në të cilën punon, nëse ke disa aftësi, pavarësisht fushës gjithmonë mund të jesh i suksesshëm. Elon Mask e kam idol, ai ka shumë fusha që vepron, dhe në të gjitha ka formulën e njëjtë të suksesit. Klientët tanë janë kryesisht kompani zvicerane, mirëpo dy viteve të fundit është rritur numri i kompanive të suksesshme shqiptare me të cilat kemi bashkëpunim. “Believe you can and you’re halfway there”. Kemi  network me shumë shqiptarë, mësojmë shumë prej njëri-tjetrit dhe na lidhin bizneset e ndryshme.  Për mua, rrjetëzimi ndërmjet shqiptarëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm

Në përfundim, historia e Kristian Oroshit dhe Two.jobs është një shembull i shkëlqyer i si një ide inovative dhe një vizion i qartë mund të çojnë në krijimin e një kompanie të suksesshme që transformon industrinë e rekrutimit përmes mediave sociale. Përmes inovacionit dhe përkushtimit, ai ka krijuar një platformë që ka transformuar mënyrën se si kompanitë dhe kandidatët lidhen me njëri-tjetrin. Ky rrugëtim është një frymëzim për të gjithë ata që besojnë në mundësitë e pafundme të teknologjisë dhe fuqinë e lidhjeve ndërmjet njerëzve.

Foto: Rromir Imami/albinfo.ch

E mbijetuara nga kanceri i gjirit prenë flokët në shenjë solidarizimin për muajin rozë

Arbela Statovci, shqiptarja nga Zvicra që i ka mbijetuar kancerit të gjirit ka prerë flokët e saj në festivalin “Shliroj cicât” në Prishtinë si shenjë solidarizimi për muajin rozë.

“Vlerat e jetës po të dilshin para syve se njeri ish ma i fortë se guri”, është shprehur ajo, përcjell albinfo.ch.

Pjesë e këtij festivali treditor është edhe Vera Ora, po ashtu e mbijetuar nga kanceri i gjirit

Këtë vit është edicioni i tretë i festivalit “Shliroj Cicât” me një program 3-ditor, nga data 13 deri më 15 tetor, një festival edukues dhe avokues, që ka për qëllim vetëdijesimin për kancerin e gjirit si dhe ngritjen e fondeve për këtë kauzë të rëndësishme, përcjell albinfo.ch.

VIDEO: Testohu – Shërohu – Shlirohu!

Lexoni po ashtu: Tetori do të jetë përsëri rozë! “Kancerit të gjirit nuk i intereson kush je” – Albinfo

 

 

 

 

Gentiana, e specializuar në shitblerjen e pasurive të paluajtshme

“Gentiana Real Estate” është adresa ku ju jo vetëm mund të gjeni shtëpinë e ëndrrave tuaja, por të cilës edhe mund t’ia besoni shtëpinë, banesën apo pronën tuaj për shitje. Gentiana Bajrami ka një përvojë të gjatë në tregun e paluajtshmërive, është kreative dhe e guximshme.

Ajo është krenare me të arriturat e shqiptarëve në Zvicër, sidomos në patundshmëri.

“Jam e lumtur kur takoj njerëzit tanë që kanë kursyer për shumë vite për të blerë një shtëpi që kanë ëndërruar gjatë gjithë kohës sa kanë punuar e kursyer”.

Kurrë nuk ka qenë më lehtë të jetosh si shqiptar në Zvicër. Pothuajse në çdo fushë e kudo gjeni dikë, me të cilin mund të komunikoni e të këshilloheni edhe në gjuhën shqipe për punët për të cilat ju po kërkoni zgjidhje. Pasuritë e paluajtshme janë bërë trend në kuptimin që pothuaj secili blen apo investon në këtë fushë. Ky biznes duket i thjeshtë e lukrativ, por nëse nuk bëni një analizë profesionale, ju mund të paguani shumë. Pasojat mund të jenë afatgjate dhe kriza e shkaktuar financiare, e pariparueshme. Që kjo mos të ndodhë, shumica e qytetarëve të Zvicrës, menaxhimin e pronës dhe shitblerjen ua besojnë kompanive të specializuara për pasuri të paluajtshme.

Në mesin e kompanive të shumta të tilla ju gjeni edhe kompaninë “Gentiana Real Estate”. Mbrapa kësaj kompanie qëndron një grua e re e me vetëbesim. Ajo sjell një përvojë të gjatë në këtë fushë. Misioni i Gentiana Bajramit është bashkimi i njerëzve dhe pasurive të paluajtshme. “Blerja e një prone është më shumë se një investim. Është detyrë e zemrës sonë të realizojmë dëshirat, kërkesat dhe qëllimet e jetës. Ne heqim dorë nga kërkimi ynë vetëm kur klientët dhe pronat tona janë bashkuar në një simbiozë unike, thotë Gentiana Bajrami, e cila ju këshillon në blerjen e një shtëpie, banese apo një prone. Ajo qëndron pranë jush edhe në dhënien me qira të pasurive të paluajtshme e menaxhimin e pronës. Për Gentianën, shtëpitë apo banesat janë më shumë se vetëm hapësira boshe. Ato janë një shtëpi, një vend për të jetuar, një pjesë ardhmëri dhe ajo i shikon dhe i trajton si të tilla.

“Pasuritë e paluajtshme kanë qenë pasioni im i madh për 10 vjet. Secila prej tyre është unike. Më gëzojnë edhe më shumë fytyrat e lumtura të pronarëve pas emërimit të noterit dhe ato të blerësve të rinj që mundën të blejnë pronën e tyre të ëndrrave. Të bashkoj njerëzit dhe pasuritë e paluajtshme – kjo është një çështje personale e zemrës sime”, shprehet Gentiana.

“Si kompani, ne fokusohemi në cilësi dhe jo në sasi, në mënyrë që të jemi aty për ju dhe pronën tuaj. Është e rëndësishme për ne që ju të shijoni rrugëtimin e shitjes së një prone dhe që ne të mund të kujdesemi për pjesën tjetër. Kjo na gëzon dhe na bën të lumtur për ju dhe pronën tuaj”, thotë drejtuesja e “Gentiana Real Estate”, Gentiana Bajrami e cila merr përsipër tërë procesin e shitblerjes për ju. Përmes “Gentiana real Estate” ju mund të shijoni “udhëtimin” falas- me 0% komision e 100% shërbim. Çmimet jane fikse dhe ju paguani vetëm nëse kemi pasur një ndërmjetësim të suksesshëm.

6-hapat tanë deri te shitja e pasurive të paluajtshme

  1. Konsultimi fillestar, falas

Për të qenë në gjendje të krijojmë një vlerësim tregu, ne vizitojmë shtëpinë tuaj së bashku me ju. Sigurish, pa pagesë dhe pa detyrim. Ju përfitoni nga përvoja jonë shumëvjeçare në shitje dhe qira. Mos hezitoni të caktoni takimin tuaj të shikimit, sot!

  1. Oferta jonë: 0% komision – 100% shërbim

Ne shesim pronën tuaj për një çmim fiks prej 12,500 CHF. Falë modelit tonë transparent të çmimeve, ju i dini kostot aktuale që nga fillimi i shitjes së pronës. Si klient i “Gentiana Real Estate” ju jo vetëm që kurseni më shumë se 50% në krahasim me komisionet konvencionale të brokerimit – ju mund të prisni një shërbim profesional në një nivel të lartë.

  1. Foto – shkrepje me dron – turne 360°

Pasi të keni vendosur për shërbimet tona, ne fillojmë menjëherë. Fotografi ynë personal, i specializuar në fotot e pasurive të paluajtshme, do të prezantojë pronën tuaj në dritën më të mirë. Ne ofrojmë shërbime shtesë të regjistrimit të pronës tuaj me dron.

  1. Krijimi i dokumenteve të shitjes

Pas regjistrimeve, do të krijohet një dokumentacion gjithëpërfshirës dhe shumë tërheqës i shitjes së pronës suaj. Pas inspektimit të suksesshëm, blerësi i mundshëm do të tregojë dokumentacionin e shitjes në mjedisin e afërt dhe do të diskutojë pronën tuaj. Prandaj është thelbësore që dokumentacioni i shitjes t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe të lërë një përshtypje të qëndrueshme.

  1. Pyetje dhe vizita

Ne jemi kontakti i drejtpërdrejtë për të gjithë blerësit e mundshëm dhe koordinojmë të gjitha takimet e shikimit për ju. Ne përgatitemi për vizitën dhe pasqyrojmë dokumentacionin e shitjes – tërheqës dhe informues. Nëse blerësi i mundshëm ka një ndjenjë të mirë të brendshme dhe të gjitha pyetjet janë sqaruar, përvoja ka treguar se asgjë nuk mund të pengojë një blerje.

  1. Negociatat dhe mbyllja e shitjes

Çdo ofertë kontrollohet me ju. Qëllimi ynë është të arrijmë të ardhurat më të larta të mundshme nga shitja e pronës suaj. Sigurisht që ne jemi pranë jush deri në përfundimin e emërimit të noterit! 

“Besimi- Puna efikase – Çmime të drejta”

Janë fjalët kyçe që e kanë provuar eksperiencën tonë 10 vjeçare në industrinë e pasurive të paluajtshme. Ajo që ka rëndësi për ne jeni ju, prona juaj dhe besimi juaj tek ne. Ne përpiqemi të shohim pronën tuaj të dashur përmes syve tuaj në mënyrë që të bindim plotësisht blerësin e mundshëm. Empatia dhe çmimet fikse të drejta të shoqëruara me përvojën shumëvjeçare në fusha të ndryshme të lëmit të pasurive të paluajtshme janë ato që na dallojnë dhe na bëjnë partnerin e përsosur për ju. Ju presim me padurim.

Shumë vite eksperiencë

Për shumë vjet kemi arritur të ndërthurim njohuritë e thella të tregut me ekspertizën personale dhe kështu të gjejmë gjithmonë pronën ideale për klientët tanë.

Besim, jo mashtrim

Për ne, pasuria e paluajtshme është më shumë sesa thjesht hapësira boshe. Ata janë një shtëpi, një ëndërr e jetës, një pjesë e së ardhmes dhe pikërisht kështu i shohim dhe i trajtojmë ne.

Cilësi, jo sasi

Qëllimi ynë nuk është të shesim me çdo kusht. Qëllimi ynë është t’ju bëjmë të lumtur, të respektojmë, pranojmë dhe zbatojmë dëshirat tuaja.

www.g-realestate.ch

[email protected]

+41 79 887 88 77

Instagram: gentiana_real_estate

/Shkrim i sponzorizuar/

 

Petrit Vllasi krijon kompaninë e parë shqiptare në Zvicër, të specializuar vetëm për hipoteka

Çfarë duhet të keni parasysh kur vendosni të blini një shtëpi apo apartament në Zvicër, cilat janë kriteret e përgjithshme për të marrë hipotekë… Për këto dhe të tjera, përgjigjet eksperti, Petrit Vllasi

Profesionist me përvojë më shumë se një dekadë në sektorin e financave, Petrit Vllasi tashmë ka krijuar kompaninë e parë shqiptare në Zvicër, të specializuar vetëm për hipoteka. Ndërsa, për të ndihmuar komunitetin shqiptar në Zvicër, Vllasi në kompaninë e tij ofron shërbime në shqip si dhe katër gjuhë të tjera.

Në një intervistë për Albinfo.ch, ndër të tjera ai ka treguar se çka duhet pasur parasysh kur vendosni të blini një shtëpi apo apartament, cilat janë mundësitë e financimit në rast të këtyre blerjeve në Zvicër, cilat janë kriteret e përgjithshme për të marrë një hipotekë, e shumë detaje tjera të rëndësishme.

Albinfo.ch: Kompania e parë  shqiptare e specializuar në Zvicër vetëm për hipoteka, pse vetëm në këtë sektor?

Petrit Vllasi: Lëmi i hipotekave është vendi ku unë kam hedhur themelet e mia në botën profesionale. Është sektori në të cilin pas shumë viteve përvojë mund ta konsideroj veten profesionist. Dhe si profesionist, kam ndërmend të kontribuoj për komunitetin tonë duke sjellë të gjitha njohuritë e mia për nevojat dhe kërkesat e tyre.

Albinfo.ch: Keni kaluar nëpër disa institucione financiare, jo pak të njohura. Përse vendoset të krijoni kompaninë tuaj, që do të merret vetëm me hipoteka?

Petrit Vllasi: Duke shijuar mbi 10 vite përvojë në një nga gjigantët më të mëdhenj financiarë në botë, e vetmja mënyrë për të krijuar produktin dhe shërbimet e mia për komunitetin shqiptar ishte kjo, nëpërmjet sipërmarrjes.

Albinfo.ch: Kohët e fundit sipërmarrësit shqiptarë në Zvicër kanë depërtuar fuqishëm në tregun e patundshmërive. Sa është i njohur sektori hipotekar?

Petrit Vllasi: Fusha e hipotekave është shumë komplekse, jo vetëm për komunitetin tonë. Fatkeqësisht, shpesh për arsye gjuhësore, nuk merren të gjitha informacionet themelore mbi këtë temë. Kjo do të thotë se sektori i hipotekave mbetet për ne shqipfolësit një botë ende e pazbuluar dhe me handikape të ndryshme.

Albinfo.ch: Shërbimet e «financa AG» ofrohen në disa gjuhë, në mesin e tyre edhe në gjuhën shqipe?

Petrit Vllasi: Po, financa ofron shërbime në gjuhë shqipe, gjermane, angleze, italiane dhe franceze.

Albinfo.ch: Çfarë duhet të dinë klientët kur të vendosin të blejnë një apartament apo shtëpi?

Petrit Vllasi: Para së gjithash duhet të dinë të gjitha kostot që do të bëjnë, ndryshimet që do të pësojnë në përditshmërinë e re ekonomike dhe fiskale dhe aspektet kryesore të cilave duhet tu kushtojnë vëmendje kur zgjedhin pronën dhe hipotekën.

Albinfo.ch: Pse duhet të vijnë në kompaninë tuaj, dhe cilat janë kriteret e përgjithshme për të marrë një hipotekë?

Petrit Vllasi: Shumë shpesh klienti nuk ka kohë për të shkuar në disa institucione për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshme. Këtë herë klienti më kursen pasi ne e kryejmë të gjithë procesin e përgatitjes së dokumentacionit për bankën, kontaktit dhe kërkesës për hipotekë me institucionet më tërheqëse. Dy pikat themelore që duhen plotësuar për dhënien e hipotekës janë 20% e kapitalit që duhet bërë (Eigenmittel) dhe qëndrueshmëria financiare (Tragbarkeit).

Albinfo.ch: Si ndjeheni kur arrini t’i ndihmoni bashkatdhetarët tuaj, duke krijuar strategji, të cilat do të shërbejnë në lehtësimin e jetës së tyre në aspektin financiar?

Petrit Vllasi: Kjo më bën shumë të lumtur. Sepse tregon gjithashtu se komuniteti ynë po investon shumë në pasuri të paluajtshme. Kjo është një shenjë e rritjes dhe stabilitetit ekonomik tek ne shqiptarët. Ajo që më kënaq më shumë është fakti që më në fund mund të ofroj një pikë referimi në këtë sektor të gjerë dhe kompleks për të gjithë shqiptarët në të gjithë Zvicrën.

Albinfo.ch: Shumica që marrin hipoteka e bëjnë këtë për të konsoliduar gjendjen e tyre financiare, si arrihet kjo duke shpenzuar fondin e pensioneve?

Petrit Vllasi: Paratë nga fondi pensional (2. Säule), mund te përdoren për pjesën minimale e kërkuar nga kapitali prej 20%. Megjithatë, ekziston rregulli 10% i cili shpesh është i panjohur: të paktën 10% e kapitalit duhet të jenë kursime likuide ose të shtyllës së tretë (3. Säule). Pjesa e mbetur, në varësi të situatës individuale të pensionit, mund të vijë nga fondi i pensioneve.

Albinfo.ch: Si të blejmë një shtëpi apo banesë në Zvicër, cilat janë mundësitë e financimit, kamatat e hipotekave?

Petrit Vllasi: Sot në Zvicër financim për blerjen e pasurive të paluajtshme ofrohet nga bankat, kompanitë e sigurimeve madje edhe nga fondet e pensioneve. Siç është përmendur tashmë, shuma minimale e kapitalit që duhet bërë është 20% e çmimit të blerjes.

Albinfo.ch: Hipotekat e patundshmërive lëvizin, apo edhe mund të fiksohen nga klienti?

Petrit Vllasi: Normat e interesit mund të ndryshojnë çdo ditë. Natyrisht ekziston mundësia e rregullimit të tyre në kohëzgjatje më të gjata deri në 15 vjet. Lloji i produktit për të zgjedhur varet nga qëllimi i klientit me pronën dhe nga situata e tij personale. Por mbi të gjitha edhe nga kapaciteti dhe toleranca ndaj riskut që ka klienti.

Albinfo.ch: Është paralajmëruar rritja e normave të interesit, si mendoni ju si ekspert, do të ketë edhe më shumë rritje të tyre?

Petrit Vllasi: Në planin afatgjatë, unë personalisht nuk parashikoj që normat e interesit të rriten në mënyrë dramatike. Inflacioni në Zvicër është rritur, pjesërisht edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, por mbetet brenda kufijve të synuar të vendosur nga Banka Qendrore e Zvicrës (SNB) midis 0% dhe 2%. Prandaj, nuk është një situatë alarmante që do të sillte sinjale për ndryshime dërrmuese politiko-monetare. Megjithatë, me luftën në Ukrainë, situata në Evropë është destabilizuar deri në atë pikë sa ka lënë të hapur skenarë të paparashikueshëm.

Kush është Petrit Vllasi

Petrit Vllasi është rritur dhe shkolluar në Ticino, ndërsa është me prejardhje nga komuna e Kamenicës. Ka punuar 10 vite në UBS dhe 2 vite tek MoneyPark. Ka përfunduar shkollimin si Immobilienentwickler në Zürich. Sot është i fokusuar 100% në tregun hipotekar për shqiptarët.

043 508 03 67

[email protected]

Poststrasse 1 CH-8954 Geroldswil/ZH

https://financa.ch/

/Artikull i sponzorizuar/

Mërgimtarja shqiptare, punonjëse e suksesshme në Bankën Qendrore Evropiane

Mërgimtarja shqiptare, Aleksandra Kolndrekaj, jeton dhe vepron në shtetin e Italisë (në Chiusa di Pesio) që nga viti 1998, transmeton albinfo.ch.

Aty përfundoi edhe shkollën fillore dhe të mesme. Më pas diplomoi në institutin Bonelli, për kontabilitet në vitin 2008.

Ky është një aktivitet në të cilin Cuneo shpërblen më të mirët ekonomikë. Edhe këtë vit, ashtu si edhe ai i mëparshmi, do të jetë një ekonomisti që do të shpërblehet me “Spilën“ që simbolizon shoqatën si “Bonelliana e Vitit 2021”.

Pas diplomimit, ajo studioi për Ekonomi dhe Tregti në Torino dhe, në të njëjtën kohë, u zgjodh për “Programin e Nderuar të Studentëve të Qendrës Kërkimore të Kolegjit Carlo Alberto” në kryeqytetin Piemontez.

Thuhet se ajo është diplomuar me nota të shkëlqyera në kursin trevjeçar, ajo vazhdoi më pas specializimin për Ekonomi, po në Torino, duke vazhduar me “Programin e Studentëve të Kolegjit Carlo Alberto”.

Pastaj iu përkushtua mësimdhënies së Makroekonomisë – si asistente – përsëri në Universitetin e Torinos. Më vonë ajo u mirëprit nga Parisi (praktikë në OECD, në departamentin e Punësimit të Punës dhe Çështjeve Sociale, ku u mor me reformat e pensioneve). Më vonë ajo u transferua në Fondacionin Evropian të Trajnimit (agjenci e Bashkimit Evropian), ku studioi politikat e tranzicionit shkollor-punë të vendeve në kufijtë e vetë Unionit.

Ndërkohë, pas shumë trajnimve dhe përvojave, ajo startoi punën në Bankën Qendrore Evropiane. Prej katër vjetësh është këtu, punon si në Departamentin e Statistikave, ashtu edhe atë të Ekonomisë, ku është përfshirë në anketa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe për familjet. Së fundi, në tetëmbëdhjetë muajt e fundit ajo i është përkushtuar kryesisht hetimit dhe kuptimit të pabarazive ekonomike të shkaktuara nga Covid. Përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ai do të flasë për këtë në Sala San Giovanni, në një “leccio”, ku do të shpjegojë funksionet dhe detyrat e BQE-së për studentët aktualë.

“SV Treuhand”, partner i besueshëm i shërbimeve të kontabilitetit në Bernë

SV Treuhand Schweiz GmbH”, është kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare, si kontabilitet, regjistrim të bizneseve, shërbim tatimor si dhe këshillim për çështjet financiare për persona privatë dhe juridikë në Zvicër. “SV Treuhand”,  e themeluar në vitin 2019, drejtohet nga Sali Vranovci i cili ka krijuar një emër të respektuar në fushën e ofrimit të shërbimeve të kontabilitetit financiar. Ai sot gëzon një reputacion të lartë në Kantonin e Bernës. Puna dhe shërbimet që ofronSV Treuhand Schweiz GmbH, ka bërë që klientët të jenë tejet të kënaqur.

© 2021 ALBINFO.CH/Armend Berisha

Sali Vranovci, 10 vite më parë kishte ardhur ne Zvicër për t`iu bashkuar bashkëshortes së tij e cila jetonte prej kohësh në Zvicër. Idetë e tij ishin te qarta, ai dëshironte te bëhej kontabilist i suksesshëm. Hapi i madh ishte kur atij iu pranua diploma e Shkollës së mesme Ekonomike, Banka, Financa dhe Kontabilitet. Qëllimi tij ishte që të behej sikur gjyshi i tij, kontabilist. Për të arritur shkallën prej eksperti të firmave, ai mbaroi shkollën si “Sachbearbeiter Rechnungswessen & Treuhand” dhe në mars të vitit 2022 ka provimet për “Fachausweiss”.

Në një intervistë për albinfo.ch Saliu, tregon se fillimi nuk ishte aspak i lehtë. Për t`i financuar shkollimet ai ka punuar punë të ndryshme ku vlen të veçohet se ai për një vit ka qenë përkthyes në Policinë Kantonale të Bernës, dhe ishte po ashtu trajner i futbollit, ku i ishin besuar edhe financat e klubit.

© 2021 ALBINFO.CH/Armend Berisha

Në vitin 2015 Saliu vendosi të merrte hapin e madh në karrierë, të futet në rrugën e biznesit. Në po atë vit ai krijoi firmën e tij personale. Ndërsa më pas, në vitin 2017 me një partner zviceran, me të cilin edhe sot është bashkëpronar, ai vendosi ta zgjeronte aktivitetin e tij. Në vitin 2019 krijoi firmën “SV Treuhand Schweiz GmbH”.

SV Treuhand Schweiz GmbHështë afër bizneseve, duke ju shërbyer në përmbushjen e kërkesave që kanë si biznese. “Pos mbajtjes se librave financiarë, këshillojmë personat juridikë dhe privatë, krijojmë firma të reja si p.sh: Einzelfirma, GmbH, AG si dhe bëjmë mbushjen e tatimeve për personat privatë dhe juridikë.

SV Treuhand Schweiz GmbH”, tash tri vite sa është në tregun zviceran, është një adresë tek e cila bizneset mund të gjejnë përmbushjen e të gjitha kërkesave dhe obligimeve që i duhen një firme për të qenë në rregull në librat e financave. Gjatë këtyre viteve “SV Treuhand” ka arritur të krijojë bashkëpunime me disa partnerë të ndryshëm me ç` rast, me klientëve me përvoja të ndryshme u ofron zgjidhjet më të mira.

“Mbas kërkesave të shtuara kemi vendosur që shumë shpejt të hapin një filial në Cyrih, ku do jemi edhe me afër klientëve tanë atje, e pse jo edhe klientëve të rinj”, shprehet Sali Vranovci.

/Shkrim i sponzorizuar/

 

Shqiptari, drejtor i Zhvillimit Software në një nga kompanitë më të mëdha të Zvicrës

Me të drejtë thuhet se drejtorët e mirë i kuptojnë parimet themelore të menaxhimit dhe përdorin një gamë të gjerë të atyre parimeve për të drejtuar nevojat individuale dhe unike në punën e tyre, shkruan albinfo.ch.

Rasteve të suksesshme të shqiptarëve në Zvicër, pa dyshim i shtohet edhe Klevis Mino, një drejtor i suksesshëm në fushën e teknologjisë.

Zvicra, pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është shumë e madhe.

Ai është me prejardhje nga Fieri dhe ka qenë nxënës dhe student ekselent, i dalluar për njohuritë e thella në shkencat ekzakte. Fitues i olimpiadave rajonale dhe kombëtare në matematikë dhe informatikë, transmeton tutje albinfo.ch.

It PRo

Klevis Mino ka mbaruar studimet Bachelor për Informatikë në Universitetin e Tiranës, ndërsa studimet Master për Computer Science në Universitetin e Camerinos (UNICAM), Itali dhe për Business Information System në Universitetin e Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veri-Perëndimore (FHNW).

Gjatë kësaj periudhe ka kontribuar edhe si kërkues shkencor. Me një karrierë të sukseshme në fushën e informatikës, Klevisi aktualisht është drejtor i Zhvillimit Software në një nga kompanitë më të mëdha të Zvicrës si partner të Google Maps. /Albinfo.ch

Diaspora, paketa më e mirë e rimëkëmbjes për Kosovën

Shumë mërgimtarë erdhën gjatë muajit korrik dhe gusht 2021 në Kosovë, fluksi më i madh i regjistruar deri tani. Madje disa prej politikanëve e vlerësuan rekord ardhjen e tyre këtë verë që nga pas lufta. Ardhja e tyre solli shumë të mira për vendin. Mërgimtarët mbushen kuletën e shtetit duke paguar taksat, pagesat e rrymës, ujit dhe pronës.

 

Mos të flasim për sektorin privat, ku secili bisnes kishte marrë «infuzion» pas krizës së shkaktuar si pasojë e pandemisë dhe izolimit të vendit me virusin.

 

Fehmi Fetahi, biznesmen dhe njëherësh kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Zvicrës, Fehmi Fetahu e vlerëson diasporën paketën më të mirë të rimëkëmbjes nga ana tjetër i cilëson si të vonuara paketat e shpëtimit nga Qeverie e vendit.

 

«Diaspora ka shpëtuar nga falimentimi shumë biznese kosovare. Përfundimisht mërgimtarët  kanë treguar për një rritje të barometrit, dhe kjo për vërehet gjithkund, tha afaristi shqiptaro-zviceran, Fehmi Fetahi, pronar i resortit më të madh “Vali Ranch. Ai  thotë se këtë rritje e ka regjistruar edhe në «Vali Rach»,  “Qytetin e Bardhë” në Gjilan.

 

Duke komentuar gjendjen ekonomike në vend, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Zvicrës, ka bërë të ditur për albinfo.ch se do të mbahet nga mesi i shtatorit Kuvendi Zgjedhor i Rrjetit të Bizneseve në Zvicër, ku edhe do të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re. Vendi dhe ora do të komunikohen me kohë.

 

 

Krenar Sinani, pasionin për veturat BMW e bën profesion

Emri i shqiptarëve në Zvicër po lakohet gjithnjë më tepër për të mirë. Falë përkushtimit dhe talentit të tyre në punën që bëjnë, na përfaqësojnë denjësisht si në biznes e po ashtu edhe në fusha të tjera. Krahas të arriturave në profesion, gjenerata e të rinjve që sot janë të integruar mirë në Zvicër, me shumë krenari dhe dashuri po e theksojnë vendin e prejardhjes.

Shqiptarët kanë treguar që dinë të integrohen kudo që janë vendosur, pa u shkëputur nga rrënjët e tyre. Këtë e dëshmon edhe Krenar Sinani, i cili e thekson me mburrje se vjen nga një fshat malor me emrin Raincë, në Luginën e Preshevës. I njohur si “Krenari i BMW-së”, ai është vlerësuar nga kompania “Binelli Group BMW” në Cyrih, si shitësi më i suksesshëm i markës së njohur të automobilave, BMW.

Krenar Sinani është rritur në Bernë ndërsa që nga viti 2000 është zhvendosur me familje në Dietikon të Cyrihut. Pasionin për veturat e tipit BMW dhe jo vetëm, sipas Krenarit është diçka qe e gjen pothuaj tek pjesa më e madhe e shqiptarëve.

“Gjithmonë kisha dëshire të kem një veturë super luksoze të tipit BMW”, shprehet ai në këtë intervistë me albinfo.ch. Pasioni për veturat tek ai kishte lindur që në moshën më të re. Dhe, për këtë arsye ai ishte orientuar që të shkollohej po në këtë lëmë.

Në vitin 2007, Krenari kishte filluar zanatin si shitës i pjesëve të automjeteve, por gjithmonë mendjen e kishte, që një ditë të ishte pjesë e një marke luksoze të automjeteve siç është BMW.

Cila ishte vetura e parë e shitur nga ai

Dëshira e madhe për të pasur dhe për të qenë pjesë e kësaj marke, e mbante atë të lidhur fort drejt arritjes së qëllimit. Gjatë shkollimit të tij, ai në fillim kishte arritur që të ishte pjesë e sektorit të furnizimit me autopjesë, tek kompania Binelli. Meqenëse entuziazmi i tij ishte parë edhe nga menaxherët, atij ju kërkua edhe një shkollim plotësues dyvjeçar për të realizuar ëndrrën e te qenit njëri prej agjentëve më të suksesshëm tek “Binelli Group”, partneri më i madh zviceran i BMW Group.

Fillimet e sukseseve të tij në këtë fushë, Krenari i kujton në një rrëfim për albinfo.ch duke sjellë në kujtesë momentin kur ai, në një sallon veturash, të organizuar në Cyrih, kishte arritur që të shiste një veturë të markës, “Skoda Octavia. Skoda pra ishte vetura e parë që mban mend ta kishte shitur, sigurisht, një moment gëzimi për të dhe shkalla e parë drejt sukseseve që nuk i ndahen, që nga viti 2013.

Koha kur kishte filluar si agjent i shitjes, për Krenarin ishte një sfidë në vete, ngase ishte i vetmi shqiptar që kishte filluar te merrej me këtë fushë. Sot, i njohur si ekspert i serisë M të BMW ai është shitësi më i suksesshëm jo vetëm në Zvicër, por sukseset e tij tashmë janë parë edhe më gjerë, gjithandej në Evropë. Krenari është i pasionuar dhe shumë i përkushtuar në punën që bën, kontakti me klientët që sot janë të shumtë, për të nuk sjellë lodhje por një dëshirë për tu shërbyer të gjithë atyre që janë të pasionuar pas markës super luksoze BMW, në Cyrih.

Foto Armend Berisha

Kush blen veturën te Krenari, “blen” edhe përkujdesjen e tij për veturën

Falë angazhimit të tij të palodhur, viti i pandemisë nuk e ka ngadalësuar ritmin e shitjes që bën krenari i BMW-së. Madje, në vitin 2021, siç thotë ai, do ta shënojë rekordin e tij të shitjeve.

Shitësi më i suksesshëm i veturave i cilëson si klishe etiketimet se vetëm shqiptarët në Zvicër ngasin vetura të shpejta të tipit BMW. “Blerësit shqiptarë i kanë në qejf BMW-të, të bardha ose të zeza, të pajisura me të gjitha opsionet. Por, përveç kësaj, Krenari thotë duke qeshur se këto vetura i kërkojnë që të jenë edhe me çmime më të lira”. Ai thotë se, në mënyrë simbolike ata “më blejnë edhe mua” ngase ai përgjigjet për çfarëdo kërkese që kanë blerësit, edhe pasi të realizohet kontrata e blerjes.

Ai, konfirmon se blerësit shqiptarë janë më korrekt dhe të rregullt në pagesa. Rrallë ndodh t’i që ndonjërit t`i merret vetura për shkak të borxheve.

“Nuk është lehtë të merret as Leasing një veturë e shtrenjtë ngase ne aplikojmë kritere të rrepta kontrolli”, thotë Krenari duke mohuar zërat se gjithkush mund të ngasë një veturë super luksoze të tipit BMW.

Foto Armend Berisha

Përse vetëm Leasing?

Por, përse nuk i rekomandon “Binelli Group” kreditë për blerjen e veturave por vetëm Leasing-un?. “Ne gjithmonë i mbrojmë interesat e klientëve ngase bankat gjithmonë vlerësojnë veturën me vlerën që e keni blerë e jo si me kredi, sipas të cilës vlera e veturës humb gjithmonë, posa del nga salloni i shitjes. Më tutje, sigurimi është i plotë “Full Casco”, pastaj garancia 4 vjeçare dhe servisimi falas 10 vjet, sqaron specialisti shqiptar i M-BMW serive.

Vlera e veturave të këtilla kap shifrën deri 300 mijë frangash  ndërsa shqiptarët kanë gjithmonë pasion të blejnë veturat me paketën M të BMW-së. Si një adhurues i madh i kësaj marke, Krenari ka porositur për vete BMW-M5. Vetura të këtij lloji janë vetëm 5 në tërë Zvicrën.  Ndërsa, si i ri, me të mbushur 18 vjet, ai kishte marrë një Mini Copper, dhuratë që i kishte bërë babai i tij.

Eksperti shqiptar i M serive i adhuron befasitë e prindërve shqiptarë që i bëjnë fëmijët e tyre. “U shkëlqejnë sytë kur i zbulojnë veturat e tyre”, thotë ai.

“Ka shqiptarë të tillë që nuk guxojnë të blejnë automjete M vetëm për shkak të shefave të tyre”, thotë ai.

Krenarin mund ta takoni vetëm nëse siguroni një termin përndryshe ai mbetet shitësi më i kërkuar i BMW-së.

Foto Armend Berisha

I vlerësuar nga partnerët dhe klientët

Ata që sot e njohin dhe punojnë me Krenarin, mund ta përshkruajnë atë si një djalë i hareshëm, që i njeh shumë mirë veturat BMW deri në detajet më të vogla. Me njohuritë e tij të thella në sektorin e automobilave, ai i kishte bindur edhe kompanitë të mëdha për të lidhur partneritet me Binelli Group në Cyrih.

Ndërsa për Krenarin kanë vetëm lëvdata edhe klientët e tij shqiptarë.

Për shembull, çifti Kqiku nga Kamenica me vendbanim në Rümlang të Zvicrës që sapo kanë blerë veturën e ëndrrave në sallonin e Binelli Group në Cyrih. Po përse pikërisht nga Krenari?.

“Krenari është shitësi më i mirë që kam takuar ndonjëherë”, thotë z.Kqiku derisa e provon BMW 840i Gran Coupe, të cilën tashmë ishte përcaktuar ta blejë. Ai thotë me krenari se nuk e ndërron BMW-në me asnjë veturë tjetër ngase është e dashur si për të rinj edhe për të moshuar.

Krenari është i martuar dhe ka një vajzë 3 vjeçare ndërsa për punën e tij të suksesshme ai ka falënderuar edhe familjen që e ka mbështetur gjithmonë në këtë biznes.

 

Vetëm vozitja është më e mirë se „MeinMech“

Mekaniku“ im është një nga idetë më brilante për servisimin e veturave, që po shtrihet me hapa të shpejtë në mbarë Zvicrën. Mbrapa idesë „MeinMech“ qëndron një shqiptar ambicioz që sjell përmes këtij projekti risi në tregun e servisimit të veturave në Zvicër. Duke u futur kështu në mes garazhistit që kërkon të ketë sa më shumë qarkullim dhe pronarit të veturës që kërkon ta ngasë veturën me sa më pak shpenzime e pa humbur shumë kohë në Zvicrën dinamike, ku koha është gjëja me e shtrenjtë e njeriut.

Projekti „MeinMech.ch“ është ideuar e konceptuar për një kohë të gjatë në shkollën e Lartë Ekonomike HWZ në Cyrih nga ish-studenti i këtij fakulteti, Naim Osmani. Synimi i tij ishte ruajtja e klientëve nga shpenzimet e panevojshme të servisimit të veturës dhe kursimi i kohës duke ua ofruar mundësinë e marrjes dhe sjelljes së veturës në shtëpi.

„Pasi kisha shkruar dhe dorëzuar idenë time tek profesorët e fakultetit, ata më ftuan për ta prezantuar para eksperteve të Swiss Startup Factory. SSF është një kompani e madhe ne Zvicër që analizon idetë dhe nxjerr në treg produktin”, tregon ekonomisti 33 vjeçar.

Pas një faze shtatëmujashe të testimit të projektit, Naimi regjistron në maj të 2019-ës idenë e tij duke e kthyer atë në një model biznesi që merr rolin e ndërmjetësuesit mes garazhit, që është specialist, dhe klientit që s’ka pothuajse fare njohuri mbi veturën apo gjendjen teknike të veturës.

 

Servisimi që nuk ka ndryshuar prej 50 vitesh

„Ju nuk e paramendoni dot, por garazhet e servisimit punojnë ende sikur para 50 viteve. Ka shumë garazhistë që shpesh ndërrojnë pjesë, edhe pa pasur nevojë. Kur pronari dorëzon veturën në garazh, mekaniku e kontrollon dhe ia thotë çmimin e riparimit ose servisimit pa e ditur mjaftueshëm se a duhet ndërruar ato pjesë apo jo“, shpreh revoltën e tij Naimi që për një kohë të gjatë mendonte vetëm si të gjejë modelin më të mirë për të parandaluar keqpërdorime të këtilla që varfërojnë financiarisht klientin.

„Një pjesë e mirë e garazhistëve nuk janë korrektë. Ka raste kur frenat mund t`i përdorësh p.sh. edhe nja 15 mijë kilometra, por ata t`i ndërrojnë seüpse duan t`i marrin paret. Këto pika jo korrekte nuk më pëlqenin mua, prandaj kërkoja një model të ri për të ndryshuar këtë mënyrë të servisimit e riparimit të veturave“, flet me vendosmëri babai i dy fëmijëve që deri ne moshën 6 vjeçare ishte rritur larg prindërve, vetëm më vëllanë e madh dhe gjyshërit e tij, në Gostivar.

 

MeinMech servison në mbarë Zvicrën rreth 300 vetura në muaj

 Naimi ka aktualisht 300 klientë në muaj që i servisojnë veturat e tyre përmes kompanisë së tij, MeinMech. Firma e tij është rritur me 10 punëtorë. Ndërkohë ata kanë nisur punën me filialin e tyre edhe në Austri, duke ofruar shërbime servisimi në Vjenë.

„Në Zvicër pika jonë frekuentuese është në Cyrih. Kemi 35 garazhe partnere me shtrirje në St. Gallen, Bernë, Argau e vende tjera me rreth 90% të klientëve zviceranë, tregon ai. Klientët që synojnë MeinMech janë ata që ngasin vetura të segmentit 4, që nënkupton ato pa garancion servisimi. Janë kryesisht vetura prej 8 deri në 15 vjet që i ngasin zakonisht klientë të moshës 40 deri 50 vjeç, të cilët në shumicën e rasteve nuk duan ta ndërrojnë veturën. Numri i veturave të segmentit 4 që qarkullojnë rrugëve të Zvicrës, shkon në 1.5 milion.

Pas 15 vjetësh punë nëpër garazhe, diplomon për Biznes dhe Ekonomi

„Para se te filloja me biznes, vëllanë e kam parë si idhull”, rrëfgen Naimi. Doja të bëhesha si Rifati, mirëpo interesimi im ishte te motoristika, kështu që pasi kisha mbaruar zanatin, punova dy vjet si mekanik, por doja gjithnjë të bëja diçka më shumë. Me interesonte elektronika e automjeteve, diagonoza, dhe jo vetëm të ndërroja pjesë. Kështu, unë vazhdova specializimin për “automobil diagonostiker”, pastaj për mësues të nxënësve të drejtimeve mekanike dhe mbarova një vit shkollor për të qenë ekspert i provimeve përfundimtare (LAP) për nxënësit.

Naimi kishte bërë 15 vjet punë nëpër garazhe, kishte ndërruar tri vende pune dhe në fund nuk kishte arritur të bëhej më shumë se një shef i një garazhi të Mercedesit me një pagë normale. “Një ditë u ndala dhe i thashë vetes: a dua unë vërtet ta kaloj tërë jetën duke punuar në garazh? Natyrisht që jo- u përgjigja dhe fillova të interesohem për shkollim të metutjeshëm. Por shkollën që doja të bëja, më thanë që është shumë e vështirë, plus e vëreja që nuk e kisha mbështetjen e plotë të familjes. Ata donin të më kursenin dhe të gjithë frikësoheshin se mos ndoshta nuk arrij të shkoj deri në fund me studimet“. Pas shumë diskutimeve në familje dhe me shoqëri, unë regjistrova në vitin 2015 në HWZ-Cyrih studimet për Bachelor “Betriebsökonomie”. Tre semestrat e parë mësoja nga tetë orë në ditë. Isha i motivuar dhe doja t’ju dëshmoja të gjithëve që kishin pasur dyshime, se mund t’ia dal. Katër vite të studimeve, me tetë semestra, ishin shumë të rënda për mua, por njëkohësisht edhe koha më e mirë e jetës sime sepse u lidha me shumë shokë e njerëz të profileve të ndryshme dhe mbi gjitha mora diplomën Bachelor për Biznes dhe Ekonomi.

Të gjitha shërbimet për klientin, jo më larg se 15 km nga vendbanimi i tij

Garazhi duhet të garantojë punë cilësore. Klienti në anën tjetër do të dijë me saktësi çfarë duhet bërë në veturën e tij dhe sa do t`i kushtojë. Klientët mund të japin në faqen tonë modelin e veturës dhe çfarë duhet bërë. Ne i bëjmë ofertën klientit në një garazh jo më larg se 15 km nga vendbanimi i tij. Garazhisti shkon mandej e merr veturën te klienti, e rregullon dhe ia kthen prapë në shtëpi. Kurse ne jemi partneri apo garantuesi i servisimit dhe tërë komunikimi bëhet me ne. Madje edhe fatura kalon përmes nesh. Garazhet e vogla familjare me nga katër pesë punëtorë, nuk kanë asnjë shans t`i konkurrojnë garazhet e mëdha si Amag, Merbach, Emil Frey me marketing, punëtorë e cilësi. Këtu ne kërkojmë një mes për të gjithë, marketingun për garazhet e vogla e marrim ne përsipër.

Foto:Armend Berisha

/Publireportazh/

 

 

 

Ardian Retkoceri doktoron me temën “Ndërmarrësit shqiptarë në Zvicër”

Ardian Retkoceri, ligjërues në Swiss Bussines School të Cyrihut  ka mbrojtur sot temën e doktoratës në këtë fakultet. Tema e disertacionit të tij është “Ndërmarrësit shqiptarë në Zvicër”, temë kjo me të cilën Retkoceri, njëherësh bashkëpunëtor i çmuar i platformës albinfo.ch, është marrë intensivisht viteve të fundit.

Në vazhdim, postimi i tij në facebook, me rastin e doktorimit: “Gjurmët e kontributit të diasporës shqiptare në shtet-ndërtimin e vendlindjes sonë në përgjithësi, dhe në aspektin ekonomik në veçanti, janë të pamohueshme.

Edhe më shumë se dy dekada pas luftës, jeta e përditshme në Kosovë vazhdon të karakterizohet nga diaspora.

Rimëkëmbja jonë ekonomike, së bashku me qindra milionë euro që vazhdojnë të rrjedhin për çdo vit në formë të remitencave, shërbejnë si burim vital për mirëqenien e vendit. E vendi ynë prapë vazhdon të jetë më i varfri në Evropë, në shumë indikatorë ekonomikë dhe socialë.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare në Zvicër, në prani të Dr. Roman Borboa, Dr. Joseph Brady dhe Dr. Bert Wolfs, sot mbrojta me sukses disertacionin për t`i përfunduar studimet e mia te doktoratës me temën “Ndërmarrësit shqiptarë në Zvicër”.

Ky rrugëtim pesëvjeçar nuk do të ishte i mundur pa bekimin e Zotit, sakrificën e familjes dhe ndihmën e miqve si dhe komunitetit shqiptar në Zvicër.

 

Punonte për kafshatën e gojës, sot udhëheq tri biznese

Sikur shumë mërgimtarë, edhe për Kened Baftiajn nuk ishte aspak e lehtë ndarja nga familja, shoqëria dhe shkolla ku ishte një nxënës shembullor. Ai la prapa të gjitha në vendlindjen e tij, në komunën e Therandës dhe mori rrugën drejt perëndimit.

Austria ishte ndalesa e parë e Kenedit, përkatësisht në Wolfsberg ku dhe gjeti punë si punëtor krahu. Megjithatë, kjo nuk zgjati për shumë kohë, meqë ai kishte dëshirë të punonte si kamerier.

Aq vullnet të madh kishte, sa që për disa muaj kishte punuar falas në një restorant vetëm për ta mësuar zanatin, që më vonë i shërbeu shumë.

Kenedi hap lokalin në qendër të Graz-it 

“Isha i detyruar të punoja punë të ndryshme, por puna e krahut nuk më bënte të lumtur. Kafshatën e gojës e kisha siguruar, por unë doja të arrija më lartë. Po punoja në një fabrikë të skive, por sërish nuk isha i kënaqur, doja që të mësoja zanatin e kamarierit. Punova për një kohë të gjatë falas në një restorant  nga ora 18:00 deri në 24:00. Punën në fabrikë e lash dhe për mua nisi një kapitull tjetër. Punova si kamerier në restorante të ndryshme dhe në zona të skive në tërë Austrinë. Nuk gjeja qetësinë shpirtërore, andaj edhe hapa lokalin tim në Graz”, ka thënë ai për Albinfo Austria.

Sot, pronar i tri bizneseve 

Pasi hapi lokalin e tij në Graz, Kenedi nuk u ndal. Ai pas vitit 2008 arriti të jetë pronar i tri bizneseve; një restoranti në Graz  dhe i dy firmave të tjera.

“Ëndrra ime u realizua dhe deri më tash çdo gjë po shkon mbarë. Tani jam pronar i një restoranti në zonën këmbësore të Graz-it dhe i disa pasurive të paluajtshme (Eigentümer). Dy firma të tjera janë aktive, njëra për: Zhvillim dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme (Immobilienentwicklung und Vermittlung) dhe tjetra për: Menaxhim, blerje dhe shitje të pasurive të paluajtshme. (Hausverwaltung, Kaufen und Verkaufen von Immobilien). Landi Steiermark është një ndër partnerët kryesorë në bizneset e mia dhe unë u jam shumë mirënjohës për besimin që kanë treguar tash dhjetë vite për mua”, ka thënë Kenedi për Albinfo Austria.

Ai shprehet se të bësh biznes në Austri nuk është e vështirë, deri sa t`u përmbahesh rregullave dhe bën punë cilësore.

Investimi në Kosovë dështoi për shkak të institucioneve kosovare

Kenedi kishte menduar të sillte një grup investitorësh austriakë në Kosovë, por ideja e tij nuk kishte hasur në mirëkuptim nga institucionet kosovare.

“Kam pasur mundësinë dhe dëshirën për të investuar në Kosovë, por për fat të keq nuk kam hasur në mirëkuptim nga institucionet kosovare. Me një grup austriak kemi dashur të ndërtojmë një zonë për testimin e veturave sportive “Formula” dhe veturave tjera. Kosova i përshtatej Austrisë, sepse ata donin t`i testonin veturat 24 orë për 365 ditë. Kishin kontratë me Mercedesin, Audi-në dhe BMW. Këtë nuk ua lejonte asnjë shtet i BE-së, andaj e zgjodhën Kosovën, por nuk mund të siguronim leje. Kështu që ata vendosën ta zbatojnë idenë në Poloni”, ka sqaruar ai.

Krenaria më e madhe, familja 

Prindërit ishin gjithmonë kundër që Kenedi te merrte  rrugën e mërgimit, por pasi që ai tashmë kishte vendosur, ata i dhanë bekimin dhe përkrahjen. Sidomos, siç thotë ai, ishte babai i tij që i dha këshilla të cilat më pas e përcollën gjithë jetën. “Këshilla e parë që babai më tha ishte: Për të mbijetuar në dhe të huaj, së pari duhet të mësosh gjuhën e atij vendi dhe të respektosh rregullat dhe ligjet e atij vendi. Ndërsa e dyta ishte: Kudo që shkon dhe jeton, ruaje identitetin tënd, bujarinë dhe sinqeritetin”, kujton Kenedi këshillat e babait për të cilat thotë se kanë qenë udhërrëfyese gjatë gjithë jetës së tij.

Biznesmeni shqiptar nga Grazi po ashtu falënderon edhe vëllain e tij Dedën, të cilën e quan si krah i djathtë në gjithë rrugëtimin e tij biznesor dhe jetësor.

Por, përkundër tri bizneseve, ajo me të cilën krenohet më së shumti Kenedi, janë katër fëmijët e tij dhe bashkëshortja, të cilët e përkrahin dhe e motivojnë çdo ditë.

Vajza e madhe Anita ka përfunduar studimet për biznes ndërkombëtar (IBWL) . Vajza tjetër, Marta, është absolvente e Juridikut kurse vajza e tretë, Martina, studion mjekësinë. Ndërsa djali, Roberti vijon shkollimin në gjimnazin akademik në Graz, thotë Kenedi.

Ne u ndamë me Kenedin duke i uruar shëndet dhe suksese edhe në të ardhmen me bizneset e tij.

Poezi nga Kened Baftiaj

Biznesmeni nga Theranda ka pasion poezinë. Ai sjellë një poezi për lexuesit e albinfo.at, të cilën Baftiaj e ka shkruar më 13 prill të vitit 1991, ditën kur kishte lënë Kosovën.

Një ditë-këtë ditë

Një ditë, ditë e shënuar,

një ditë, ditë e paharruar

Këtë ditë u largova,

familjen përshëndeta.

Këtë ditë u nisa, shkova

e botën e pa fund në sy e mora.

Një ditë,

mora një rrugë të gjatë e të pa kufi

këtë ditë lashë familjen, u largova,

por se për ku, as vet nuk e di.

U nisa e nga mbrapa mbeti një botë e tërë,

mbet familja, prindërit, libri.

Mbetën lojërat e ëndrrat e fëmijërisë,

mbrapa mbet edhe shkopi,

me të cilin bagëtinë ruaja.

Por, më së shumti mu dhimbs,

lapsi me të cilin shkruaja.

Një ditë,

nga njëra botë në tjetrën kalova.

Këtë ditë,

nga i pamëshirshmi, mëshirë kërkova.

E tani jam pjesëtar i dy botërave,

në njërën jetoj, vuaj e punoj,

kurse në tjetrën më djeg malli, digjem,

por vetëm mund ta ëndërroj.

E tëra kjo më ndodhi brenda një dite,

ditë e shënuar.

Jeta ime kështu ndryshoi, brenda një dite,

dite e pa harruar.

Ëndrra e realizuar e Arditës: puna në kullën e lartë 126 metra

Me 126 metra dhe 36 kate, Prime Tower në Cyrih, është njëra ndër ndërtesat më të larta të Zvicrës. Dizajni i saj është konceptuar në atë mënyrë që rezulton një kombinim interesant i modernes dhe historisë. Të gjitha katet e sipërme, e posaqërisht Café-bari-I në katin më të lartë, ofron një pamje panoramike të Cyrihut.

Ishte viti 2014 kur Ardita Bunjaku kishte vizituar Cyrihun. Si pjesë e vizitave të saj ishte edhe Prime Tower. E mahnitur me dizajnin, si dhe pamjen që ofronte Bar-I nga lartë, asaj po ashtu i kishte rënë në sy lista e kompanive prestigjioze që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë ndërtesë.

Edhe Ardita, si cçdo kush tjetër, do të ngazëllehej vetëm me idenë për të punuar në një ndërtesë të tillë, në njërën nga këto kompani.

E lindur në Prishtinë, por si fëmijë dy vjeçe emigron me familjen në Britaninë e madhe, ku dhe kalon pjesën tjetër të jetës deri në moshën 25 vjeçare.

Inovatore dhe me prirje menaxheriale

Gjatë shkollimit, tek Ardita dukej e qartë prirja e saj për numrat e llogaritjet, kështu që vendimi për të studiuar për Ekonomi Biznesi në Londër, ishte një vendim jo i vështirë për të.

“Gjatë studimeve, ishte e qartë se përvoja e punës ishte po aq e rëndësishme sa edhe përfundimi i një drejtimi akademik” thotë ajo, përderisa pas disa aplikimeve fiton vendin e saj të parë të punës në HSBC, një bankë ndërkombëtare, ku fillimisht punon si zyrtare e kredisë, ku klientët e saj ishin kompani me qarkullime të mëdha vjetore.

Aty fillojnë edhe sukseset e para. Pas vetëm 9 muajsh ajo nominohet si punëtorja më e mirë, gjë që i mundëson edhe trajnimin nga ana e saj të kolegëve të saj të punës, e që po ashtu ishte një nivel tjetër i përgjegjësisë. Po ashtu nga menaxherët e saj ajo përshkruhej edhe si shumë inovatore, natyrale e me aspirate menaxheriale.

Pasi tashmë kishte vizituar Cyrihun, e mahnitur nga ambienti i bukur që e rrethon, dhe nga stili i lartë i jetës që ofron ky qytet, Ardita, synon më lartë, duke aplikuar në kompani të ndryshme të Cyrihut për ndonjë vend pune.

Ëndrra për të punuar në Prime Tower të Cyrihut, bëhet realitet

Ndodhi që Ardita dhe Prime Tower të takohen prapë. Por kësaj radhe ajo vinte aty si analiste e tatimeve një nga bankat më të mëdha ndërkombëtare, selia e së cilës për Zvicër ishte pikërisht aty.

“Ajo që për mua dikur ishte vetëm një ëndërr, dalngadalë u kthye në realitet” shprehet Ardita, duke bërë kështu që studimet dhe përvoja e saj në Britani të shpaguhet.

Edhe këtu shpejt dallohet përkushtimi dhe zotësia e saj në punë, për çfarë emërohet si bashkë koordinatore e një ekipi prej 4 vetash. Ndërsa tash, si pjesë e një ekipi prej 12 vetash, është duke bërë specializimin në tregti dhe tatime të kompanive amerikane, gjë që padyshim do të shënojë edhe një hap tutje në karrierën e saj.

Duke punuar në një ambient multikulturor, pos punës zhvillon edhe shumë aktivitete të tjera bashkë me ekipin e saj. Por ajo ende nuk është ngopur me pamjen e Cyrihut që e sheh çdo ditë nga tavolina e punës në Prime Tower, e që e eksiton çdo ditë. Por, për të arriturat e saj të deritashme ajo padyshim se i detyrohet vetëvendosjes së saj, përkushtimit dhe punës së madhe, si dhe përvojës në të kaluarën.

Studioni! Mundimet shpaguhen një ditë

Ardita me këtë rast ka edhe një porosi për të rinjtë në Zvicër. Sipas saj, shumë nga ta nuk e shfrytëzojnë potencialin e tyre të plotë, për të përfituar nga të mirat që ky shtet mund të ofrojë. Dikujt mund t`i duket si një rrugëtim i gjatë, gjatë të cilit ndonjëherë puna dhe studimi humbin kuptimin një një pikë, por Ardita insiston se një ditë të gjitha shpaguhen…

 

Dikur shtynte karrocën në treg, sot është ekspert në gjigantin zviceran

“Autoneum” është një kompani industriale zvicerane, lidere globale në prodhimin e komponenteve automotive. Është e shtrirë në 5 kontinente dhe ka mbi 12.000 të punësuar. Njëri nga ta është edhe Amir Rushiti, shkruan albinfo.ch.

I riu me prejardhje nga Gjilani, në Departamentin e Zhvillimeve Strategjike kryen punën e analistit të të dhënave inteligjente dhe analitike. Pos kësaj,  është edhe përgjegjës kryesor i bazës së të dhënave, ku mbi 80 analistë të tjerë nga e mbarë bota kanë qasje direkte dhe raportojnë aty në baza ditore.

Çdo kush që do t`i lexonte këta rreshta do të mendonte patjetër se çfarë privilegji qenka të kesh një pozitë të tillë. Por a ishte e lehtë për Amirin të vinte deri këtu, cili është tregimi që fshihet mbrapa kesaj të arriture.

“Nuk janë rrethanat që përcaktojnë kufijtë tanë, është këmbëngulja, puna, besimi te vetja që të bëjnë të arrish ëndrrën, pavarësisht çdo rrethane apo pengese. Suksesi është i arritshëm nga kushdo që merr në dorë vetë fatin e tij dhe vrapon e nuk lodhet për të prekur atë për të cilën ndjen se është lindur, ëndrrën”. Është kjo një thënie e preferuar e Amirit, kur kujton rrugëtimin e tij deri këtu.

Një tragjedi familjare që ia përcakton rrugën e jetës

I lindur në Gjilan, si fëmija i parë pas 15 vjetësh martesë të prindërve të tij, që në fillim ai përballet edhe me vështirësitë e para të jetës. Si pasojë e një aksidenti në komunikacion, babai i Amirit atëbotë 6-vjeçar, mbetet i vdekur, duke ia bërë edhe më të vështirë ekzistencën familjes.

I shtyrë nga një gjendje e tillë, si pasojë edhe e kushteve të rënda financiare, detyrohet të punojë me karrocë në tregun e qytetit, apo edhe të shesë pije apo gjëra të tjera në vende të ndryshme në qytet. E gjitha kjo ishte për t’u pajisur sa më mirë me materialet e nevojshme shkollore, e për të mos u dalluar shumë nga bashkëmoshatarët e tij.

Më vonë si një të rritur, Amirin e gjejmë të punonte edhe në restorante të qytetit të tij, ku angazhohej në punë të ndryshme. Të ardhurat që i fitonte nga kjo punë më në fund arrijnë në destinimin e tij të kahmotshëm, në blerjen e një kompjuteri. Këtu ka fillin edhe pasioni i tij ndaj informatikës. Si rrjedhojë, pas një kohë të shkurtër, Amiri fillon  të kërkohet shumë nga njerëz të ndryshëm që kërkonin ndihmën e tij për problemet në kompjuterët e tyre, shkruan albinfo.ch.

Sfida për të mos hequr dorë nga ëndrra

Pas kryerjes së shkollimit të mesëm, Amiri mësyen Fakultetin e Matematikës në drejtimin e Shkencave Kompjuterike, kohë gjatë së cilës edhe punësohet në departanentin e Teknologjisë Informative në KEK në Prishtinë, duke lehtësuar shumë shpenzimet për studimet e tij.

“Sfida më e madhe në këtë rrugëtim ka qenë si të arrij ta mbaj veten të motivuar sistematikisht e të mos heq dorë nga realizimi i ëndrrës”, thotë Amiri për albinfo.ch, kur pas pak edhe fiton bursën për drejtimin Master në një ndër universitetet më të njohur në botë, në Westminister të Londrës, në departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike – fusha e të dhënave inteligjente dhe analitike.

Rëndësia e studimeve në universitetet prestigjioze të botës

Për Amirin, studimet jashte vendit, veçanërisht ato që kryhen në universitete prestigjioze të japin shumë, jo vetëm dije, por edhe eksperiencë e kulturë universale. E për me tepër, këto universitete ofrojnë mundësi të mira per të konkretizuar dijen. Kështu Amirin nga aty e përcolli fati që të punësohet në kompaninë me renome botërore “Tesla Motors Cars” si analist i të dhënave inteligjente.

Dëshira për sfida të reja, e sjell Amirin në Zvicër, ku për një kohë punësohet në një ndër kompanitë gjigante botërore “Lafarge Holcim”, ku ushtroi detyrën si analist i tregut inteligjent në Departamentin e Zhvillimit të biznesit dhe marketingut strategjik.

Krahas punës, ka marrë edhe disa angazhime shtesë, duke themeluar grupin “CH Albanian Professionals”, një business/professional grup, në të cilin anëtarët, gjatë takimeve mes vete, shkëmbejnë ide apo edhe diskutime te shumta.

Por edhe pse ka arritur shumë, ai nuk harron asnjëherë vendlindjen, aty ku edhe nisi gjithçka. Pos vizitave familjare, ai ngazhohet pothuajse në çdo vizitë në Kosovë, që të mbajë ligjërata në disa universitete të Kosovë, si profesor vizitor.

Si fëmijë i vogël mëson të jetojë nga puna e vet

I mbetur pa baba që në moshën 6-vjeçare, si pasojë edhe e kushteve të rënda financiare, detyrohet të punojë me karrocë në tregun e qytetit, apo edhe të shesë pije apo gjëra të tjera në vende të ndryshme në qytet. E gjitha kjo ishte për t’u pajisur sa më mirë me materialet e nevojshme shkollore, e për të mos u dalluar shumë nga bashkëmoshatarët e tij.

 

Motoja e jetës

“Nuk janë rrethanat që përcaktojnë kufijtë tanë, është këmbëngulja, puna, besimi tek vetja që të bëjnë të arrish ëndrrën pavarësisht çdo rrethane apo pengese. Suksesi është i arritshëm nga kushdo që merr në dorë vetë fatin e tij dhe vrapon e nuk lodhet për të prekur atë për të cilën ndjen se është lindur, ëndrrën”. Është kjo një thënie e preferuar e Amirit, kur kujton rrugëtimin e tij deri këtu.

albinfo.ch

Shtëpi kosovare për familje zvicerane

Albinfo.ch fillon prezantimin e gjashtë video-portreteve të para të realizuara me pjesëtarët e diasporës kosovare. Që tani e tutje do të zbuloni profilet e sipërmarrësve nga diaspora kosovare në Zvicër dhe gjetkë në Evropë, të cilët kanë nisur projekte inovuese dhe me vlerë të shtuar në Kosovë.

Projekti “Storie suksesi” synon të prodhojë dymbëdhjetë video-portrete të emigrantëve ose ish-emigrantëve kosovarë, të cilët kanë ndërmarrë iniciativa të pazakonta në favor të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit të tyre të origjinës. Bëhet fjalë, pra, për kosovarët e diasporës që kanë përfituar nga arritjet e tyre në Zvicër apo në vende të tjera të Evropës për të nisur projekte origjinale ekonomike, shkencore, kulturore apo socio-politike në favor të Kosovës. Nëpërmjet këtyre portreteve ne mund të kuptojmë më konkretisht ndikimin që diaspora kosovare mund të ketë në prosperitetin e shtetit të Kosovës.

Kjo qasje pozitive e projektit “Storie suksesi” synon të influencojë vendimmarrësit në Kosovë dhe në rajon, në mënyrë që të jenë më të vetëdijshëm për potencialin që ka diaspora në modernizimin e vendit. Ky projekt gjithashtu synon të promovojë shembuj të suksesshme, duke ngritur vetëdijen dhe duke nxitur anëtarët e tjerë të diasporës të ndërmarrin iniciativa të ngjashme, pasi që Kosova është e mbushur me mundësi për investime ekonomike.

“Storie suksesi” i përgjigjet një nevoje prioritare sa i përket përpjekjeve për të krijuar mekanizma të qëndrueshëm dhe institucionalë në transferimin e njohurive në Kosovë. Më konkretisht, transmetimi gjatë gjithë vitit të këtyre video-portreteve ka për qëllim të theksojë projektet që kanë efekte direkte ose indirekte në Kosovë.

Ky projekt është hartuar pas një reflektimi afatgjatë dhe është ndërtuar me një qasje moderne dhe dinamike. Ai është i pasuruar nga një shumëllojshmëri vendesh xhirimi në Kosovë, Zvicër dhe vende të tjera perëndimore. Intervistat e ndryshme janë kryer me bashkëbisedues dhe dëshmitarë të drejtpërdrejtë. Gjithë kjo punë sjell një komponent të rëndësishëm informacioni në marrëdhëniet e diasporës me vendin e origjinës.

Cikli i dymbëdhjetë portreteve “Storie suksesi” është i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim në Kosovë (SDC-DEZA-DDC), Programit për Promovimin e Shoqërisë Demokratike (DSP) dhe projekti po zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Shqiptari nga Kosova me njërin nga restorantet më të famshme në Berlin

Fatos Xhafolli, një shtetar shqiptar i Kosovës është pronar i restorantit “Nuovo Mario”. Ai para 25 vjetësh ishte prapa banakut, kurse tani është ‘bosi’, shkruan “sueddeutsche.de”.

Restoranti italian është shumë i vizituar në Berlin, duke njëri nga restorantet më të mira në vend, përcjell albinfo.ch.

“Nuovo Mario” është njëri nga restorantet më të mira italiane në qytet, por pronari i tij është shqiptar. Shqiptar nga Kosova.

Në Berlin nuk ka shumë njohuri për këtë vend, që nuk janë shumë pozitive. Picat dhe pastat i duan gjermanët, por edhe Tavë kosi, por edhe qengji i pjekur me oriz nga kuzhina tradicionale shqiptare. Gjermanët kanë disa lidhje me Italinë, por jo me Shqipërinë apo Kosovën.

Fatos Xhafolli (40-vjeçar) kishte ardhur nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, për të filluar si një i huaj, por duke punuar shumë, ka arritur të jetë i suksesshëm në këtë fushë. Tashmë ai është shefi.

Vendi i tij është shumë i vizituar, çka nuk mund të thuhet për Kosovën. Ky vend ka shumë pak vizitorë, dhe njëri nga më të dobëtit ekonomikisht në Evropë. Ky vend ishte shkatërruar gjatë luftës para 20 vjetësh, kurse BE ka dhënë shumë ndihma. Disa kanë qenë të suksesshëm në Gjermani, por rruga është e vështirë.

Ai është nënkryetar i rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani, ku nënkryetar është edhe Bekim Borovci, derisa kryetar është Mustafë Abazi. Ky i fundit tregon për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët.

Xhafolli ka dy dekada që jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë, ku në këtë qytet ai ka në pronësi tre restorante, në të cilat ka të punësuar 65 punëtorë.

Jeton Asani fitoi çmimin “British Mortgage Awards 2017”

Shqiptarët vazhdojnë të jenë të suksesshëm, duke fituar çmime të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme. Kjo jo vetëm në sport e kulturë, por edhe në sektorë të tjerë.

I fundit që ka fituar çmim të rëndësishëm është shqiptari nga Tetova. Jeton Asani ka fituar “British Mortgage Awards 2017”, duke u shpallur më i mirë në sferën e hipotekave, ka njoftuar ‘Telegrafi Maqedoni’.

Asani është i punësuar në “Metro Bank”, i specializuar në çështje financiare, përcjell albinfo.ch.

“British Mortgage Awards” vlerëson njerëzit për arritje të larta në industrinë e hipotekave.

Arjeta Vataj, pjesë e stafit të lartë të kompanisë “Kodak Alaris”

Nga janari i këtij viti, Arjeta Vataj është pjesë e stafit të lartë për Austri dhe Zvicër  të kompanisë së njohur botërore të fotografisë, “Kodak Alaris”. Vataj bëhet kështu bashkëdrejtuese e sektorit për menaxhim të informacioneve në Austri dhe si “Account & Partner Manager për konsumatorët dhe partnerët, shkruan unternehmerheute.de.

“Me Arjeta Vatajn, Kodak Alaris ia ka dalë t`i sigurojë shërbimet e një eksperteje me përvojë të kësaj dege, transmeton albinfo.ch. Përmes posteve të saj të mëhershme në Dicom/Kofax dhe Alos/Spihgraph në fushë të marketingut, mbështetjes së partnerëve dhe të distribucionit, ajo është në mënyrë të përsosur e njohur me tregun e imazhit.

Së fundi, Vataj ka mbajtur postin e udhëheqëses së marketingut për Evropë të kompanisë së softuerit, Trimble/Plancal.

“Gëzohem me sfidën e re. Motoja ime është: Më mirë të fitohet në mënyrë digjitale se sa të humbet në atë analoge. Për shkak të kompleksitetit në ngritje të fushave të aplikimit të digjitalizimit, bashkëpunimi me partnerët tanë është me rëndësi qendrore, përcjell albinfo.ch. Vetëm përpunimi dhe aplikimi i bërë bashkërisht i strategjive dhe zgjidhjeve përkatëse realizon dobi optimale për ndërmarrjen.

Kodak Alaris është një kompani e madhe britanike e fushës së fotografisë, e cila është aktive në 34 vende të botës. Ajo ka 3000 punëtorë dhe një qarkullim prej mbi 1 miliardë dollarë ndërsa selinë e ka në Hempstead.

U largua për shkak të krizës, ndihmon kompanitë në tejkalimin e krizave

 

 

Kriza ekonomike dhe politike detyroi shumë shqiptarë që të largohen nga Kosova. Ata u larguan nga regjimi serb, duke gjetur strehë në Evropë. Kështu ndodhi edhe me Shqipe Karaxhën. Babai i saj ishte i përndjekur politik dhe u detyrua të shkojë në Gjermani. Shqipja u integrua mjaft mirë në shtetin gjerman, që e falënderon shumë ndërsa tashmë ajo është zyrtare në kompaninë “Controllit AG”, që merret me planin e emergjencave në raste fatkeqësia.

Ajo nuk e harron asnjëherë vendlindjen e saj, ku qëndroi për tri javë, kur albinfo.ch shfrytëzoi rastin për një bisedë me të. Shqipja tregon për vështirësitë që kishte në fillim në Gjermani, rrugën e shkollimit dhe punësimit.

Në Gjermani na priste babai

“Isha vetëm 10-vjeçe kur jam larguar nga Kosova. Arsyeja pse jemi larguar ishte pasi babai im ishte i përndjekur politik nga regjimi serb. Për këtë arsye vendosëm të largoheshim dhe të shkonim në Munih, aty ku po na priste babai (Halit Karaxha)”, thotë fillimisht Shqipe Karaxha për revistën tonë.

Halit Karaxha shkoi në perëndim në vitet ‘80-ta dhe ishte bashkëpunëtor i Jusuf Gërvallës dhe veprimtar i lëvizjeve patriotike për çlirimin e bashkimin e trojeve shqiptare. Ai ndërroi jetë në gusht të vitit 2015.

Sikur për shumicën e emigrantëve, vështirësitë nuk munguan në fillim. “Ne kemi qenë me fat, pasi na ka pritur babai në Hamburg dhe kjo na e ka lehtësuar shumë punën. Ai kishte shumë shokë, shqiptarë dhe gjermanë. Megjithatë, ka pasur edhe vështirësi, si gjuha, që nuk e dinim, por pastaj jemi adaptuar shumë shpejt dhe jemi integruar. Filluam të shkollohemi dhe të shoqërohemi me miqtë e rinj. Mësuesja gjermane, Frau Lochte na ka ndihmuar shumë për gjithçka dhe falë saj dhe babait që na kanë dhënë ndihmë morale dhe materiale, e kemi pasur shumë më lehtë”, shton Shqipja.

Diaspora të investojë edhe më shumë

Ajo u shkollua në Hamburg dhe tashmë ndihmon kompanitë dhe bizneset që të tejkalojnë krizat në raste fatkeqësie. “Shkollën e kam kryer në Hamburg  “Berufliche Schule für Büro-und Personalmanagement”, në drejtimin menaxhere e zyrave. Tash punoj në kompaninë “Controllit AG” si zyrtare. Kjo kompani merret me planin e emergjencave në raste fatkeqësie. Ne ndihmojmë bizneset që të menaxhojnë krizën. U ndihmojmë atyre me konceptet strategjike, organizative dhe teknike për mbrojtjen e biznesit kundër kërcënimeve dhe që të sigurohen në raste urgjente”, ka shtuar 37-vjeçarja.

Ajo për fund ka thënë se shpreson që diaspora shqiptare do të investojë edhe më shumë në Kosovë. “Shteti gjerman t’i ofron të gjithë mundësitë për punësim dhe shkollim. E vetmja mangësi është që nuk je në vendlindjen tënde, kurse shteti t’i plotëson të gjitha kushtet. Shpresoj që diaspora shqiptare do të vazhdojë të investojë në Kosovë dhe t’i sjellim donatorët që të hapen më shumë fabrika dhe vende për të punuar të rinjtë”, ka përfunduar Shqipe Karaxha.

(B.R.)

Mesazhi për diasporën

Ajo ka porositur të gjithë që të mos e harrojnë vendlindjen e tyre. “Atje ku jetoni duhet të përshtateni në mënyrë që të integroheni sa më shpejt, por i kisha porositur të gjithë që të mos e harrojnë vendin e tyre ku kanë lindur”.

Isufi zotohet për zgjerimin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Mustafa, ushtrues detyre i pozitës së kryetarit, në Kuvendin e së dielës ka raportuar për punën e deritashme të këtij organizmi ekonomik të komunitetit të bizneseve shqiptare në Zvicër.

Ai ka numëruar aktivitetet e deritanishme të Rrjetit, duke potencuar edhe disa nga kontratat milionëshe të lidhura mes tyre. Pastaj ka treguar për organizimet dhe vizitat që i ka bërë Rrjeti, donacionet humanitare, si dhe për kontributet që kanë dhënë anëtarët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare. Ka raportuar edhe për bashkëpunimin që solli, sipas tij, eksportimin e mallrave nga Kosova në Zvicër. “Në këtë rrugëtim 4-vjeçar, Rrjeti i Bizneseve ka ecur mirë. Ne sot në Zvicër mund të krenohemi që kemi filluar të njohim njëri-tjetrin. Kemi filluar të krijojmë një klimë të të bërit biznes, të unifikohemi dhe të bashkëpunojmë mes veti, duke shkëmbyer informata me shumë biznese”, ka deklaruar Mustafa.

Me të marrë besimin e anëtarëve biznesmenë, Isufi ka pranuar kritikat për numrin e vogël të anëtarëve të Rrjetit dhe është zotuar se do të punojë në masivizimin e këtij asociacioni biznesesh. “Pa qenë pak, nuk bëhemi kurrë shumë. Aq sa jemi këtu, po të kemi vullnet, mund të bëjmë shumë. Flitet për 5 mijë biznese shqiptare në Zvicër, dashtë e pa dashtë, ata janë anëtarë të Rrjetit. Dhe, ka shumë arsye pse të gjithë nuk janë anëtarë të Rrjetit… dhe është fatkeqësi që nuk janë pjesë jona”, ka deklaruar kryetari i sapozgjedhur i Rrjetit, Qamil Isufi, duke deklaruar se kjo organizatë nuk është e askujt, por është e të gjithëve dhe secili mund të japë kontributin e tij.

Kryetar nderi dhe njëri nga iniciatorët për krijimin e këtij asociacioni në Zvicër, Fehmi Fetahu, ka kërkuar nga kryetari i sapozgjedhur më shumë punë, e pak fjalë.

Kritika për numrin e vogël të anëtarëve të Rrjetit

Punimet e Kuvendit nuk kaluan pa kritika për punën e deritanishme 4-vjeçare të Asociacionit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.
Madje, kishte kërkesa të tilla që të dorëhiqen të gjitha strukturat e deritanishme të Asociacionit të Bizneseve. Më kritik ishte arkitekti Ibrahim Sylaj, i cili tha se duhet të gjejnë mënyrën se si t’i bëjnë bashkë bizneset shqiptare në Zvicër. “As unë si anëtar, po as kryesia nuk ka legjitimitet që ta udhëheqë më tutje Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër. Rrjetin duhet ta udhëheqin anëtarë të firmave të reja që e kanë vullnetin dhe dëshirën për ta zgjeruar atë. Pas katër vjetëve ne takohemi me vetëm 100 anëtarë, apo edhe 200, po themi të regjistruar. Pse të mos jenë 2 mijë anëtarë të Asociacionit të Bizneseve. Fuqia e asociacionit është anëtarësimi i bizneseve dhe masivizimi i bizneseve shqiptare”, ka deklaruar Ibrahim Sylaj.

Edhe biznesmeni tjetër, Rexhep Berisha, është shprehur i pakënaqur me punën që ka bërë deri tani Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër. “Edhe pse është ndër rrjetet e para të bizneseve që është krijuar në Zvicër, megjithatë është më i dështuari në krahasim me rrjetet e tjera shqiptare nëpër botë. Fajin për këtë e ka kryesia që ka më shumë dështime sesa suksese. Në Zvicër ka aq shumë potencial të bizneseve shqiptare dhe ky potencial duhet të shfrytëzohet”, ka thënë Rexhep Berisha, afarist nga Bazeli.

Në këtë Kuvend të biznesmenëve shqiptarë ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Kosovës, Nazane Breca, i dërguari nga Ministria e Diasporës, këshilltari i lartë, Agim Kuleta, dhe Shukrije Ramadani nga Qendra Kulturore në Cyrih. “Rrjeti në Zvicër çdo ditë më shumë ia del të krijojë emër dhe të japë shembullin më të mirë se si duhet organizuar dhe si duhet punuar për të bashkuar idetë e tyre dhe veprimet, në mënyrë që të ndihmohet zhvillimi i Kosovës”, ka deklaruar diplomatja kosovare, Breca.
Agim Kuleta nga Ministria e Diasporës u ka thënë biznesmenëve se kanë kaluar fazën e parë të zhvillimit dhe pas këtij Kuvendi duhet të përballen me fazën tjetër që nënkupton konsolidimin dhe funksionalizimin e mëtutjeshëm të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër. Ai u ka kërkuar biznesmenëve që të hapin një zyrë dhe krijimin e një strukture administrative të Rrjetit të Bizneseve. “Rrjeti përbën dëshmi që në një hark kohor më pak se dy dekada njerëzit tanë kanë arritur që nga punëtorët në kompanitë zvicerane, të shndërrohen në udhëheqës e pronarë të kompanive të tyre në Zvicër”, tha Kuleta.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër është themeluar në vitin 2013, si organizatë e parë e pavarur jopolitike dhe joprofitabile, si urë lidhës e bizneseve të diasporës me vendlindjen.Tashmë funksionojnë 26 rrjete biznesesh të shqiptarëve në tërë botën.

Bardhyl dhe Maria Coli, kandidatë për çmimin më të madh zviceran për hotelieri

 

Nga 97 kandidatura, juria ka zgjedhur 14 projekte për çmimin e sivjetshëm për turizëm, “Milestone Tourismuspreis”, shkruan luzernerzeitung.ch. Ky është çmimi zyrtar i hotelerisë zvicerane. Është i dotuar me 32500 franga dhe ndahet në Bernë më 15 nëntor.

Në mesin e të nominuarve është edhe projekti i udhëhequr nga hotelieri i suksesshëm shqiptarozviceran Bardhyl Coli dhe partnerja e tij, Maria, përcjell albinfo.ch. Ai është nominuar për kategorinë inovacionit, sepse edhe mënyra e punës së hoteleve që menaxhon çifti, është mjaft inovative.

Ka afër dy vjet që Maria dhe Bardhyl Coli e drejtojnë hotelin Viznauerhof në Vitznau  gjatë verës dhe hotelin Waldhotel në Davos, gjatë dimrit. I gjithë personeli e ndërron vendin e punës në varësi nga sezoni: gjysmë viti në Vitznau dhe gjysmën tjetër në Davos.

E veçanta në këtë rast është se dy hotelet kanë pronarë krejt të ndryshëm dhe krejtësisht të pavarur nga njëri tjetri, shkruan albinfo.ch. Vetëm të punësuarit dhe çifti i drejtorëve janë lidhja në mes të dy firmave, të cilët kështu kanë mundësi t`i shfrytëzojnë resurset në mënyrë optimale.

Kjo shpërndarje e bashkëpunëtorëve mund të bëhet e ardhmja e të gjitha ndërmarrjeve sezonale hoteliere ndërsa hotelet e përmendura janë avangardë në këtë drejtim.

Bardhyl Coli pak vite më parë qe zgjedhur si drejtori më i ri dhe i suksesshëm i një hoteli luksoz në Zvicër.

“Njëri për të dytë, të dytë për njërin, Maria dhe Bardhyl Coli, Hotel Vitznauerhof dhe Waldhotel Davos” është motoja e çiftit të nominuar për shpërblim.

Bashkatdhetari nga Zvicra e bën Skromën fshat turistik

Investimi i një bashkatdhetari nga Zvicra është konkretizuar sot në fshatin Skromë të Vushtrrisë, duke rikthyer një fshat gati të humbur, në një qeder turistike. Përurimi i këtij fshati turistik u bë në prani të ministrit të Diasporës, Valon Murati, kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Kanada, Naser Berisha dhe përfaqësuesve të Komunës së Vushtrrisë.

Në këtë fshat ka investuar afaristit shumë i suksesshëm nga Zvicra, Femzi Braha. Në fjalën e hapjes, Braha tha se qëllimi kryesor i investimit të tij në fshatin Skromë ka qenë t’ia kthejë gjallërinë kësaj zone përmes rritjes së frekuentimit në këtë pjesë dhe punësimit të banorëve të kësaj zone.

Ndërkaq, ministri Murati, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi se diaspora përbën mundësinë më të madhe të vendit tonë për të sjellë investime serioze, dije, kulturë dhe disiplinë pune në Kosovë.

“Sa herë flasim për investimet nga jashtë, jam i vetëdijshëm se vija e parë e frontit janë njerëzit tanë nga diaspora, të cilët kanë ardhur dhe po vazhdojnë të vijnë, me gjithë vërejtjet që mund t’i kenë. Në këtë mënyrë, ata po e ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës në kohën më të nevojshme për të”, u shpreh Murati, duke ofruar mbështetje të plotë për të gjithë investitorët nga diaspora.

Në emër të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, të pranishmit i përshëndetën edhe Naser Berisha, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Kanada, dhe përfaqësues nga Komuna e Vushtrrisë.