Futboll
Taulant Xhaka zbulon ëndrrën që dëshiron ta realizojë bashkë me vëllain, Granitin
“Një ditë do të punojmë Graniti si trajner në FC Basel, unë si ndihmës trajner i tij”

Skuadra zvicerane FC Basel humbi një legjendë. Taulant Xhaka e mbyll karrierën në verë. Arsyet dhe planet e tij për të ardhmen janë me vëllain Granit Xhaka, përcjell albinfo.ch.
Ëndrra e tij e madhe si futbollit nuk u realizua, të luajë sërish për FC Baselin me vëllain e tij. Kjo nuk ishte vetëm ëndrra e Taulantit, ishte edhe e Granitit. Dhe kjo ishte ëndrra e shumë tifozëve të FCB.
“Sigurisht që jam i trishtuar. Ishte një ëndërr e imja. Por jam i lumtur që tani filloj një kapitull të ri, atë të punës së trajnerit. Ku i dihet, ndoshta një ditë do të punojmë Graniti si trajner në FC Basel, unë si ndihmës trajner i tij”, ka thënë Xhaka për mediumin zviceran “90min”.
Nga njëra anë është licenca e trajnerit dhe ëndrra për të qenë dyshe trajnerësh me vëllain Granitin. Por edhe Xhaka thotë se mezi pret të kalojë kohë me familjen dhe fëmijët.
“FC Basel më ofroi mundësinë për të qëndruar në klub. Por kam nevojë për distancë”, tha Xhaka.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri Një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përfshi nga flakët të shtunën në orët e...
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime