Kosova
Sunny Hill Festival nominohet për 2 çmime nga European Festival Awards
Sunny Hill është në garë me disa nga festivalet më të mëdha evropiane të muzikës.
Best Medium-Sized Festival (për Sunny Hill Festival në Prishtinë) dhe Best New Festival (për Sunny Hill Tiranë), janë dy kategoritë në të cilat është nominuar Sunny Hill Festival nga European Festival Awards për vitin 2022
Sunny Hill është në garë me disa nga festivalet më të mëdha evropiane të muzikës, për kategorinë e çmimeve në të cilat është nominuar. Mirëpo gjasat për të dalë fitues në cilëndo kategori i ka shumë të mira, marrë parasysh publicitetin e madh ndërkombëtar, me rreth 6,000 publikime në media dhe mbi 1,000 të huaja, si dhe numrin e madh të pjesëmarrësve në festivalet e Prishtinës dhe Tiranës, si dhe emrat që ka arritur t’i sjellë në të dy kryeqytetet gjatë këtij viti, e ku përfshihen Dua Lipa, J Balvin, Afrojack, Hardwell, Diplo, Skepta, AJ Tracey, DJ Regard, Mahmood, Fedez dhe emra të tjerë të rëndësishëm, përcjell Albinfo.ch.
Tani, audienca mund ta bëjë dallimin përmes votimit të Sunny Hill Festival për kategoritë në të cilat është nominuar nga European Festival Awards. Të dy kategoritë janë në listën e njëjtë.
Hapat për votim janë të thjeshtë:
Klikoni në link https://bit.ly/3UW7lB2
Votoni në pyetjet numër 2 dhe numër 5 (pyetjet e tjera nuk janë të detyrueshme të plotësohen).
Shkruani emrin, shtetin & email, adresën tuaj dhe klikoni DONE.
Çdo votë për Sunny Hill ka rëndësi, prandaj festivali ka ftuar të gjithë për mbështetje në mënyrë që të arrijë fitoren, në të dyja kategoritë.
European Festival Awards ka 16 kategoritë e çmimeve të cilat i vlerësojnë arritjet e organizatorëve në këtë fushë dhe nderojnë festivalet dhe individët që tejkalojnë kufijtë dhe pengesat në shumë aspekte shoqërore, përfshirë shëndetin dhe sigurinë, ndërgjegjësimin e progresin social dhe qëndrueshmërinë./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor Marrëveshja me katër shtetet e EFTA-s synon të lehtësojë tregtinë dhe të hapë mundësi të reja... -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime













