Futboll
Shaqiri, ‘10’-shi i Zvicrës
Pas largimit të Blerim Xhemailit, Xherdan Shaqiri pritet të luajë pas sulmuesve
Vlera e Xherdan Shaqirit në ekipin e Zvicrës është e madhe. Pasi Blerim Xhemaili nuk është grumbulluar, është e qartë se Xherdan Shaqiri do të luajë rolin e numrit 10 në fushë, shkruan ‘Blick’.
Ndeshja ndaj Islandës në Ligën e Kombeve që do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:00, do të jetë e 75-të për Shaqirin me fanellën e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Si numër 10 në fushë, ai do të ketë shumë liri. Gjithashtu ka lindur më 10.10. Me 21 gola, ai është shënuesi më i mirë në skuadër, derisa Haris Seferoviq është i dyti me 12 gola, në ekipin aktual.
Ekspertët pajtohen se Shaqiri duhet të jetë ‘10’-shi i Zvicrës. Ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ishte shprehur se pozita më e mirë e Shaqirit në fushë është 10-shi.
Gjithashtu edhe ish-trajneri i Zvicrës, Rolf Fringer, pajtohet plotësisht. Shaqiri duhet të luajë pas sulmuesve. Do të ketë më shumë hapësirë dhe mund të japë më shumë.
Ndeshja debutuese e tij ishte në mars të vitit 2010, gjithashtu me datë 10.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet











