E-Diaspora
Samiti i Diasporës: Hapa për votimin e diasporës
Gjatë Samitit një hap shumë i rëndësishëm përpara u hodh në kuadër të së drejtës së votës
Në Samitin e Dytë të Diasporës u hodhën hapa konkretë për të realizuar votimin në distancë, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, çka do të bëjë të mundur përfshirjen aktive të Diasporës në jetën tonë publike.
Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh në një konferencë për shtyp se “gjatë Samitit një hap shumë i rëndësishëm përpara u hodh në kuadër të së drejtës së votës”.
Ky, theksoi Spiropali, “është një angazhim kyç i kësaj mazhorance, e cila është e para dhe e vetmja që është zotuar për të bërë realitet votën për bashkëkombësit tanë në botë”.
Spiropali theksoi se, “gjatë Samitit u nënvizua gjithashtu domosdoshmëria e zbatimit konkret të së drejtës së votës në Kosovë, ku parashikimet ligjore e njohin këtë të drejtë, por për arsye të ndryshme ende nuk është e mundur të implementohet”, transmeton “ATSH”.
“Jemi të kënaqur që pas disa viteve punë Shqipëria është sot shumë më pranë realizimit të kësaj të drejte”, tha Spiropali, duke shtuar se, “që prej muajit korrik të vitit të kaluar ministri Majko ka depozituar, në Kuvend një dokument të detajuar me sugjerimet përkatëse për hapat që duhet të ndiqen për lejimin e votës së emigrantëve”, përcjell albinfo.ch.
“Për fat të keq bllokimi Kuvendit nga opozita e ka bërë të pamundur debatimin e kësaj teme me rëndësi kombëtare. Ndaj gjejmë rastin që t’i bëjmë thirrje e njëkohësisht t’i theksojmë se mbetemi shpresëplotë që opozita të marrë seriozisht këtë çështje duke e bërë pjesë të bisedimeve të reformës së ardhshme zgjedhore”.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











