Ilir Azemi
Sport
Rikthehet Ilir Azemi
Ilir Azemi po i rikthehet sërish fushes së gjelbër. Pas aksidentit me veturë në verën e vitit të kaluar në Gjermani, ku ai mëzi kishte shpëtuar i gjallë, sulmuesi i Kosovës ndihet shumë mirë dhe ka filluar përgatitjet për rikthimin e tij në fushë.
23 vjeçari që është pjesë e ekipit të Gurther Furthit me anë të faqes së tij në “Facebook”, ka njoftuar se prêt gjatë këtij viti të rikthehet sërish në fushë.
““Pas shtatë javësh rehabilitimi, po shkojmë në rrugën e duhur. Këto janë rezultate mjaft pozitive, të arritura dhe projekti ‘Rikthimi 2015’ po afron”, ka shkruar futbollisti i Greuther Furthit”, përcjell “albinfo.ch”.
Kontrata e Azemit me Greuther Furthin skadon më 30 qershor, prandaj ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë me klubin. Megjithatë i lumtur për rikthimin e tij janë shprehur edhe drejtuesit e Greuther FUrthit.
“Ne jemi shumë të lumtur që Iliri është duke bërë progres të madh, por nuk kemi nënshkruar ende asgjë”, tha menaxheri i skuadrës, Majkëll Mutzel, për gazetën “bild”, transmeton
“albinfo.ch”.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
















