Integrimi
Restoranti shqiptar “Illyria Grill” rikthehet në Schafisheim AG
Pronari i restorantit, Musa Komani, nga Gjakova tregon për albinfo.ch se si ka marrë guximin të “shqiptarizojë” restorantin në zemër të Aargaut

Restorant “Illyria Grill” ishte një ndër restorantet e njohura në qytetin e Cyrihut. Tashmë është rikthyer jo larg Cyrihut, në Schafisheim, Aargau. Gatimet tradicionale shqiptare që ju kanë munguar, pikturat me figura të historisë shqiptare që veshin muret e restorantit i japin një frymë karakteristike ambientit dhe një ndjenjë të veçantë secilit që viziton restorantin “Illyria Grill”.
Pas Cyrihut, pronari i restorantit, Musa Komani, nga Gjakova e Kosovës, ka marrë guximin të “shqiptarizojë” restorantin në zemër të Aargaut, në kështjellën e vjetër shumëvjeçare Eintracht.
“Mikpritja është pjesë e traditës shqiptare, prandaj unë nuk e fsheh identitetin tim”, përgjigjet me krenari Musa Komani, i cili nga viti 2000 merret me gastronomi në Zvicër.
Ëndrra e realizuar për një restorant tërësisht shqiptar
Vetë ai ka filluar biznesin në gastronomi në restoranin “Salmen” ku ka punuar deri në vtin 2015, pastaj restorant pas restoranti, herë në Cyrih e herë në Basel arriti të merrte në pronësi restorantin e famshëm “Churrasco” dhe të realizonte ëndrrën për një të këtillë si “Restorant Illyria Grill”, me gatime tipike shqiptare.
Këtu mund të porositësh ushqime, si “sallatë çobane”, ose “tavë elbasani”, apo “qebapa në tavë”, leqenik, fli, ushqime të ndryshme dhe gatesa të tjera që së fundi mund t`i kesh shijuar vetëm kur ke qenë në vendlindje.
Kudo që të ulesh në restorantin “Illyria Grill ”, nga muret rreth e rrotull të shikojnë piktura me motive shqiptare.
“Ne kemi humbur shumë duke fshehur identitetin pas kuzhinave të tjera. Ka restorante që askush nuk e di se pronari dhe kuzhinieri janë shqiptarë”, thotë ai në vazhdim. Ndërsa rreth “Illyria Grill” Komani shprehet: “Ka që thonë se as në Kosovë nuk kanë parë një restoran aq të shqiptarizuar”. Prandaj ai thotë se e ka hapur këtë restorant në mes të Aargaut pikërisht për të treguar se është komplet shqiptar”.
Prandaj, ëndrra e tij për të hapur një restorant shqiptar e ka munduar gjatë gjithë viteve të kaluara në Zvicër.
Edhe zviceranët darkat i bëjnë me tava shqiptare
Shqiptarët shpesh sjellin kolegët e tyre zviceranë dhe krenohen se po i gostisin me gatime të vendit të tyre. “Mysafirët zviceranë janë kureshtarë dhe më pyesin se si kisha guximin për një restorant të këtillë me motive dhe gatime shqiptare”, tregon Musa Komani. Ai këtu punon bashkë me gruan e tij, që sa e sheh në kuzhinë e sheh edhe duke u shërbyer mysafirëve me verë nga Kosova, po edhe me birra “Peja”.
Musa Komani, para se të niste punën me restoranin “Illyria Grill” kishte shëtitur nëpër shumë restorante në Kosovë dhe Shqipëri për të “vjedhur” idetë e tyre të kuzhinës shqiptare. Ai zotohet se do ta ruajë menynë shqiptare dhe nuk do ta ndërrojë me asnjë meny tjetër.
Tashmë tavat që shërbehen në këtë restorant janë bërë të shijshme edhe për zviceranët.
Musa Komani është me rrënjë nga Gjakova, ndërsa kishte migruar në moshën 10-vjeçare në Zvicër.
Foto: Armend Berisha
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje Pas të shtënave tragjike në shkollën e Grazit, zëra të ekstremit të djathtë në Austri po...
-
Austri: Sa po zbatohet vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla?
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Austri: Shpenzimet e shëndetësisë rriten me 8% në 57 miliardë euro në 2024-ën