Lajme
Rajoni kufitar i Bazelit kërkon heqjen e testimit të detyrueshëm
Regio Basiliensis, i cili është i përkushtuar për forcimin e rajonit kufitar trinacional, bën thirrje për heqjen dorë nga një detyrim i përgjithshëm i testit
Zbatimi i regjimit më të rreptë kufitar dhe testimi në kufi, duhet të trajtohet në një mënyrë “të praktikueshme”.
Për një gjë të tillë janë angazhuar të gjitha partitë kryesore zvicerane në një letër drejtuar Këshillit Federal.
Zbatimi sipas vendimit nga qeveria do të sillte trafikun kufitar si dhe hyrjen dhe daljen në Francë dhe Gjermani në një ngërç, njofton Regio Basiliensis.
Autoritetet shëndetësore nuk kanë konstatuar ndonjë numër të dukshëm të infeksioneve që do të shpjegohej me kalimin e kufijve kombëtarë, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, është provuar e dobishme që të mbahen kufijtë e hapur për udhëtarët ndërkufitarë ose për vizitat në familje. Kjo politikë duhet të vazhdohet.
Nëse Gjermania, Franca dhe Zvicra vendosin detyrimin e përgjithshëm për të bërë testin për covid-19 gjatë hyrjeve dhe daljeve nga vendi, duhet të sigurohet që ky regjim i ri të jetë i praktikueshëm dhe të përmbajë një rregullore të veçantë për udhëtarët ndërkufitarë.
Duhet të lejohet miratimi i testeve të pështymës. Testet duhet të bëhen të disponueshme falas, përcjell albinfo.ch. Dhe po ashtu, një test negativ duhet të jetë i vlefshëm për tri ditë. Nuk duhet të ketë pengesa burokratike në pikat kufitare.
Kufijtë e hapur janë një arritje thelbësore e rajonit kufitar trekombësh. Ata janë sinonim për bashkëjetesën, bashkëpunimin, takimet, paqem dhe miqësinë.
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë













