Sport
Nikçi, më meritori për fitoren e FC Zuerich
Në pjesën e dytë, në minutën e 61 shënoi me kokë gol për të ngritur rezultatin 3 me 1
-Në fitoren e FC Zurich-ut si mysafir ndaj Thunit 3 me 2 më meritori ishte Ardian Nikçi i cili u aktivizua nga fillimi i ndeshjes dhe në minutën e 5 asistoi në golin e parë për klubin e tij. Në pjesën e dytë, në minutën e 61 shënoi me kokë gol për të ngritur rezultatin 3 me 1. Në minutën e 62 u ndëshkua me karton të verdhë, kurse u zëvendësua në minutën e 68.
Për Zurichun tërë ndeshjen u aktivizua edhe Admir Mehmedi.
Në anën tjetër për ekipin e Thunit tërë ndeshjen luajti Muhamed Demiri kurse Milaim Rama ende është i lënduar dhe nuk u aktivizua.
-Në barazimin e Lucernit 1 : 1 në ndeshjen si vendës me St Gallenin, ndihmesë të madhe dha edhe Burim Kukeli i cili luajti nga fillimi e deri në minutën e 88 kur u zëvendësua. Për klubin St Gallenit, Kristian Nushi si rezervist u aktivizua nga minuta e 56 kurse në minutën e 70 u ndëshkua me karton të verdhë.
-Lideri i super ligës, Baseli në terenin vendës në praninë e mbi 26 mijë shikuesve shënoi fitore minimale 1 me 0 kundër Neuxhatel Xamaxit. Shënues për vendës ishte Frei. Për FC Basel, tërë ndeshjen luajti Granit Xhaka deri sa Taulent Xhaka qëndroi në bankën rezervë pa u aktivizuar fare. Xherdan Shaqiri për shkak të lëndimit nuk u ftua fare.
-Në ndeshjen Grasshopper–Bellinzona 2 : 2 , për vendës Endogan Adili u aktivizua në minuten e 83 e Amir Abrashi edhe pse ishte rezervë, nuk pati rast të aktivizohet as një moment në lojë.
-Në ndeshjen Sion–Yong Bois nuk u aktivizua asnjë shqiptar.
Chalenge liga-liga e dytë. Armando Sadiku solli fitoren
-Në ndeshjen e ligës së dytë Chiasso-Locarne, Armando Sadiku shënoi golin e fitores në minutën e 63 për Lucarnon. Në fushë qëndroi deri në zëvendësimin e tij në minutën e 75.
-Në ndeshjen Lausanne Sport -Kriens 4 : 1, për mysafirët Gëzim Shala luajti nga fillimi deri në minutën e 70, kurse Genc Mehmeti nuk luajti fare edhe pse ishte rezervë.
-Ifrain Alia luajti tërë pjesën e parë për Willin në humbje 3 me 1 si mysafir kundër FC Vaduzit.
-Në takimin Bien Biele–Wohlen 0: 3, në fitoren e Wohlenit ndihmuan edhe shqiptarët Naim Haziri, Altin Osmani dhe Alban Pnishi.
-Ermin Lenjani shënon gol në minutën e 14 për barazimin e Winterthurit kundër Servetit, i cili luajti deri në minutën e 76.
-Për ekipin Delemont në humbjen 2 : 4 si vendës ndaj Yverdonit, nga minuta e 61 u aktivizua edhe Muharrem Xhaqku.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht














