Integrimi
Nga refugjati enëlarës në afarist të suksesshëm

Kur erdhi në Zvicër, ai nuk kishte asgjë. Arsen Shoshi, kishte migruar si refugjat në mars të vitit 1998 në Cyrih, me aeroplanin e fundit nga Aeroporti i Prishtinës para se të përmbysej gjithçka nga lufta.
Gjakovari, me një garancion tre muajsh merr rrugën e migrimit në Zvicër. Ai shkëputi një kohë kontaktet edhe me familjen, e cila u detyrua të braktiste shtëpinë nga lufta e të ikte në Shqipëri. Babai i Shoshit, ishte detyruar ta mbyllte dyqanin e tij në Skivjan të Gjakovës.
Sot, pas 17 vjetëve, ai është një afarist i suksesshëm dhe mbikëqyrës i të gjitha objekteve të shkollës së njohur “Benedict Schule” në Zvicër.
Shoshi e mban mend kur ishte regjistruar si azilkërkues në një kamp në Kreuzlingen, por atij i buzëqeshi fati të mos qëndronte asnjë ditë aty ngase gjeti strehim te tezja.
Pas shumë insistimeve edhe pse nuk dinte asnjë fjalë gjermanisht, nisi pas tre muajve të punonte si enëlarës në një restorant në stacionin e trenave në Cyrih.
„Isha njëri ndër azilkërkuesit e parë në vitin 98-99 që gjeta punë. Unë kërkoja punë vetëm për të ngrënë dhe veshmbathje por gjeta një punë që më ka siguruar edhe banimin”, kujton Shoshi. Ai, atëbotë kishte vetëm 20 vjet.
Pas një viti si enëlarës bëhet shef servisi
Enëlarja nuk i zgjati shumë, Shoshi pas një viti u bë shef i servisit në të njëjtin restorant i cili ia hapi dyert në kohët më të vështira dhe mbeti në krye të punëtorëve për tri vite me radhë.
„Ishte periudha më e vështirë në jetën time por ia kam arritur falë përvojës time si tregtar në Kosovë. Me familjen time kishim një shitore në Gjakovë, por gjithçka mori fund në luftë”, rrëfen Shoshi.
Për afaristin nga Gjakova, Zvicra në atë kohë i kishte pritur shumë mirë dhe mikpritja e saj për refugjatët nga Kosova ishte e papërshkrueshme, sikur tani që po bën Gjermania me refugjatët nga Lindja. „Shtetit zviceran nuk ia harroj kurrë mikpritjen që ma ka bërë”, thotë tutje Shoshi. “Zvicra edhe më vonë më ka ndihmuar që prindërit e mi ti sjell këtu pa asnjë problem”.
Pas një kohe ai kalon në një firmë ndërtimore të renovimit në të cilën kishte punuar katër vite. Shoshit iu mbyll firma pas katër viteve.
Hapja e firmës dhe lindja e djalit, në vitin 2005
Ishte koha të bënte një kthesë në karrierën e tij. Vendosi që të hapte një firmë private me po të njëjtën veprimtari në vitin 2005, të cilën e menaxhon me sukses edhe sot në Cyrih.
„Suksesi më i madh që kam arritur në jetën time ishte hapja e firmës në të njëjtin vit kur edhe më lindi djali im i dytë, Levini. Dhe prej atëherë nuk jam ndalur asnjëherë me renovimin e brendshëm të shtëpive dhe banesave nëpër Zvicër”, thotë Arsen Shoshi duke treguar për kontaktet e para me shefin e shkollës Benedict Schule.
Shoshi bashkë me vëllanë e tij Arbenin pasi kishte rinovuar shtëpinë e shefit të Beneditiktit në kohë rekorde fitoi besimin që të njëjtën gjë ta bënte edhe në objektin e shkollës Benedict në Cyrih për të mbetur sot e kësaj dite në mbikëqyrje të të gjitha objekteve në Bernë, Lucern dhe St Gallen.
Përveç kësaj vëllezërit Shoshi po lehtësojnë qasjen e nxënësve shqiptarë në shkollat e Benediktit. Arseni është përgjegjës për nxënësit që vijnë nga Kosova për të ndjekur shkollimin në hotelieri në BHMS në Lucern.
Sipas Arsenit, suksesi në Zvicër arrihet vetëm me punë dhe sinqeritet por në rastin e tij duket se i kishte buzëqeshur edhe fati.
Mikpritje e përzemërt e Zvicrës për refugjatët nga Kosova
Zvicra në atë kohë i kishte pritur shumë mirë dhe mikpritja e saj për refugjatët nga Kosova ishte e papërshkrueshme, sikur tani që po bën Gjermania me refugjatët nga Lindja. „Shtetit zviceran nuk ia harroj kurrë mikpritjen që ma ka bërë”, thotë tutje Shoshi. “Zvicra edhe më vonë më ka ndihmuar që prindërit e mi ti sjell këtu pa asnjë problem”.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”