Lajme
Nga nesër rikthehet vala e të nxehtit në Zvicër, temperaturat pritet të arrijnë deri në 39 gradë
Meteorologët paralajmërojnë ditë përvëluese deri javën e ardhshme, ndërsa rreziku nga zjarret mbetet në nivelin më të lartë në disa rajone alpine.
Zvicra po përgatitet për një tjetër valë të fortë të të nxehtit, e cila pritet të nisë nga dita e nesërme dhe të zgjasë të paktën deri të hënën e ardhshme, transmeton albinfo.ch.
Sipas meteorologut Mickhael Schwander nga MeteoSwiss, temperaturat maksimale pritet të arrijnë 38 deri në 39 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.
Aktualisht nuk është ende e qartë se sa do të zgjasë kjo periudhë me temperatura ekstreme, por MeteoSwiss nuk përjashton mundësinë e një kulmi të ri të vapës edhe në fund të javës.
Ndërkohë, për shkak të thatësirës së vazhdueshme, rreziku nga zjarret ka arritur nivelin më të lartë në disa rajone alpine dhe mbetet i lartë në pjesën më të madhe të Zvicrës.
Si masë parandaluese, autoritetet kanë ndaluar ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura në shumë kantone dhe po intensifikojnë masat për parandalimin e zjarreve, një strategji që deri tani ka ndihmuar në kufizimin e numrit të vatrave të zjarrit pavarësisht kushteve gjithnjë e më të nxehta. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë Sportistja me origjinë nga Lezha fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror WUKF 2026, duke u... -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027 -
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më i riu ishte futur në bagazh -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave













