Lajme
Në St. Gallen është prezantuar projekti fitues i xhamisë 15-milionëshe
Ky do të jetë projekti më i madh i shqiptarëve që jetojnë në Zvicrën lindore. Objekti në përgjithësi do të ketë një hapësirë prej 1 mijë metrave katrorë dhe do të jetë e ndarë në disa pjesë për shërbime të nevojave të besimtarëve. “Nga katër projekte konkurruese, më së shumti vota ka marrë projekti i arkitektit Muhamed Agushi”, tregon Ajrullai. Xhamia do të ndërtohet përballë rrugës që shpie në qendër të qytetit St. Gallen, në Fürstenlandstrasse.
Për pjesën qendrore të faljeve, të ndarë për burra dhe gra, është paraparë një hapësirë e përgjithshme rreth 500 metra katrorë. Objekti do të jetë i pajisur me kafiteri për të dy gjinitë dhe do të ketë hapësira të tjera afarizmi, të cilat do të jenë në shërbim të shoqërisë. Kështu e me këtë ide është prezantuar objekti fetar para një numri të lartë të besimtarëve dhe përfaqësuesve fetarë të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Kroacia dhe Turqia.
I pyetur si financohet projekti, kryetari i xhamisë EL-Hidaje thotë se xhamia do të financohet përmes donacioneve. “Parcella për ndërtimin e xhamisë që kap vlerën 5 milionë është siguruar nga anëtarë të xhamisë”, tregon kryetari i xhamisë, Sadush Ajrullahu.
“Vlera e ndërtimit të xhamisë kap vlerën e rreth 10 milionë frangave. Ne kemi arritur të mbledhim deri në 2.5 milionë përmes donatorëve”, zbulon për albinfo.ch kryetari i xhamisë El-Hidaje, Sadush Ajrullai.
St. Galleni ka dy xhami shqiptare. Organizatorët shpresojnë të bashkohen në një xhami, për të pasur një qendër të vetme fetare të komunitetit musliman shqiptar të qytetit St. Gallen.
Imami Mehas Alija ka mbi 10 vjet që drejton xhaminë El-Hidaje, ai do veçonte si sukses të punës së tij realizimin e projektit të xhamisë së re dhe bashkimin e xhamive shqiptare në Zvicër.
I pyetur cilën rrugë te islamit ndjekin, imami Alija thotë se ndjekin islamin mesatar që promovon paqe e harmoni. “Ne medojmë që ndjekim vijën mesatare të islamit që promovon paqen, tolerancën e harmoninë. Një islam që respekton lirinë e shprehjes e besimit. Tek shqiptarët nuk ka pasur vend radikalizmi, ekstremizmi dhe për ne është e panjohur një gjë e tillë».
Për ndërtimin e xhamisë së re, imami Alija thotë se kanë bërë disa hapa shumë të rëndësishëm. «Sonte po shpalosim projektin fitues që ka ardhë si rezultat i votimeve të besimtarëve. Xhaminë e shoh si një shtëpi multufunksionale, me hapësira për të gjithë dhe jo vetëm për muslimanët. Ka ardhë koha që ne të ndërtojmë xhami që duken e që janë të hapura për vizitorë e në shërbim të të gjithë qytetarëve».
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja














