Futboll
Në Federatën zvicerane flasin për portierin e përfaqësueses së Kosovës
Amir Shaipi ka luajtur për U20 dhe U21 të Zvicrës
Së fundmi, Amir Shaipi është emëruar si portier i përfaqësueses së Kosovës në futboll, përcjell albinfo.ch.
Shaipi, që ka rrënjë nga Kosova, ka luajtur për U20 dhe U21 të Zvicrës. Me shpresat helvetike ishte në Kampionat Evropian, verën e kaluar. Te Zvicra U21 ishte portier i parë, por aktualisht nuk është opsion për përfaqësuesen A të Zvicrës. Dhe sipas mediave zvicerane, ai ka vendosur të bëhet pjesë e Kosovës.
FFK-ja shumë vjet më parë kishte kontaktuar Shaipin. Por ai kishte vazhduar me të rinjtë e Zvicrës. Tani, në moshën 24-vjeçare dhe pa perspektivë të sigurt te Zvicra, ai ka vendosur të bashkohet me Kosovën. Njëjtë kanë vepruar shumica e lojtarëve të Kosovës.
Drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka thënë se para Shaipit, sa i takon vendit te Zvicra, janë katër portierë.
“Për momentin hierarkia sa i takon portës është e qartë. Para tij janë Kobel, Mvogo, Omlin dhe Koehn, të gjithë aktivë në ligat e mëdha evropiane”, ka thënë Tami për televizionin zviceran.
Ai ka thënë se konkurrenca mund të ketë luajtur rol në vendim, njëjtë si dëshira e lojtarët për t’u paraqitur menjëherë në nivelin ndërkombëtar.
“Është e vërtetë që ai nuk do ta kishte marrë menjëherë këtë mundësi me ne. Por dera jonë do të mbetej gjithnjë e hapur. Do të varej edhe nga përparimi në edicionet e ardhshme dhe dëshira e tij për të qenë pjesë e grupit. Ne kemi përsëritur interesimin tonë për të pak para Kampionatit Evropian”, ka theksuar Tami.
Për të bërë një përshkrim më të mirë të situatës, Tami ka përmendur rastin e Berat Gjimshitit. Ai luajti për të rinjtë e Zvicrës e te seniorët iu bashkua Shqipërisë. Tani Gjimshiti është kapiten i kuqezinjëve dhe luajti në Euro 2024. Te Shqipëria është lider i rëndësishëm.
“Unë isha trajner i tij te Zvicra U21 dhe në atë kohë askush, me gjasë as vet ai, nuk ka menduar se mund të arrijë nivelin që e ka arritur sot me Atalantan. Nëse do të mendonte se do të bëhej njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie A, ndoshta do të zgjedhte Zvicrën para Shqipërisë, pikërisht pasi kjo do t’i jepte mundësinë të paraqitej në ngjarje të mëdha”, ka thënë Tami.
Sipas televizionit zviceran, ka të bëjë me mundësitë por edhe me vullnetin, edhe në rastin e Shaipit.
“Të veshësh fanellën tonë kushti thelbësor mbetet një, ai i besimit për të arritur një objektiv që e dëshiron fort. Nëse ka aspekte të tjera që hyjnë në lojë, atëherë është më mirë të vendosni ndryshe”, ka theksuar Tami.
I përballur me konkurrencë të madhe, Shaipi duket që nuk ka pasur më dëshirë ta presë Zvicrën. Dhe me gjasë prej ndeshjeve të këtij muaji do të jetë te Kosova.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












