Skip to content

Kushtet e Përdorimit

Përditësuar:

Mirësevini!

Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni albinfo.ch dhe shërbimet e tona të tjera, ku në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”.
Ne kemi hartuar këto kushte të përdorimit (të cilave do t’i referohemi si “Kushtet”) ashtu që të njoftoheni me rregullat të cilat definojnë marrëdhënien tonë me ju. Edhe pse jemi munduar që kjo rregullore të jetë sa më e kuptueshme, në të do të hasni edhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është se formojnë nenet e kontratës ligjore ndërmjet juve dhe albinfo.ch kështuqë ju sugjerojmë që t’i lexoni me kujdes.

Duke shfrytëzuar shërbimet tona, ju pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto Kushte, në të kundërtën me mirësi ju lusim të mos i përdorni shërbimet tona.

Në kuadër të këtyre Kushteve, termet “JU” apo “përdorues” apo “blerës” nënkuptojnë entitetin apo individin i cili përdor shërbimet tona, ndërsa “NE” apo “tona” apo “albinfo.ch” nënkupton albinfo.ch., dega në Zvicër, dhe “palët” nënkuptojnë JU dhe albinfo.ch.

Privatësia

Ju lutem lexoni me kujdes Politikën e Privatësisë të publikuar në ueb faqen tonë në Albinfo.ch. Politika e Privatësisë është pjesë integrale dhe e pandashme e Kushteve

Të drejtat e autorit

Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të drejtat e autorit dhe angazhohemi që këto të drejta të respektohen në tërësi
E gjithë përmbajtja e përfshirë, e vënë në dispozicion apo e plasuar përmes ndonjë shërbimi tonë, siç mund të jenë por pa u limituar: ndonjë tekst, grafike, llogo, imazh, audio klip, shkarkime digjitale, të dhëna të grumbulluara dhe/apo softuere janë pronë e jona, apo e kontraktorëve tanë dhe mbrohen me ligjin mbi të drejtat e autorit të Republikës se Kosovës, ligjet ku operon apo ushtron aktivitetin Albinfo dhe normat ndërkombëtare për të drejtat e autorit.
Nëse gjatë shfrytëzimit të shërbimeve tona vëreni se ndonjë e drejtë e autorit është cenuar ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni përmes të dhënave të kontaktit të publikuara në ueb faqen tonë.

Markat Tregtare

Marka e jonë tregtare është e mbrojtur me ligj. Asnjë person fizik apo juridik, gjatë aktiviteteve të tyre tregtare nuk mund të shfrytëzojë
ghostwriter ndonjë shenjë që në masë substanciale është identike, ose e ngjashme me markën tone tregtare. Shfrytëzimi i pa-autorizuar i markës tregtare konsiderohet si shkelje e të drejtave pronësore mbi markën e regjistruar tregtare.

Përmbajtja e te tjerëve

Në shërbimet tona një pjesë e konsiderueshme e përmbajtjes vjen nga përdoruesit, publikuesit, dhe palëve te treta. Edhe pse ne mundohemi që të rishikojmë përmbajtjet kohë pas kohe, ne nuk e bëjmë këtë për të gjitha faqet, dhe si rezultat nuk mundemi dhe nuk dëshirojmë të marrim përgjegjësi për çfarëdo lloj përmbajtje që vjen nga të tjerët nëpërmjet shërbimeve tona.

Komunikimi Elektronik

Ju pajtoheni që të komunikoni me ne në mënyrë elektronike, përmes e-mailit, teksteve, njoftimeve, mesazheve apo përmes shërbimeve të tjera. Ju mund të ruani kopjet e këtyre komunikimeve për nevoja tuaja. Ju pajtoheni se të gjitha marrëveshjet, njoftimet, shpalosjet, dhe komunikimet e tjera që ne ju ofrojmë juve në mënyrë elektronike janë valide dhe të plotëfuqishme dhe janë ekuivalente me komunikimet me shkrim.

Modifikimi i sherbimeve

Ne rezervojmë të drejtën që në çdo kohë dhe pa ndonjë njoftim paraprak të ndryshojmë, përmirësojmë, kufizojmë ose ndërprejmë përkohësisht apo përfundimisht ndonjë nga shërbimet ose pjesë të këtyre shërbimeve, apo pjesë të funksioneve të këtyre shërbimeve, përfshirë aplikacionet e lansuara. Për më tepër ne rezervojmë të drejtën për të prezentuar apo futur në funksion veçori ose aplikacione të reja për të përmirësuar shërbimet e tona.

Përshkrimi i produktit –albinfo.ch

Ç’është albinfo.ch ?

Albinfo.ch është një strukturë private e pavarur, projekt medial në internet. Ajo propozon një botim të përditshëm falas në shqip të lajmeve rajonale dhe nacionale të Zvicrës, si dhe një sërë të shërbimeve në adresë të popullës shqiptarë në Zvicër.

Shumica e seksioneve të platformës janë të përkthyera në gjermanisht dhe në frëngjisht. Albinfo.ch është një platformë e informacioneve, kontakteve, shkëmbimesh dhe shërbimesh e drejtuara kryesisht ndaj popullës shqiptarë në Zvicër, ndaj zviceranëve të interesuar për kulturat e Ballkanit, si dhe ndaj diasporave shqiptarë të interesuar për situatën në vendet e prejardhjes. Objektivi i saj është promovimi dhe kyçja socio-politike e popullsive shqiptarë në mjedisin ku jetojnë, si dhe nxitja e mirëkuptimit të ndërsjellë.

Albinfo.ch vetëfinanciohet përmes reklamave, publireportazheve, eventeve të biznesit dhe aktiviteteve të tjera, ndërsa vija editoriale mbështetet në vlerat e qytetarisë, objektivitetit, dialogut, zhvillimit të vazhdueshëm dhe mirëkuptimit.

Si platformë mediale, Albinfo.ch ka për qëllim të përgjigjet në mënyrë konkrete ndaj nevojave specifike të popullsive shqiptarë përmes informatave dhe shërbimeve cilësore në shqip, gjermanisht dhe frëngjisht. Ajo mendon të kuptuese preokupimet me të cilat ballafaqohen këto popullata në lidhje me vendin e tyre të prejardhjes dhe vendin pritës, si dhe të nxisë mendimet me qëllim përforcimit të burimeve personale dhe shoqërore të imigrantëve shqiptarë në Zvicër, të qytetarëve zviceranë dhe të institucioneve të cilat janë në kontakt të rregullt me këto popullata.

Albinfo.ch synon të krijojë një hapësirë lirie për gruan në diasporat shqiptarë, me qëllim që ajo të luajë një rol më të rëndësishëm në procesin e integrimit dhe të zhvillimit të vendit të saj të prejardhjes. Informatat dhe shërbimeve drejt gruas janë objekt i një përkujdesje të veçantë.

Albinfo.ch nxitë zhvillimin e Ballkanit përmes përforcimit të resurseve sociale të diasporave në projekte investimi në vendet e prejardhjes.

Misioni i albinfo.ch

Si strukturë private e pavarur, Albinfo.ch përqendron misionin e saj në dy dimensione themelore, të pandara dhe reciprokisht të kushtëzuara:

a) Qytetaria dhe integrimi harmonik i personave dhe popullatave shqiptare në Zvicër

Albinfo.ch shërbejë si një mjet profesional komunikimi, duke siguruar qasje të lirë dhe praktike në informacione, si dhe shërbime cilësore dhe të paanshme. Përmes këtij mediumi, synohet të kuptohen dhe artikulohen preokupimet e afërta të popullës shqiptare në lidhje me aspekte të ndryshme të jetës së përditshme në Zvicër, përfshirë përfshirjen politike në shoqërinë zvicerane, sfidat e integrimit (familjare dhe ndërgjeratash), raportin me kulturën e prejardhjes, pozitën e gruas, konfliktet shoqërorë, çështjet arsimore, kyçjen socioprofesionale dhe shëndetesinë.

b) Zhvillimi i vendeve të prejardhjes të migrantëve nga Ballkani

Albinfo.ch synon të theksojë lidhjen mes migrimit dhe zhvillimit, duke ndërtuar baza informative mbi aktorët ekonomik dhe sociokulturorë të diasporës shqiptarë në Zvicër. Strukturja nxitë një mendim të sinqertë mbi potencialin që përfaqëson diaspora si forcë shtytëse për zhvillimin e vendeve të prejardhjes.

Integrimi dhe zhvillimi: dimensione të pandashme

Këto dy dimensione janë të pandara sepse janë reciprokisht të kushtëzuara. Maksimizimi i ndikimit të diasporës në zhvillimin e vendit të prejardhjes varet nga shkalla e përfshirjes socioekonomike dhe kulturore në vendin e pritjes. Reciprokisht, evoluimi i situatës në vendet e prejardhjes e influencon padyshim procesin e integrimit në Zvicër.

Grupet shënjestër

Albinfo.ch ka për qëllim të ofrojë informata dhe shërbime, në mënyrë të pa diskriminuar, ndaj personave dhe popullatave shqiptare si dhe ndaj të gjitha kategorive të personave, qofshin ato migruese (me qëndrim me kohëzgjatje, refugjatë ose persona të pranuar përkohësisht) apo zvicerane. Kjo platformë synon të jetë në shërbim sikurse për gjeneratat e para të migrantëve ashtu edhe për të dytat (secondo),poze haioase por po ashtu edhe në shërbim të rrjeteve asociative si dhe institucioneve zvicerane që punojnë me këto popullata migruese si dhe me rajonin e Ballkanit.

Plotësim-Ndryshimet e kushteve

Ne, në vazhdimësi përmirësojmë shërbimet ekzistuese, si dhe ofrojmë shërbime të reja. Kjo do të thotë që mund të shtojmë funksionalitete të reja, produkte apo shërbime, apo t’i ndalim ato. Ne, mund të ndërmarrim cilin do veprim në çfarëdo kohe dhe mund të mos jemi në gjendje t’ju njoftojmë paraprakisht.
Ne shpresojmë qe ju do të përdorni përgjithmonë shërbimet tona.

Zgjidhja e MOSMARRËVESHJEVE dhe ligji i aplikueshem

Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim që del nga apo në lidhje me këto kushte, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose jo-vlefshmërinë e këtyre Kushteve, do të zgjidhet me arbitrazh në kuadër të ligjit të aplikushëm në Zvicër.