Kosova
Kryetari i këtij qyteti në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria
Kryetari i qytetit të Nagoldit të Gjermanisë, Jürgen Großmann, ka folur për kontributin e shqiptarëve në zhvillimin e qytetit dhe iniciativat që mund të forcojnë lidhjet/binjakëzimin në fushën kulturore dhe ekonomike midis qytetit të Nagoldit dhe qyteteve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në intervistën e tij për KP, ai ka thënë se një binjakëzim/ bashkëpunim i tillë mund të sjellë përfitime të ndërsjella dhe të hapë dyer për projekte të reja që do të ndihmojnë në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mirëqenien e komuniteteve përkatëse.
“Një gjë e mirë do të ishte sikur të kishim një familje në Nagold, një familje kosovare, por familje që ka rrënjë këtu. Dhe ata duhet te vijnë nga një qytet me përmasa të ngjashme me Nagold. Kështu që temat të ishin ndoshta të krahasueshme e të ngjashme, dhe ndoshta një qytet që do të kishte pak sfond turistik sikurse Nagold. Po, mund ta imagjinoja shumë mirë. Kështu që do të isha i gatshëm të diskutoja me kolegë nga Shqipëria/Kosova dhe me kryetarët e bashkive nëse mund të konsiderohet një partneritet i tillë. Por, në mënyrë ideale, iniciativa do të duhej të vinte nga njerëzit që janë këtu”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket rolit të shqiptarëve në qytetin e Nagoldit, ai ka thënë se në kuadër të komunës ka një Bord Këshillimor të Integrimit, në të cilin janë të përfshirë edhe shqiptarët.
“Ekziston Bordi Këshillimor i Integrimit. Në këtë kuadër ju mund të jepni disa këshilla si shqiptarë, dhe në këtë kontekst mund të vijnë reagime të tilla ose mund të organizojmë një event ku shqiptarët do të thonë, për shembull, ne tani do të donim të kishim një tjetër bisedë për ekzistencën tonë këtu në Nagold dhe kemi synimin të iniciojmë një partneritet midis Nagold dhe një qyteti shqiptar”, ka shtuar tutje ai.
“Ajo që është e rëndësishme është të jesh plotësisht i pavarur. Ne njihemi prej shumë vitesh, pavarësisht zgjedhjes sime. Interesi im kryesor është që njerëzit të integrohen në qytetin tonë. Fakti që ne kemi një marrëdhënie të mirë dhe vullneti vjen edhe nga ana ime, mbështetja dhe ftesa për t’u përfshirë në ndikimin ne qytet. Ky vullnet është i plotë, pavarësisht nëse zgjidhem unë apo jo, dhe kjo është detyra ime, por mendoj që jam plotësisht i pavarur prej tij procesi”, ka thënë ai.
I pari i këtij qyteti ka vlerësuar kontributin e shqiptarëve për qytetin e Nagoldit dhe Shoqatën Kulturore Shqiptare që drejtohet nga Zeqir Gashi.
“Dëshiroj në veçanti t’ju falënderoj, Shoqatën Kulturore shqiptare- Nagold dhe familjen Gashi. Ju si familje Gashi, jeni shembull i mirë se si të përfshiheni si një person i integruar dhe më pas edhe profesionalisht në këtë mënyrë dhe të jeni të suksesshëm dhe shpresoj shumë që të mund t’i integrojmë shqiptarët e tjerë në këto mënyrë. Dhe besoj se shqiptarët do të ndihen shumë rehat në Gjermani, idealisht do të bëhen shtetas gjermanë dhe kështu do të kenë të gjitha të drejtat dhe detyrimet. Pastaj integrimi ishte i suksesshëm. Në këtë mënyrë i bindëm evropianët se ky duhet të jetë qëllimi ynë. Faleminderit shumë, përshëndetje të gjithë shqiptarëve nga unë”.
E-Diaspora
-
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president Inicohet peticion nga diaspora për kandidimin e Murat Jasharit për president... -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave -
“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër: një fundjavë kulturore e pasur me dialog dhe interaktivitet
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj












