Lajme
Kosova në vendin e 119-të për lehtësi biznesi
Kosova ka rënë edhe për një vend në listën e Bankës Botërore për lehtësi biznesi. Ajo është radhitur në vendin e 119-të, kurse vjet ishte në 118.
Por, Kosova s’është në pozitën më të keqe në këtë listë karshi vendeve të rajonit. Kur është puna për kushtet për të nisur një biznes të ri, Bosnja e Hercegovina ndodhet në vendin e 160-të, në konkurrencë me 183 vende të botës.
Këto janë rezultatet e hulumtimit më të ri të Bankës Botërore, e cila për të hulumtuar përdori tre kritere – barrierat administrative dhe procedurat, kohën e nevojshme për të nisur një biznes dhe shpenzimet e përgjithshme, saktëson raporti i publikuar nga portali zagrebas 24.sata, raporton Ekonomisti.
Sipas raportit të Bankës Botërore, në Bonjë e Hercegovinë duhen të kalohen 12 procedura për nisjen e një biznesi, duhen për këtë 60 ditë, kurse shpenzimet për regjistrimin e firmës kapin 540 euro.
Nga vendet e rajonit, Shqipëria radhitet në vendin e 45-të, Kroacia 56-të, kurse Serbia në vendin e 83-të nga 183 shtetet.
Kosova në raportin e vjetshëm të Bankës Botërore ishte radhitur në vendin e 118-të, por sivjet ka rënë në pozitën e 119-të në botë.
Është interesant se Maqedonia ndodhet në vendin e 5-të në botë. Në këtë shtet regjistrimi i firmës së re bëhet në një vend, procedurat zgjasin tre ditë, kurse shpenzimet e përgjithshme kapin gjithsej 78 euro.
Sipas raportit të Bankës Botërore, për nga kushtet e afarizmit Bosnja e Hercegovina ndodhet në vendin e 110-të në botë, Maqedonia në vendin e 38-të, Mali i Zi 66, Kroacia 84, kurse Serbia në vendin e 89-të.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










