Kosova
Komisioni nuk e miraton statutin e Trepçës
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal i Kuvendit të Kosovës ka vendosur që ta kthejë prapa projekt-statutin e Trepçës, pas vërejtjeve që dhanë deputetët e këtij komisioni.
Në komision u vendos që raporti i Panelit për zgjedhjen e Bordit të KOSTT t’i kalojë Kuvendit që të zgjedhë 6 anëtarë, nga 12 sa janë në listën e ngushtë.
Anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar që Bordi të përfshijë kërkesat e Sindikatës, për të cilat është arritur marrëveshje mes Sindikatës dhe Qeverisë, përcjell albinfo.ch
Deputeti Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se statuti që është sjellë është i njëjtë me atë të herës së kaluar. Ai ka kërkuar që Bordi ta sjellë statut që Kuvendi e miraton. Deputetja Hykmete Bajrami nga LDK-ja ka thënë se draft-statuti duhet bërë nga aksionarët dhe vetëm atëherë mund ta votojnë. Deputeti Dardan Sejdiu nga PSD ka thënë se nuk duhet të përsëriten gabimi me statut, ashtu siç është gabuar me ligjin për Trepçën. Edhe deputet nga partitë në pushtet kërkuan nga Bordi që ta miratojë statutin e ri.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë













