Karta e platformës internet albinfo.ch
albinfo.ch është një strukturë private e pavarur e themeluar në bazë të legjislacionit zviceran. Ajo mbledh rreth vetes njerëz të horizonteve të ndryshme, politike apo profesionale, të mirëinformuar mbi çështjet e migracionit, zhvillimit, integrimit dhe fuqizimit. Struktura është e pavarur nga partitë politike dhe është neutrale në planin fetar.
albinfo.ch synon të mbrojë interesat e diasporës shqiptarë, kudo që ajo ndodhet, ndaj vendeve të prejardhjes edhe të vendeve pritëse, në harmoni me rendin ligjor dhe kohezionin shoqëror. Për këtë qëllim, ajo mendon të punojë në zhvillimin e Ballkanit dhe integrimin e të ardhurve prej atje në Zvicër, duke i dhënë forcë burimeve sociale të diasporave në projekte investimi në vendet e prejardhjes, si dhe duke favorizuar kyçjen e tyre në procesin socio-politik zviceran.
Platforma albinfo.ch ofron informacion profesional dhe të përditshëm, si dhe shërbime të rregullta lexuesve, në veçanti për publikun shqiptar, me përkthime në frëngjisht, gjermanisht dhe më vonë edhe në italisht.
albinfo.ch vetëfinanciohet përmes reklamave, publireportazheve, eventeve të biznesit dhe aktiviteteve të tjera, ndërsa vija editoriale mbështetet në vlerat e qytetarisë, objektivitetit, dialogut, zhvillimit të vazhdueshëm dhe mirëkuptimit.
albinfo.ch përforcon ndjenjën e përkatësisë ndaj Zvicrës dhe vendeve të prejardhjes, si dhe Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi.
albinfo.ch lufton intolerancën, stereotipat, paragjykimet dhe racizmin në të gjitha aktivitetet e saj. Struktura mban përgjegjësinë e plotë mbi përmbajtjen redaksionale të platformës. Platforma publikon gjithashtu opinione dhe mendime të ndryshme, të cilat nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Albinfo.ch. Nëse komente ose kontribute që përmbajnë intolerancë, stereotipa, paragjykime ose racizëm arrijnë të botohen në platformën apo në faqet në rrjetet sociale që ajo i menaxhon, Albinfo.ch nuk i mbështetë ato në asnjë mënyrë dhe mund t’i denoncojë në organet përkatëse të drejtësisë.
Çdo formë presioni, kanosjeje ose kërcënimi ndaj redaksisë dhe stafit të albinfo.ch është e patolerueshme. Liria e shtypit është e domosdoshme në një shoqëri demokratike, dhe për këtë arsye, Albinfo.ch do të mbrojë me vendosmëri pavarësinë dhe integritetin e redaksisë ndaj këtyre situatave.