Sport
Hadergjonaj: Miralemi i vetëdijshëm se çfarë e pret në Shqipëri
Futbollisti shqiptar i “Young Boys” të Zvicrës, Florent Hadergjonaj, ka pasur biseda të shpeshta me bashkëlojtarin e tij, Miralem Sulejmani, në prag të ndeshjes Shqipëri – Serbi, e cila do të zhvillohet të enjten në mbrëmje. Talenti deçanas ia ka bërë me dije futbollistit me prejardhje nga Prizreni se ekipi i tij, Serbia, do ta ketë të vështirë të marrë pikë në “Elbasan Arena”.
“Kemi biseduar shpesh me Miralemin. Ai pret se ndeshja ka me qenë shumë e fortë, por thotë se le të fitojë ekipi që e meriton. Edhe Miralemi e di se do ta kenë shumë të vështirë të fitojnë në Shqipëri”, ka thënë Florenti për albinfo.ch.
Mbrojtësi Hadergjonaj nuk do të ketë mundësinë për ta përcjellë ndeshjen nga fillimi, sepse atë ditë do të luajë me U 21 të Zvicrës. Por, thotë se shanset e kombëtares shqiptare janë shumë të mira për kualifikim. “Do të mundohem ta përcjell ndeshjen, vetëm pjesën e dytë. Shqipëria është forcuar shumë kohët e fundit dhe ka treguar lojëra të shkëlqyera dhe unë besoj se do të kualifikohemi”, shprehet ai.
Me fjalën “do të kualifikohemi” sikur na bëri me dije se edhe ai një ditë mund të vishet kuq e zi. “Kam pasur kontakte me kombëtaren shqiptare dhe atë të Zvicrës. Është ende herët për të folur se për cilën kombëtare do të luaj, por mundësia është e hapur”.
Tutje me Florentin biseduam edhe rreth derbit Bazel – Young Boys, ku gjatë fjalosjes së Taulant Xhakës më Renato Steffen, Florenti nga pamjet televizive shihet duke e shtyrë Xhakën për t’i dalë në mbrojtje lojtarit të ekipit të tij.
“Mendoj se është bërë një keqinformim nga mediat. Unë kam kontakte shumë të mira më Taulantin. Sa herë që luajmë kundër njëri – tjetrit, i ndërrojmë fanellat së bashku. Në atë moment unë e kam shtyrë pak Taulantin, sepse dëshiroja ta ruaja që të mos bëhet diçka më keq për të. I kam thënë të largohet që të mos e filmojnë kamerat. Kjo ka qenë e tëra dhe ne prapë mbetemi shokë”, sqaroi ai.
Në fund të bisedës Florentin e pyetëm se gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi më shumë dëshirë ka të shënojë Taulant Xhaka apo Miralem Sulejmani,ndërsa ai u përgjigj. “Nuk është e rëndësishme kush shënon, e rëndësishme është që në fund Shqipëria të fitojë”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













