Kosova
Gjendja e arsimit në Kosovë është brengosëse

Lëvizja Vetëvendosje një konferencë për media kanë thënë se sistemi i arsimit në Kosovë është brengosës dhe me shumë probleme.
Deputeti i kësaj partie, Ismajl Kurteshi, ka thënë se disa statistika të cilësisë së arsimit në vend janë shqetësuese, ndërsa foli edhe për problemin e fëmijëve që nuk shkojnë në çerdhe dhe në arsimin parafillor.
“Në institucionet tona parashkollore vetëm rreth pesë për qind e fëmijëve tonë shkojnë në çerdhet publike, kurse çka ndodh me çerdhet private, sa fëmijë shkojnë atje, askush nuk ka ndonjë evidencë, prandaj edhe ne s’mund të flasim. Por sa i përket përqindjes në shkollat fillore që edhe janë të obligueshme me ligj në vendin tonë, 95.6 për qind e fëmijëve shkojnë në shkollë, ndërsa për arsimin e mesëm kjo përqindje bie në 84.5 për qind e tyre shkojnë në shkolla, e që nuk është mirë”.
“Prej atyre që shkojnë në shkollat e mesme 21 për qind e tyre shkojnë në gjimnaz ndërsa 40% shkojnë në shkolla profesionale. Kjo nuk ndodh në vendet ku arsimi është i zhvilluar, kemi marrë shembull Finlandën ku 30 për qind e tyre shkojnë në gjimnaze e 70 për qind shkojnë në shkolla profesionale.”
Kurteshi tha se numri i lartë i studentëve dhe i analfabetëve njëkohësisht janë në një nivel shumë të lartë në Kosovë krahasuar me vendet e rajonit.
“Sa u përket studentëve, Kosova është kampion për nga numri i tyre. Në 100 000 banorë, Kosova i ka 6669 studentë, ndërsa në Europë mesatarja është 3987 studentë në 100 000 banorë. Analfabetizimi në Kosovë është i madh. 5.4 për qind e popullatës janë analfabetë që nuk dijnë shkrim dhe lexim ndërsa numri është jashtëzakonisht i lartë i analfabetëve funksionalë”.
Ai tha se tekstet që vazhdojnë të sillen nga Serbia janë problem për shkak të urrejtjes ndëretnike që përmbajnë, shkruan KK, përcjell albinfo.ch.
“Tekstet që vijnë nga Serbia janë të dëmshëm, pasi shkaktojë gjuhë të urrejtjes, sidomos për qytetarët shqiptarë të këtij vendi”.
Kurteshi tha se personat me aftësi të kufizuara nuk kanë qasje në institucionet e arsimit si dhe kanë mungesë tekstesh.
“Kemi të dhëna se në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, edhe pse 15 mësimdhënës janë pranuar në mënyrë të rregullt, nuk paguhen”, shtoi ai.
Deputeti i VV-së komentoi edhe parregullsitë që i kanë hasur në fakultetet private:
“Programe të palicencuara, studentë të regjistruara jashtë afatit, regjistrime më të mëdha në numër sesa që u lejohet këtyre institucioneve, nganjëherë edhe ka mungesa të librave e që pastaj nuk mund të furnizohen me diplomat e tyre”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti