Muzikë
Fletushka raciste në Alba Festival: “Shqiptarë, kthehuni në shtëpinë tuaj”
Dërguesi i fletushkës thotë se shqiptarët që jetojnë këtu “janë kriminelë dhe të gjithë duhet të kthehen në Shqipëri ku mund të imitojnë Skënderbeun”
Festivali më i madh i muzikës shqiptare nën qiell të hapur, Alba Festival, u zhvillua në Cyrih në fundjavën që kaloi. Fletëpalosje që përmbanin mesazhe raciste janë gjetur në hapësirën ku është mbajtur festivali, transmeton albinfo.ch. Aty u bëhet thirrje shqiptarëve të “kthehen në shtëpi”.
Organizatorët e festivalit tashmë kanë bërë të ditur se planifikojnë të ndërmarrin veprime ligjore. Fletëpalosjet u kontrabanduan në mjediset e festivalit pavarësisht kontrolleve të rrepta të sigurisë. Ato janë mbledhur dhe janë shkatërruar menjëherë pasi u zbuluan.
“Sot Shqipëria ka nevojë sërish për djemtë dhe vajzat e saj. Shumë prej jush tregojnë patriotizëm të madh jashtë vendit, por shmangin përgjegjësinë për atdheun tonë”, thuhet në fletushkën ku shihet Skëndërbeu, heroi kombëtar i Shqipërisë.
Fletushka përmban një link të shoqatës humanitare katolike Caritas, e cila ofron këshilla kthimi. Ndonëse teksti në fletëpalosje shkruhet në formën “Ne”, dërguesi ka shumë gjasa të jetë dikush tjetër dhe sigurisht, jo shqiptar.
“Nëse fletushka është shkruar nga grupe ekstremiste të krahut të djathtë zviceran, do të ishte një mënyrë e re për të inkurajuar emigrantët që të bëjnë të ashtuquajturin ‘riemigrim’”, thotë eksperti i ekstremizmit, Dirk Baier. Ai shpjegon: “Meqenëse nuk ka dërgues, ju nuk mund ta dalloni këtë qëllim në shikim të parë, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, referenca për Caritas-in zbulon qëllimin: i referohet shërbimit të tyre këshillues për kthimin, i cili në fakt ishte krijuar për kriminelët që u dënuan me dëbim nga vendi.
Dërguesi i fletushkës thotë se shqiptarët që jetojnë këtu “janë kriminelë dhe të gjithë duhet të kthehen në Shqipëri, ku mund të imitojnë heroin e tyre kombëtar”, shpjegon Baier.
“Supozojmë se ishin 100 deri në 200 fletushka që u mblodhën dhe u shkatërruan menjëherë pasi u shfaqën”, thotë për 20 Minuten Michel Pernet, zëdhënës i Festivalit. “Alba Festivali distancohet zyrtarisht nga përmbajtja e fletushkës. “Ne dënojmë politizimin e paligjshëm të një ngjarje kulturore paqësore dhe rezervojmë të drejtën për të ngritur akuza”, tha Pernet.
Siç edhe pritej, fletushka nuk vjen nga Caritas-i, pra është keqpërdorur linku përkatës, siç konfirmon zëdhënësi i Caritas-it, Niels Jos: “Linku u përdor pa dijeninë tonë dhe pa pëlqimin tonë”.
Përparim Avdili, këshilltar lokal Asamblist) i FDP-së me origjinë shqiptare nga Cyrih-Altstetten dhe kryetar i FDP-së së qytetit të Cyrihut, ka komentuar incidentin, duke thënë: “Ne jemi tashmë në shtëpinë tonë, këtu”, përcjell albinfo.ch. Avdili ka kritikuar ashpër përhapjen e mesazheve të tilla në një manifestim kulturor. Ai thekson gjithashtu kontributin e shqiptarëve të Zvicrës në shoqërinë dhe ekonominë e vendit.
“Fletëpalosja duket sikur dëshiron të jetë humoristike, por mesazhi i saj thelbësor është reaksionar dhe duhet dënuar rreptësisht”. Fakti që një grup ideologjik nga rrethet e djathta, siç dyshon ai, shpërndan një letër të tillë në një event kulturor, e zemëron atë.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













