Lajme
Filmon lojtaret në dush: Ish-arbitri zviceran dënohet në Austri
Një skandal në botën e futbollit të femrave ka shpërthyer në Austri, pasi një ish-arbitër zviceran është dënuar për filmimin e fshehtë të futbollisteve të Altach në zhveshtore dhe nën dush.
Më shumë vëmendje ka marrë dënimi i dhënë, pasi i njëjti mori shtatë muaj burg me kusht dhe një gjobë prej 13 mijë koronash, e barabartë me rreth 944 euro.
Ngjarjen e kishin denoncuar viktimat duke zbuluar shkeljen e privatësisë së tyre dhe ndjenjën e pasigurisë të krijuar në një ambient që duhet të jetë i mbrojtur dhe i sigurt.
Mesfushorja Eleni Rittmann, shprehu zemërimin e saj për butësinë e dënimit dhe për mesazhin shqetësues që ai transmeton: “Kjo do të dekurajojë autorë të tjerë të mundshëm të bëjnë diçka të ngjashme?”, shkroi ajo. “Imagjinoni të shkoni në zhveshtoren e një skuadre pas stërvitjes, të doni të bëni dush me shoqet tuaja dhe pastaj të zbuloni se jeni filmuar dhe fotografuar”, u shpreh Rittmann, teksa shpjegoi se kontrolloi menjëherë zhveshtoret në kërkim të kamerave, por akti i kryer nga ish-arbitri la një shenjë të thellë: jo vetëm në planin personal, por edhe në ndjenjën e besimit në sportin e femrave, ku episode të tilla vazhdojnë të ndodhin, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim Ndërsa bizneset ankohen për mungesën e praktikantëve, rreth 20,000 të rinj në Austri po kërkojnë një... -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern












