Futboll
Federata e Serbisë pagoi mbi 2 milionë euro gjoba nga UEFA për thirrje anti-Kosovë dhe diskriminuese

Federata e Futbollit e Serbisë ka paguar mbi 2 milionë euro gjoba nga UEFA për shkelje të ndryshme të bëra nga tifozët serbë në stadiume.
Këto gjoba janë pasojë e thirrjeve anti-Kosovë, mesazheve diskriminuese dhe trazirave që janë regjistruar vazhdimisht gjatë ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe klubeve serbe.
Vetëm në pesë vitet e fundit, UEFA ka ndarë gjoba prej 703 mijë euro për fyerje dhe diskriminim në tribuna.
Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar se këto gjoba janë bërë pothuajse të zakonshme për futbollin serb, duke theksuar se shumica e ekipeve kombëtare dhe klubeve kanë qenë të përfshira në incidente të tilla.
Njoftimi i Federatës thekson se shikuesit janë paralajmëruar vazhdimisht për pasojat e veprimeve të papërgjegjshme, por megjithatë, incidentet vazhdojnë.
Thirrjet anti-Kosovë dhe mesazhet politike janë të pranishme jo vetëm në futboll, por edhe në sporte të tjera si basketbolli.
Tifozët serbë shpesh përdorin flamuj dhe banerë me mesazhe si “Kosova është Serbi” dhe “S’ka dorëzim”, duke krijuar një atmosferë tensioni në stadiume, transmeton telegrafi përcjell albinfo.ch.
Një nga rastet më të fundit të gjobave ishte gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ku Federata u dënua me 259 mijë euro për trazira në tribuna.
Vetëm për incidentet në Zvicër, gjoba arriti në 119 mijë euro. Federata ka bërë thirrje për të shmangur incidente të reja, veçanërisht para ndeshjeve të rëndësishme si ajo kundër Austrisë në Vjenë dhe Shqipërisë në Beograd.
Shqipëria dhe Serbia janë përsëri në të njëjtin grup në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Ndeshja e parë ndërmjet tyre do të luhet më 7 qershor në Tiranë, ndërsa ndeshja e kthimit më 11 tetor në Beograd.
E-Diaspora
-
Mbrëmje përmbyllëse e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë Në kuadër të përmbylljes së Panairit ndërkombëtar të librit që mbahet në Palexpo nga 19 deri...
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri
-
Teatri i Kosovës po hap një kapitull të veçantë në skenën norvegjeze
-
Ambasada e Kosovës në Londër prezanton ushqimet tradicionale
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme
Jeta në Austri
-
Kanabisi mbetet më i popullarizuari, përdorimi i kokainës rritet në Austri Sipas analizave vjetore të kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (GMI) në Universitetin Mjekësor të Innsbruck-ut,...
-
Fluturimet direkte që mund të merrni nga Vjena, duke filluar nga kjo verë
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri
-
Austria po kërkon në Indi punëtore të kualifikuar
-
Pse qiratë në Austri po rriten më shpejt se kudo tjetër në Europë?