Kosova
Edhe sot po promovohen mobiliet kosovare nga druri në panairin “IMM” në Gjermani
Panairi i mobilieve në Gjermani, shumë produktiv
Edhe sot, 6 kompani nga Kosova po promovojnë produktet në panairin “IMM” në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se kompanitë nga Kosova të industrisë së drurit nga data 04 qershor janë duke promovuar produktet e tyre në panairin “IMM – Spring Edition” që po mbahet në Koln të Gjermanisë.
Kompanitë e industrisë së drurit nga Kosova po prezantojnë produktet e tyre në panairin “IMM – Spring Edition” që po mbahet në Këln të Gjermanisë, nga 04.deri më 07.06.2023.
“Pjesëmarrja e kompanive kosovare në këtë panair është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), në mbështetje të Caritas dhe USAID Kosovo Compete Activity dhe jep një mundësi e mirë për kompanitë tona që të zhvillojnë kontakte me kompanitë pjesëmarrëse dhe me blerës potencialë, me synim të krijimit të bashkëpunimit dhe rritjes së eksportit”, thuhet në një njoftim lidhur me prezantimin e kompanive kosovare në “IMM – Spring Edition”.
ELNOR, MERCOM, TIKI DESIGN, PROMBI, TREVENTI DHE HBAH HOTI, po i ekspozojnë produktet e tyre nga druri në këtë panair, i cili këtë vit në fokus ka inovacionin dhe kreativitetin në industrinë e drurit.
Më 05.06.2023 organizohet aktiviteti “KOSOVA DAY” që ka për qëllim promovimin e kompanive kosovare pjesëmarrëse në panair dhe tërheqjen e blerësve të huaj. Më 06. 06.2023 do të zhvillohen takimet B2B mes të prodhuesve të drurit nga Kosova, bizneseve të huaja dhe atyre nga diaspora.
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












