Kosova
E turpshme, në Tiranë boksieri serb hyn në ring me këngën kundër Kosovës
Të dielën mbrëma në Tiranë është mbajtur një garë mes boksierësh.
Aty kanë ndodhur skena të papranueshme, kur boksieri serb, Stefan Mariq, doli në ring me këngën “gëzohu popull serb”, që është këngë që Kosovën e vlerëson pjesë të Serbisë.
Mariq pësoi nga Ahmed Koci në mbrëmjen e boksit në Tiranë.
Ky vlerësohet si provokim dhe lëshim i rëndë nga organizatorët e mbrëmjes së boksit në Tiranë.
“Moment turpi. Një boksier i lodhtë serb del në ring në Tiranë me këngë nacionaliste serbe që Kosovën e vlerëson pjesë të Serbisë. Marrja e licencës organizatorit, masë e domosdoshme dhe më e pakta e mundshme. Sporti keqpërdoret shpesh, por të ndodhë kjo në Tiranë, është e patolerueshme”, ka shkruar gazetari i sportit, Arsim Maxherra.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Finlandë
Rina Januzi përzgjedhet të performojë në festivalin “Louhela Jam 2026” në Finlandë -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂
Jeta në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen











