Kosova
Dua Lipa bëhet me vilë në jug të Shqipërisë
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, javë më parë ka qëndruar për pushime në bregdetin shqiptar
Vizita e Duas në Shqipëri u diskutua edhe në emisionin “Rudina”, ku gazetarja Klotilda Harka ka zbuluar një lajm të mbajtur deri më tani sekret.
Sipas saj, Dua ka një shtëpi në jug të Shqipërisë, që prej vitit të shkuar.
“Nuk ishte kaq surprizë, në fakt, sepse që verën e kaluar kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar. Siç duket, një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve”, ka deklaruar ajo, transmeton Albinfo.ch.
Ajo ka thënë së e gjithë kjo është bërë për të reklamuar bregdetin shqiptare dhe për të sjellë turistë të huaj.
“I kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën, sepse normalisht që edhe të huajt do ta shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm. Ka një vit që bëhen përgatitjet për Duan, nuk ishte kaq surprizë, veçse është mbajtur sekret për të qenë vërtet një lajm surprizues kur Duan ta shihnim në Tiranë apo në jug”, ka pohuar gazetarja.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë












