Në Aeroportin e Cyrihut, “treni Heidi” midis Terminalit E dhe ndërtesës kryesore u bllokua teksa 50 pasagjerëve iu desh të ecnin rreth 200 metra nëpër tunel, të shoqëruar nga zjarrfikësit.
Evakuimi ishte i qetë teksa shkaku i saktë i defektit teknik ende nuk është sqaruar.
“Në një moment, erdhi zjarrfikësja dhe hapi dyert. Pastaj na shoqëroi deri në dalje”, ka thënë një pasagjer. Prandaj, ai dhe pasagjerët e tjerë iu desh të ecnin rreth 200 deri në 300 metra nëpër tunel.
Aeroporti i Cyrihut konfirmoi incidentin, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.