Lajme

Bien kërkesat për azil në Zvicër, 7.1 për qind më pak gjatë vitit 2025

Gjatë vitit 2025 janë paraqitur gjithsej 12,897 kërkesa për statusin S, që përfaqëson një rënie prej 22.4 për qind krahasuar me një vit më parë

Numri i kërkesave për azil në Zvicër ka vazhduar të bjerë gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara, vendi regjistroi gjithsej 25,781 kërkesa për azil, ose 7.1 për qind më pak se në vitin 2024.

Rënie edhe më e madhe është regjistruar te kërkesat për statusin e mbrojtjes S, i cili u jepet kryesisht personave të larguar nga Ukraina, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

Gjatë vitit 2025 janë paraqitur gjithsej 12,897 kërkesa për statusin S, që përfaqëson një rënie prej 22.4 për qind krahasuar me një vit më parë.

Pavarësisht rënies së numrit të kërkesave, statusi special S do të vazhdojë të jetë në fuqi të paktën deri më 4 mars 2027, përveç nëse situata në Ukrainë stabilizohet në mënyrë të qëndrueshme para kësaj date.

Tendenca rënëse e kërkesave për azil në Zvicër ka nisur që në vitin 2024, pas nivelit të lartë të regjistruar në periudhën pas pandemisë Covid-19.

Rënie është shënuar edhe në nivel global. Sipas të dhënave të raportuara, numri i njerëzve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre ose të zhvendosur ra me 5 për qind gjatë vitit 2025, duke shënuar rënien e parë që nga viti 2016.