Lajme
Politika konfrontuese çon në konflikt të brendshëm në Kosovë
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) ka lëshuar një komunikatë për medie në lidhje me situaten aktuale politike të dramatizuar në Kosovë

“Duke i përcjellë zhvillimet brengosëse të ditëve të fundit në Kosovë, Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër (KSHZ) është i detyruar të reagojë, duke lënë anash në këto momente dramatike që po kalon vendi qëndrimin e tij neutral ndaj politikës ditore në atdhe”, thuhet në fillim të komunikatës me të cilën KSHZ i është drejtuar opinionit në Kosovë dhe në mërgatë.
Është paradoks i llojit të veçantë zhvillimi i bisedimeve të pafundme me një vend fqinj, që ndër shekuj ka dëshmuar një qëndrim armiqësor kundër popullit shqiptar, ndërsa në të njëjtën kohë të refuzohet çfarëdo dialogu me partitë vendore të cilat aktualisht ndodhen jashtë pushtetit.
Nga aspekti demokratik dhe ligjor, (KSHZ) e konsideron të papranueshme shkeljen e vlerave dhe të ligjit, por edhe përdorimin e çdo lloj dhune në Kosovë, pa marrë parasysh nga cila anë vjen. Pra, edhe pse përgjegjësia origjinale e shqetësimit i takon qeverisë, përdorimi i dhunës në Parlament nuk i bën nder Kosovës dhe nuk e prezanton atë para botës, thuhet më tutje në komunikatë.
Gjithashtu, përdorimi i dhunës nga pushteti gjatë një manifestimi paqësor, arrestimi nga shumë javë dhe gjatë manifestimit të anëtarëve dhe figurave kryesore opozitare nuk janë të pranueshme.Në një shtet në të cilin qeveria e konsideron si shtet demokratik dhe i së drejtës, hyrja në seli të një partie opozitare pa mandat dhe okupimi i saj nuk është i pranueshëm dhe nuk arsyetohet në asnjë mënyrë.
(KSHZ) konsideron se veprat e qeverisë aktuale dhe metodat e përdorura kundër partive opozitare nuk mundësojnë më që të zhvillohet demokracia dhe liria e shprehjes, e bashkimit dhe e mendimit, pra që janë antidemokratike dhe jo ligjore. Vazhdimi i politikës konfrontuese, ngre pa dyshim rrezikun që vendi të rrëshqasë edhe më shumë në dhunë dhe në një konflikt të brendshëm qytetar.
Nga aspekti politik dhe duke u bazuar në aktualitetin, (KSHZ) konsideron që politika e jashtme, por gjithashtu edhe e brendshme e qeverisë nuk reflekton vullnetin e popullit, i cili është i plotfuqishëm në një shtet demokratik dhe të Drejtësisë, dhe sipas të cilit nuk i mbron interesat e Republikës së Kosovës.
KSHZ kërkon pra, nga pushteti, si bartës kryesor i përgjegjësive në vend, të lirohen menjëherë, të gjithë të burgosurit dhe të gjithë të ndaluarit në bisedat e ashtuquajtura “informative”. Ai kërkon gjithashtu nga pushteti, që të ndërpritet menjëherë çdo lloj dhune dhe vepre jashtëligjore.
(KSHZ) kërkon që të gjithë udhëheqësit politik, në pozitë apo në opozitë, të respektojnë ligjin dhe organet ligjore të Republikës së Kosovës, dhe demokracinë e saj, çka nënkupton që të pranojnë të përgjigjen pa afat para ligjit për veprat, urdhrat dhe vendimet e tyre dhe që të pranojnë të gjitha pasojat.
KSHZ kërkon në fund nga pushteti dhe opozita që, për të rifituar legjitimitet për të qeverisur shtetin dhe për kohezion kombëtar, të fillojnë pa afat biseda ndërmjet pushtetit dhe opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 3 muajsh”, thuhet në komunikatën e Kuvendit Shqiptar të Zvicrës, nënshkruar nga kryetari, Jeton Kryeziu.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme

Vetëm gjatë vitit të kaluar, 10 mijë leje të lëshuara: Kush mund të blejë armë në Kosovë dhe si parashihen dënimet?
- “Reuters” shkruan për zgjedhjet në Shqipëri: Rama drejt mandatit të katërt, në pushtet që prej vitit 2013 – favoriti për të fituar
- Dështimi i konstituimit të Kuvendit: Presidentja e Kosovës fton të enjten në takim liderët e partive politike
- Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, nën dyshimet për shpëlarje parash
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri