Kultura
“Dardania” kremtoi Ditën e Flamurit “pa politikë”
Në fundjavën që lamë pas, në Winterthur të Zvicrës, nën organizimin e SH.K.A „Dardania“ nga Winterthuri, u mbajt manifestimi kushtuar 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë
Gjithçka dukej në frymën festive: skena e dekoruar ku binin në sy veçmas dy figurat më emblematike të popullit tonë, Skënderbeu dhe Adem Jashari, salla e stërmbushur me bashkatdhetarë të ardhur në Winterthr nga e gjithë Zvicra gjermane, hapja e programit me himnin kombëtar, defilimi i trupës artistike të shoqërisë etj.
Kryetari i shoqërisë, Shefqet Cakolli, në rolin e moderatorit hapi manifestimin me ç`rast bëri të ditur se kësaj here nuk kishte të ftuar nga politika. Ai tha se sonte po festojmë ndryshe gjë edhe u dëshmua sepse nuk pati fjalime të gjata, nuk pati përshëndetje, ndërprerje të programit etj. Megjithatë, e pranishme ishte një përfaqësuese e shtetit të Kosovës. Ajo ishte zonja Shukrije Ramadani, u.d. e drejtorit të Qendrës Kulturore të Kosovës në Zvicër. Ajo përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti të shkurtër, duke e falënderuar organizatorin dhe shoqërinë për këto paraqitje të mrekullueshme me këta fëmijë të diasporës e në veçanti SH.K.A „Dardania“ e cila ka një traditë të gjatë të veprimtarisë së saj.
Programi artistik përbëhej nga dy valle të të rriturve dhe dy valle të fëmijëve, nga të cilat u dalluan vallja „Dasma Dardane“ valle premierë nga grupi i të rriturve, mandej „Vallja Tiranase“, si dhe „Mozaik vallesh“ luajtur nga grupi i fëmijëve, të cilët u shpërblyen me shumë duartrokitje nga publiku.
Po ashtu edhe grupi orkestral prej 10 vetave tregoi cilësi dhe laramani sidomos me „Vallen e Dardanisë“, ku u prezentuan pothuajse të gjitha veglat popullore shqiptare e që i posedon edhe kjo shoqëri.
Mandej u këndua për festën, për flamurin, nën udhëheqjen e veteranit të shoqërisë, Hamit Shillova, i cili shpalosi punën e tij para publikut.
Në program ishin përfshirë edhe disa poema dhe recitime që zgjuan vëmendje dhe emocione te publiku. Bëhet fjalë për vargjet e Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës, Ali Asllanit etj., që u interpretuan nga Albulena Kqiku, Dionita Misimi dhe Ulpiana Miftari.
Në këtë manifestim të madh, kishte edhe ushqime tradicionale të përgatitura nga gratë e shoqërisë.
Pjesën argëtuese dhe festive e zbukuroi edhe këngëtarja Fahrije Zogaj dhe këngëtari Bujar Durmishi të cilët argëtuan masën me këngë dhe valle festive.
Nuk mungoi as pjesa tradicionale me surla e tupana, që futi në valle një pjesë të madhe të publikut.
Për këtë manifestim kishte ardhur enkas për të xhiruar programin edhe TV- Diaspora nga Berlini dhe RTK-ja nën përkujdesjen e producentit të TV- Diaspora, Esat Husaj.
Krejt në fund moderatori falënderoi gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e këtij organizimi si stafin dhe këshillin artistik, koreografët Muhamet dhe Albulena Kqiku, mandej udhëheqësin organizativ Mehmet Sermaxhaj, kordinatorin Lulzim Kadriu, udhëheqësin e orkestrës Hamit Shillova, dhe stafin e kujdestarisë me Pren Mataj në krye.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“

















