Integrimi
Performanca e të rinjve nga Kosova ndez emocionet e publikut në Cyrih
Kanë vazhduar në Cyrih aktivitetet për nder të Ditës së Flamurit. Nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif” nga Kosova, shfaqën programin e tyre artistik me motive shqiptare, që ngjallën emocion te publiku
Këngë, valle, poezi e monologje shqip, performuan në Cyrih, nxënësit nga Kosova.
Me paraqitjet e tyre prej artistësh edhe pse ishin vetëm rreth të 15-ve, këta nxënës, bënë që publiku, ndonëse në numër simbolik, të emocionohej deri në mospërmbajtje të lotëve.
Nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif” nga Kosova, kishin shprehur dëshirë qysh vitin e shkuar të vinin në Zvicër, për t`i shfaqur vlerat dhe dijen e tyre, por kjo siç thanë ata, nuk u realizua për shkak të pamundësisë së sigurimit të vizave.
Megjithatë kjo u realizua këtë vit, falë mbështetjes së shkollës “SERA Schule” në Cyrih, por edhe të disa prindërve që, pavarësisht se jetojnë në Zvicër, fëmijët e tyre po i shkollojnë në kolegjin “Mehmet Akif” në Kosovë.
Në këtë shfaqje kulturore, nuk kishin si të mungonin përfaqësuesit nga Konsullata kosovare dhe nga Qendra Kzlturore në Cyrih, Islam Spahiu e Shukrije Ramadani.
Spahiu theksoi se bashkëpunimi i shkollave shqipe nga Kosova me shkollat në Zvicër duhet të jetë më i shpeshtë.
“Le të jetë ky program i kësaj shkolle, një shembull edhe për shkollat tjera shqipe nga Kosova, që të gjejnë rrugë bashkëpunimi me shkollat zvicerane dhe të marrin model nga to, për mënyrën e edukimit dhe shkollimit”.
Ndërkaq ushtruesja e detyrës së drejtorit të Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih Shukrije Ramadan, tha se ky është rast i veçantë, për të pasur mysafirë nga Kosova.
“U themi mysafirë, por për ne nuk jeni, ju jeni vëllëzërit dhe motrat tona. Megjithatë këtë nuk mund ta ndjeni pa qenë të mërguar. Por ajo që dua të them është: mos u ndalni duke mësuar dhe më vonë të transmetoni dijen tuaj në forcimin e shtetit të Kosovës”, theksoi Ramadani.
Ndërkaq pjesëmarrësit në këtë ngjarje thanë se nuk ka çmim që mund ta paguajë këtë mbrëmje të veçantë, këtë kënaqësi që ndjemë nga kjo shfaqje, për Ditën e Flamurit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë



















