Sport

Albian Ajeti mund të largohet nga Bazeli

Për futbollistin kosovar, një dritë jeshile ka ndezur FC Luzern, i cili dëshiron ta angazhojë Ajetin, në rast të largimit të sulmuesit, Dario Lezcano

 

Albian Ajeti është një talent i madh i futbollit, por ai po ka vështirësi të gjejë veten te kampioni i Zvicrës, FC Basel. Përkundër të riut Breel Embolo i cili aktivizohet thuajse në çdo ndeshje, Ajeti në shumicën e rasteve është vetëm një zëvendësues.

Por siç raportojnë mediet zvicerane, sulmuesi 18 vjeçar gjatë afatit kalimtar dimëror mund të ndërrojë mjedis futbollistik. Për fu

tbollistin kosovar, një dritë jeshile ka ndezur FC Luzern, i cili dëshiron ta angazhojë Ajetin, në rast të largimit të sulmuesit, Dario Lezcano, përcjell “albinfo.ch”.

25 vjeçari nga Paraguai e ka si qëllim të kalojë në njërin nga klubet spanjolle për një klauzolë prej 3 milion frangash ndërsa si zëvendësim drejtuesit e klubit e imagjinojnë Albian Ajetin.

Ajeti, i cili është cak edhe i trajnerit të kombëtares shqiptare, Giani De Biazi, mund të kalojë edhe si huazim në Luzern në rast se vazhdon kontratën me Bazelin e cila i skadon në fund të këtij sezoni.