Integrimi
Si të integrohen refugjatët në tregun e punës?
Do të ishte mirë që të regjistrohen aftësi të fituara në rrugë jo formale, që refugjatët të gjejnë shpejt punë ose shkollim, thotë Fondacioni Otto Benecke. Edhe nëse kjo kushton para
Në procedurën e pranimit të refugjatëve bëhet fjalë për vendin e prejardhjes dhe motivin e ikjes ndërsa jo për kualifikimin. Të paktën në rastin e refugjatëve nga shtetet jo të sigurta të origjinës duhet të regjistrohen që në qendrat e para të pranimit shkolla që kanë përfunduar dhe aftësitë profesionale. Këtë e kërkon Fondacioni Otto Benecke.
Këta njerëz me gjasa do të qendrojnë në Gjermani, prandaj ata mund të ndihmohen menjëherë në mënyrë specifike.
Hans-Georg Hiesserich nga Fondacioni i Bonit, i cili kualifikon që prej 50 vjetësh migrantë për tregun e punës thotë se evidentimi i diplomave që dëshmojnë kualifikimin e refugjatëve është proces i vështirë. “Na nevojitet një kontroll për talentet”, thotë ai.
Nëse dikush ka përfunduar universitetin ose një shkollë të lartë profesionale ose nëse dikush nuk e ka ndjekur shkollën në mënyrë formale, por ka punuar për vite të tëra në oficinën e xhaxhait ose është kujdesur për të afërm të sëmurë: gjëra si këto konstatohen vetëm pas një bisede të gjatë. Për këtë nevojiten intervistues të shkolluar dhe një udhëzues, thotë Hiesserich.
Fillimisht u duhet besuar të dhënave që japin refugjatët dhe vetëm në hapin e dytë të kërkohet vërtetimi për njohuritë, përmes provimeve të dhëna. Këto informacione duhet të ruhen në të ashtuquajturën
“TalentCard”, në mënyrë që të mos mbeten te qendra e parë e regjistrimit. Në vendin tjetër të qendrimit ose të shërbimi i konsulencës mund të gjendet me ndihmën e chip-it kursi i përshtatshëm për refugjatin.
Projekte model, që ecin në kwtë drejtim, ka në Hamburg, në Friedland ose në Reutlingen. Agjencia Federale për Punën ka bashkëpunuar për këtë edhe me institucione të tjera, shkruan deutsche Welle. Por në përgjithësi, sipërmarrjet që duan të marrin refugjatë rrallë gjejnë të tillë te Agjencia e Punës, thotë Regina Karsch nga Sindikata e Industrisë Miniera, Kimi dhe Energji.
Për shembull, sindikata dhe shoqata e punëdhënësve kërkojnë aktualisht kursantë për industrinë kimike midis të porsaardhurve. “Personat që kujdesen në mënyrë honorifike për refugjatët mund t’u kushtojnë atyre më shumë vëmendje”, thotë Karsch në kongresin e sindikatave “Kultura e pranimit tani!”. “Duke qenë se ata dëgjojnë vërtet me vëmendje, ata janë për ne partnerët më të mirë të kontaktit”, thotë Karsch.
“Ata mund të na thonë drejtpërdrejt se në cilin drejtim të kompetencave mund ta integrojmë dikë.”
“Ata që kanë kontakte me refugjatët, duhet të kualifikohen përmes kurseve në intervistues, të cilët të jenë në gjendje të njohin edhe talente të fshehura, të regjistrojnë shkollime joformale dhe t’i paraqesin ato në një mënyrë të tillë, që edhe marrësit të mund t’i kuptojnë”, mendon Hiesserich nga Fondacioni Otto Benecke.
Falas e gjitha kjo natyrisht nuk është. Por nuk duhen përsëritur gabimet e së kaluarës, thuhet në Fondacion. Në valët e mëparshme të migrimit, kualifikimet e të huajve nuk janë marrë parasysh. Kështu që ka edhe më tej mjeke, që punojnë si pastruese, shkencëtarë, që janë shoferë taksie ose inxhinjerë, që punojnë në konvejer. Tani mund të lindë një shtresë e re e ulët, druhet Fondacioni. Prandaj nevojiten investime, të cilat në formën e shtimit të të ardhurave në taksa e nxjerrin veten.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














