CH-Ballkani
Presidenti austriak krijon paqe në Kuvendin e Kosovës
Presidenti austriak, Heinz Fischer do t’u drejtohet nesër ligjvënësve kosovarë në një seancë solemne. Ai për herë të parë kthen qetësisht, opozitën në Kuvend
Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer kthen opozitën kosovare në Kuvend, në një seancë solemne që pritet të mbahet nesër në mëngjes. Në këtë seancë presidenti austriak do t’u drejtohet ligjvënësve kosovarë, lidhur me perspektivën evropiane të Kosovës dhe bashkëpunimin ndërshtetëror Austri-Kosovë.
Vendimin për seancë plenare e mori sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në një takim, në të cilën ishin prezentë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, ndërsa munguan ata të grupeve opozitare. Në mbledhje u vendos që nesër, më 29 tetor, në orën 9:30, Kuvendi të mbajë mbledhje të veçantë, për nder të presidentit të Austrisë, Heinz Fischer, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka pritur sot me nderime të larta homologun austriak, i cili tha se Kosova është duke qëndruar me realitetin e ri Evropian duke i pasur edhe kufijtë e sigurt dhe të natyrshëm. Fischer beson se Kosova do t’i zgjidhë edhe problemet e brendshme, ndërsa e konsideron të arritur të madhe nënshkrimin e MSA-së me BE-në.
“Unë kam pranuar me kënaqësi ftesën e Presidentes Jahjaga dhe mund të them lirisht që Kosova është një shtet shumë i rëndësishëm për Evropën. Rruga në të cilën Kosova po e ndjek dhe problemet e saj, duhet t’i zgjedh në mënyrë paqësore edhe kjo zgjidhje është në Parlamentin e Kosovës. Unë kam besim të plotë në Institucionet e këtij vendi dhe se problemet do të tejkalohen” ka thënë Fischer.
Ai tha se po vëzhgohet me interes edhe ngritjen dhe forcimin e sistemit demokratik në Kosovë, si dhe bashkëpunimin midis qeverisë dhe opozitës. “Mirëpo, me vullnet të mirë, këto vështirësi mund të tejkalohen. Këtë e kanë kaluar edhe shtete të tjera demokratike. Edhe për Kosovën do të ketë një sistem të mirë dhe solid demokratik dhe një bazë të mirë ligjore, e cila shërben edhe për zgjidhjen e problemeve”, tha ai.
Ndërsa edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pas takimit ka dal me një deklaratë duke thënë se Kosova po i forcon edhe më shumë marrëdhëniet me shtetin Austriak, të cilat edhe ashtu janë shumë të mira.
“Me presidentin Fiescher patëm një takim jashtëzakonisht të mirë dhe të frytshëm, duke biseduar në fushën e zhvillimit ekonomik. Ju president e keni përkrahur Kosovën. Austria është vendi ku janë vënë bazat e shtetësisë së Kosovës dhe është ndër vendet e para qe ka njohur Pavarësinë e Kosovës”, tha presidentja Jahjaga.
Vizita e presidentit Fischer, sipas Jahjagçs, vjen vetëm një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, një hap historik për Kosovën në marrëdhëniet me Bashkimi Evropian, “që e përgatit vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit”.
“Ne presim që ta përmbyllim edhe procesin e liberalizimit të vizave, që do t’ju mundësojë qytetarëve tanë lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimi Evropian”, konsideron Jahjaga.
Bashkë me presidentin austriak kanë ardhur edhe një grup biznesmenësh austriakë, të cilët po shqyrtojnë klimën investive në Kosovë.
“Jemi thellësisht të nderuar për ardhjen e 25 investitorëve austriak në Kosovë. Ne presim që ta përparojmë edhe procesin e liberalizimit të vizave Si një shtet i ri në Evropë po dëshmojmë për ruajtje të stabilitetit dhe zgjidhjeve të çështjeve me dialog dhe bisedime” ka thënë Jahjaga.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












