Sport
Shkëlzen Gashi bëhet temë debati në mediet zvicerane
Me kualitetet që ka para portës, ai e ka të garantuar bundesligën gjermane”, thotë Turkilmaz
Epoka e Shkëlzen Gashit të skuadra e FC Basel-it duket se ka përfunduar. Golashënuesi më i mirë në dy vitet e fundit në ligën zvicerane po kalon një krizë të madhe me trajnerin e ri Urs Fischer, i cili jo vetëm që nuk e aktivizon, por as nuk e fton të jetë në listën e lojtarëve.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ndeshjen e fundjavës që Bazeli e zhvilloi kundër Young Boys e përcolli nga tribuna. Kjo sjellje e trajnerit me Gashin, ka ngjallur debat në mediet zvicerane.
Përveç tenistit zviceran me famë botërore Roger Federer i cili pasi kishte një takim me Gashin e konsideroi absurditet që ai të mos jetë të paktën në bankën rezervë.
Edhe më i ashpër ka qenë kolumnisti sportiv i gazetës “Blick.ch” ish fubollisti Kubilay Türkyilmaz i cili ka thënë se Gashi duhet sa më parë të largohet nga ekipi i Bazelit.
“Shkëlzen Gashi duhet të largohet nga Bazeli. Në të kundërt, ai rrezikon dy gjëra: së pari, për të shkatërruar çdo gjë, atë që e ka ndërtuar si një golashënues në dy vitet e fundit, dhe, së dyti, ka për të humbur vendin e tij në Kombëtaren e Shqipërisë për në kampionatin evropian”, shkruan ai në kolumnen e tij, përcjell “albinfo.ch”.
Në shkrimin e tij, Turkilmaz thekson se për shkak të ndërrimit të trajnerit edhe ai ishte detyruar të largohet nga Brescia dhe të shkojë në Lugano, por Gashi nuk e meriton të veprojë ashtu. “Me kualitetet që ka para portës, ai e ka të garantuar bundesligën gjermane”, thotë Turkilmaz.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












