Skip to content

Për herë të parë në histori, Papa Leo XIV votoi në zgjedhjet amerikane

Vatikani ka njoftuar se Papa Leo XIV ka votuar përmes postës në zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që konsiderohet rasti i parë i njohur kur një Papë merr pjesë në një proces zgjedhor politik.

Zyra e Shtypit e Vatikanit bëri të ditur se Papa, i lindur në Chicago, ka ushtruar të drejtën e tij të votës si shtetas amerikan, transmeton albinfo.ch.

Bëhet e ditur se ai gjithashtu ka votuar gjatë viteve të qëndrimit në Peru, sa herë që ka pasur të drejtë ligjore për ta bërë këtë.

Në deklaratë, Vatikani theksoi se Papa beson se pjesëmarrja në proceset demokratike është njëkohësisht e drejtë dhe detyrim i qytetarëve.