Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke bërë të ditur se Lista Studentore pritet të sigurojë numrin më të madh të mandateve në parlament.
Gjatë një konference për media, Vuçiqi ka deklaruar se Lista Studentore ka dalë e para në garën zgjedhore. Ai ishte bartës i listës “Serbia e Bashkuar”, e cila garoi në këto zgjedhje.
Sipas të dhënave të publikuara në raportimin fillestar, pjesëmarrja në votime ishte rreth 70 për qind e votuesve.
Rezultatet përfundimtare dhe ndarja e mandateve pritet të japin një pasqyrë më të qartë të përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë/albinfo.ch/