Në Zvicër, nga viti 2027 pritet të bëhet sërish i mundur përdorimi i mbiemrave të dyfishtë pas martesës, duke u dhënë çifteve më shumë liri në zgjedhjen e mbiemrit familjar, përcjell albinfo.ch.
Edhe jashtë seancave parlamentare, në Bernë vazhdojnë punimet për vendime të rëndësishme politike. Komisionet e Këshillit Kombëtar dhe Këshillit të Shteteve përgatisin çështje të ndryshme dhe marrin vendime paraprake, ndërsa Këshilli Federal mban mbledhje qeveritare çdo javë./Albinfo.ch