Qeveria franceze ka vendosur shtetrrethime të pjesshme në disa zona të Parisit, Lionit dhe Lilës, pas trazirave dhe plaçkitjeve të fundjavës. Sipas autoriteteve, mbi 3.000 biznese janë dëmtuar ose plaçkitur.
Kryeministri Sébastien Lecornu tha se masat e sigurisë do të zbatohen në zona të caktuara, ndërsa nuk e përjashtoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse situata përkeqësohet.
Qeveria ka njoftuar gjithashtu krijimin e një fondi mbështetës për bizneset e dëmtuara dhe masa për punonjësit e prekur nga ndërprerja e aktivitetit ekonomik.
Ndërkohë, autoritetet franceze u kanë kërkuar gjashtë platformave online, përfshirë Amazon, eBay, Vinted, Meta dhe TikTok, të heqin njoftimet për shitjen e mallrave që dyshohet se janë vjedhur gjatë plaçkitjeve.
Kriza ka nxitur edhe përplasje politike. Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, pranoi se në disa qytete ishte humbur kontrolli i situatës dhe ofroi dorëheqjen, por presidenti Emmanuel Macron nuk e pranoi atë.
Ndërsa qeveria po përballet me kritika për menaxhimin e trazirave, janë paralajmëruar edhe protesta të reja për ditët në vijim/albinfo.ch/