Skip to content

Zvicra mbështet Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050

Zvicra ka shprehur mbështetjen e saj për Kosovën në procesin e hartimit të Vizionit Hapësinor 2050, një dokument që synon të orientojë zhvillimin afatgjatë hapësinor të vendit.

Përmes një njoftimi, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka theksuar se një vizion i qartë dhe afatgjatë është i rëndësishëm për të siguruar një zhvillim më të balancuar dhe të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

Sipas Ambasadës, planifikimi hapësinor mund të kontribuojë në forcimin e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike, përmirësimin e lidhshmërisë dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

“Zvicra është krenare që mbështet Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

Ambasada ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për ndërtimin e qyteteve më të përshtatshme për jetesë, më reziliente dhe më mirë të planifikuara, me synimin që këto përfitime të shtrihen edhe te brezat e ardhshëm.