Lajme
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër
U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, të cilat u ofrohen nxënësve pa pagesë
Vijon shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit e diasporës shqiptare në Zvicër.
Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë vijoi sot shpërndarja falas e teksteve shkollore për nxënësit e klasave të gjuhës shqipe në Zvicër.
Ambasadori Ermal Dredha priti me këtë rast mësueset dhe mësuesit e gjuhës shqipe, me të cilët diskutoi mbi ecurinë e mësimit, sfidat, si dhe adresimin e problematikave me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të mësimdhënies. Kështu bëhet e ditur në një postim nga Ambasada e Shqipërisë në Bernë.
U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, të cilat u ofrohen nxënësve pa pagesë.
Ambasada do të vijojë të mbështesë mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër dhe përpjekjet për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar tek brezat e rinj
E-Diaspora
-
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” Organizim i Institutit Albanologjik në Grac, Ambasadës së Kosovës në Vjenë dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe... -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë -
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









