Lajme
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Në aktivitetin kulturor morën pjesë përfaqësues diplomatikë, artistë, pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe qytetarë francezë
Ambasadori i emëruar i Kosovës në Francë, Lulzim Hiseni, ka marrë pjesë më 30 shtator në aktivitetin “Darka Shqiptare – bukë, kripë e zemër”, të organizuar në Paris nga Qendra Kulturore Shqiptare “28/11”, në kuadër të programit “Java Shqiptare në Paris”, transmeton albinfo.ch.
Hiseni ishte i shoqëruar nga diplomatë të Ambasadës së Kosovës në Francë, ndërsa në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Paris, artistë, pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe qytetarë francezë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori Hiseni vlerësoi angazhimin e Qendrës Kulturore Shqiptare “28/11” dhe të artistëve pjesëmarrës për promovimin e gjuhës, kulturës, artit dhe traditave shqiptare në Francë.
Ai veçoi veçanërisht vlerat e mikpritjes dhe bujarisë, të mishëruara në simbolikën e “bukës, kripës e zemrës”.
Sipas organizatorëve, kjo traditë përfaqëson një mënyrë të rëndësishme për përcjelljen e kulturës shqiptare te brezat dhe për ta prezantuar atë edhe para shoqërisë franceze.
Aktivitete të tilla synojnë të forcojnë lidhjet brenda komunitetit shqiptar në Francë, ndërsa njëkohësisht krijojnë hapësira të reja për ndërveprim dhe miqësi mes komunitetit shqiptar dhe shoqërisë franceze.
“Java Shqiptare në Paris” po sjell aktivitete të ndryshme kulturore që kanë në fokus gjuhën, artin, traditat dhe trashëgiminë shqiptare në Francë./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”












