Kosova
Merz uron Kurtin: Ndërtoni ura përtej ndarjeve partiake dhe zgjidhni çështjet institucionale
Kancelari gjerman e ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen si kryeministër, duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve të hapura institucionale dhe përparimin e dialogut me Serbinë
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka dërguar letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me rastin e rizgjedhjes së tij në këtë detyrë, transmeton albinfo.ch.
Në letrën e publikuar nga Qeveria Federale e Gjermanisë, Merz ka vlerësuar se pas muajsh pasigurie politike, mandati i ri i Kurtit krijon mundësi për tejkalimin e ndarjeve partiake dhe zgjidhjen e çështjeve institucionale që kanë mbetur të hapura.
“Konfirmimi i zgjedhjes suaj ofron mundësinë për të ndërtuar ura përtej vijave partiake, për të zgjidhur çështjet e mbetura institucionale dhe për të çuar përpara reformat”, ka shkruar Merz.
Në këtë kuadër, kancelari gjerman ka veçuar edhe dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, mbetet thelbësore që të arrihet përparim i konsiderueshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, i cili udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.
Merz ka përsëritur gjithashtu qëndrimin e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës.
“Gjermania qëndron edhe më tej e vendosur në krah të Kosovës. Ne jemi të lidhur me popullin e Kosovës përmes një miqësie të veçantë”, thuhet në letrën e kancelarit gjerman.
Në fund të mesazhit, Merz i ka uruar Kurtit sukses në ushtrimin e mandatit të ri qeverisës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027








