Shoferi i një automjeti ka kryer disa shkelje të rregullave të trafikut në Yverdon-les-Bains, Vaud, dhe u përpoq të shtypte disa persona pranë sheshit të stacionit hekurudhore (Place de la Gare).
Të enjten vonë, policët arrestuan një shtetas zviceran 29-vjeçar me banim në Yverdon-les-Bains, Vaud, pas timonit të makinës së tij, transmeton albinfo.ch. Burri dyshohet se u përpoq të godiste disa këmbësorë. Një viktimë, gjithashtu banore e Yverdon, më pas ngriti një kallëzim penal, shkruan sda.
Prokurori publik hap procedurë penale
Sipas policisë kantonale të Vaudit, i dyshuari shkeli disa rregulla të trafikut dhe goditi mobiljet e rrugës. Ps kësaj ai u dërgua në stacionin e policisë dhe u mor në pyetje nga prokurori i detyrës, i cili hapi procedurë penale dhe kërkoi paraburgim.
I dyshuari është aktualisht në paraburgim në pritje të një vendimi nga gjykata përgjegjëse për masat shtrënguese. Motivi për krimin nuk dihet ende.