Lajme
REMIX në raftet e Import Parfümerie – një markë e krijuar nga shqiptarët e rinj të Zvicrës
Një parfum i krijuar nga shqiptarët e rinj të Zvicrës ka arritur të depërtojë në një prej rrjeteve të njohura të parfumerisë në vend. Nga 1 tetori, REMIX Parfum është i pranishëm me parfumet e tij në raftet e 24 filialeve të Import Parfümerie.
Është një arritje që shkon përtej suksesit të një marke. REMIX është shembull i një gjenerate të re shqiptarësh të rritur dhe formuar në Zvicër, e cila gjithnjë e më shumë po kalon nga roli i konsumatorit në atë të krijuesit, prodhuesit dhe sipërmarrësit.
Pas afro dy vitesh pune, investimi, rreziku dhe përkushtimi, REMIX ka arritur një prej sfidave më të vështira për një markë të re: të fitojë hapësirë në raftet e një emri të njohur të tregut zviceran të parfumerisë, përkrah produkteve dhe markave ndërkombëtare.
Por hyrja në raft është vetëm hapi i parë.
Pesë javë vendimtare për REMIX
Pesë javët e para në Import Parfümerie janë një fazë testuese. Nëse produktet priten mirë nga konsumatorët dhe arrijnë shitjet e nevojshme, krijohet mundësia që REMIX të bëhet pjesë e qëndrueshme e asortimentit dhe më pas të zgjerohet edhe në filiale të tjera.
Pikërisht në këtë fazë edhe komuniteti shqiptar në Zvicër mund të japë një shtysë të rëndësishme.
Nuk bëhet fjalë për të blerë një parfum vetëm pse është shqiptar. Por nëse produkti na pëlqen, nëse e vlerësojmë cilësinë e tij dhe gjithsesi kërkojmë një parfum për vete apo për dhuratë, atëherë kemi mundësinë që me zgjedhjen tonë të mbështesim njëkohësisht edhe një histori shqiptare të sipërmarrjes në Zvicër.
Sepse çdo markë shqiptare që arrin të hyjë dhe të qëndrojë në tregun e madh zviceran, ia hap pak më shumë derën edhe produktit të ardhshëm, sipërmarrësit të ardhshëm dhe gjeneratës që vjen pas.
Duke faktorizuar produktet tona, faktorizojmë edhe komunitetin tonë.
REMIX e ka bërë hapin e parë dhe ndoshta më të vështirin: ka arritur nga ideja dhe puna e shqiptarëve të rinj të Zvicrës deri në raftet e një prej emrave të njohur të parfumerisë zvicerane. Tani është koha që produkti të provojë veten në treg./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë















