Kosova

BE-ja investoi 12 milionë euro në fakultet, studenti kosovar prezanton para Ursula von der Leyen

Gjergj Quni, student i dalluar i Universitetit të Prishtinës, prezantoi projektet dhe arritjet e tij para Presidentes së Komisionit Evropian.

Studenti nga Klina, Gjergj Quni, prezantojë dje projektet dhe arritjet e tij para Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

 

 

Von der Leyen vizitoi objektin e ri të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në Universitetin e Prishtinës, i cili është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian me pothuajse 12 milionë euro.

Gjatë vizitës, ajo zhvilloi biseda me studentët rreth kërkimeve shkencore, inovacionit dhe mundësive për shkëmbime akademike ndërkombëtare.

Objekti i ri do t’u shërbejë më shumë se 2,400 studentëve dhe pjesëtarëve të stafit akademik, duke ofruar hapësira moderne për mësim, kërkime shkencore dhe bashkëpunim./Albinfo.ch